Përse dështoi shpëtimi i Greqisë?

2 Korrik 2015, 10:26Rajoni TEMA

Teksa kriza greke vijon të përshkallëzohet, është e rëndësishme të kuptojmë se një program i suksesshëm përmirësimi strukturor kërkon të kesh fort në dorë frenat e një vendi. Edhe nëse negociatorët i kapërcejnë pikat më të debatuara aktualisht, do të jetë e vështirë të besohet në implementimin e tyre, nëse populli grek mbetet jo i bindur. Kjo ka qenë përvoja e deritashme. Dhe pa reforma strukturore, ka shumë pak shanse që ekonomia greke do të shohë stabilitet dhe rritje ekonomike të qëndrueshme – qoftë edhe sepse huadhënësit zyrtarë nuk janë të gatshëm të vazhdojnë t’i japin më shumë para, se sa i kërkojnë të shlyejë, një Greqie të pareformuar. (Kështu ka ndodhur gjatë pjesës më të madhe të krizës, ndonëse nga mbulimi mediatik botëror nuk e kupton këtë gjë).

Anëtarësia e Greqisë në Bashkimin Europian u jep kredidhënësve të saj një hapësirë veprimi domethënëse, por qartësisht jo mjaftueshëm sa për të ndryshuar llogaritë bazë. Greqia mbetet një vend sovran, dhe jo një shtet nën-sovran. “Trojka” e kredidhënësve – FMN, Banka Qendrore Europiane dhe Komisioni Europian – thjeshtë nuk gëzojnë mbmi Greqinë atë lloj hapësire manovrimi që, për shembull kishte Korporata e Asistencës Bashkiake ndaj Bashkisë së Nju Jorkut, kur kjo u ndodh në prag të falimentit në mesin e viteve ’70.

Programet më të mirë të përmirësimit strukturor janë ata, në të cilët qeveria e vendit huamarrës propozon ndryshimin e politikave, dhe FMN ndihmon për të hartuar një program të porositur, si edhe ofron mbulimin politik për implementimin e tij. Imponimi i tyre nga jashtë është thjeshtë një opsion jo i efektshëm. Pra, që reformat të hedhin rrënjë, qeveria greke dhe elektorati i saj duhet të besojnë tek to.

Që një vend duhet të shtjerë në dorë frenat e programit të vet të reformave, ky nuk është një mësim i ri. Marrëdhënia e vështirë e FMN me Ukrainën filloi shumë më herët se sa raundi i fundit i negociatave. Në vitin 2013, stafi i FMN-së shkruajti një raport kthjellues në lidhje me përvojën e organizatës në atë vend. Konkluzioni i tyre, në thelb, ishte se dështimi i qeverisë për të mbështetur plotësisht procesin e reformave, garantoi që programi nuk do të funksiononte.

Nëse një qeveri është e paaftë, ose e painteresuar për të bërë ndryshimet e nevojshëm, argumentonte reporti, opsioni më i mirë është që paratë të dalin jashtë teksa implementohen reformat, siç po bëhet aktualisht me Greqinë. Fatkeqësisht, ajo qasje nuk ka qenë e mjaftueshme për të kapërcyer sfidat e mëdha në Greqi. Kushtet e reformave strukturore shpesh herë e anojnë ekuilibrin e fraksioneve të brendshëm konkurues, për mirë apo për keq. Nëse brenda vendit nuk ka vullnet për të vazhduar me reformat, shumë shpejt ato do të dështojnë.

Ideologët e majtë i kanë parë prej kohësh me dyshim të thellë programet e reformave strukturore, duke akuzuar huadhënës ndërkombëtarë si FMN dhe Banka Botërore se janë të kapur nga fondamentalistët neoliberalë të tregut. Kjo kritikë ka një të vërtetë brenda saj, por është shumë e ekzagjeruar.

E vërteta është që reformat strukturore shpesh herë favorizojnë politika si fleksibiliteti i tregut të punës. Por nuk duhet bërë gabimi që këto ndërhyrje të shihen si bardhë-e-zi. Thyerja e tregjeve të punës që po përjashtojnë punëtorët e rinj në moshë (siç po ndodh në pjesën më të madhe të Europës jugore, përfshirë Italinë dhe, deri në një farë mase, edhe në Francë) është shumë e ndryshme, nga një politikë e lehtësimit të procedurave të dëbimit nga puna të të gjithë punëtorëve. Nëse i bën më të qëndrueshëm sistemet e pensioneve, nuk do të thotë që i ke bërë më “koprracë”. Thjeshtësimi i sistemit të taksave nuk do të thotë rritje e taksave.

Kohët e fundit, kundërshtarët e reformave strukturore kanë parashtruar objektiva më ekzotikë – më i përmenduri, problemi i shkaktuar nga deflacioni, kur normat e interesit janë pothuajse zero. Nëse reformat strukturore thjeshtë ulin të gjithë pagat dhe çmimet, mund të jetë vërtetë e vështirë në terma kohëshkurtër, për t’iu kundërvënë rënies së kërkesës agregate. Por një kritikë e ngjashme mund të bëhet për çfarëdolloj ndryshimi tjetër në politika: nëse është projektuar keq, sigurisht që do të jetë kundër-produktive. E vërteta është që nëse Europa dëshiron të ecë përpara, duhet të kërkojë më shumë produktivitet.

Mësimet nga Greqia dhe nga programe të tjerë të pasuksesshëm shpëtimi, janë kthjellues. Nëse një program shpëtimi nga borxhet kërkon një ndryshim tërësor në modelin ekonomik, social dhe politik të një vendi, rruga më e mirë që duhet të ndiqet është të anulohen humbjet ndaj privatëve, në vend që të hidhen para publike për t’i mbuluar ato. Në raste si Greqia, pasioni i kredidhënësve për reforma strukturore mund të orientohej më mirë tek vetja e tyre – sidomos drejt përmirësimit të rregullave financiare.

Pjesa më e madhe e grekëve duan të qëndrojnë në BE. Në një botë ideale, ofrimi i ndihmës financiare në këmbim të reformave, mund të ndihmojë ata brenda Greqisë, që duan ta bëjnë vendin një shtet modern europian. Por duke parë vështirësitë që ka patur Greqia deri më sot, për të bërë ndryshimet e domosdoshme, mund të jetë koha për ta riparë qasjen ndaj krizës. Në vend të një programi që i ofron vendit më shumë hua, mund të ketë më shumë kuptim të ofrohet ndihmë humanitare – qëndron apo jo Greqia në brendësi të Eurozonës.

Project Syndicate-bota.al

24 komente në “Përse dështoi shpëtimi i Greqisë?”

  1. Dhembeli gerrk says:

    po gerrku del ne pensioni qe me 55 vjec re file ?
    po administrata e tejfryre re file ?
    po taksa qe spaguan njeriu re file ?
    po budzeti i ushtrise qe isht gati sa e gjermania re file ( nga frika e turkut) ?
    Po papai i malit Athos qe ka krijuar shtet brenda shtetit ne greqia e sdo tja dije fare per taksa re file ?

    Evgjiti kur ka, fshin dhe bythen me miell……

    1. Prec Ulaj says:

      Me te gjitha jam dakort, por me kete te fundit JO.
      Jevgjiti kur ka, lyen bythen me vaj.

      1. Pelasgian says:

        Me kos ….

        se nuk u bo deti kos

        qe mos te paguaj taksa

        ai b..q…iri ne Athos

  2. Dean says:

    Seles “Neo-Helenizmi” eshte 1 identitet dhe ideologji FALLCO ashtu sikur edhe Komunizmi.Eshte i mbeshtetur mbi Genjeshtra dhe Endra,ashtu sikur edhe komunizmi.Ishte thjesht ceshtje kohe renimi i greqise.
    1 fshatar Shqiptar,ne varferine e tij,eshte shume here me Real se “greket e rinj”.

  3. korca says:

    Ha ha ha kush ja ka fajin Grekeve qe vodhen shtetin ,qe blene armatime te renda dhe tani thone ,te na ndihmoje Europa se jemi keq . Atyre po ti japesh leka ,prap vjedhin dhe duan te blejne dete dhe oqeane .
    Mendoni se Europa nuk e din se cfare bejne ata ???

  4. gopisti2 says:

    llogjikimi esht baza e nje diskutimi prandaj thot populli yn, peshoje fjalen perpara se ta nxjerresh aq me shum kur ta shkruash.ketu ka shum bilbila qe kendojne dhe qe i duket vetja si analiste ekonomik,politik dhe gjeopolitik.greqia esht nje shembull ,nje fakt real jo vetem per ekonomine tone por edhe per politiken .duke pare ket drame (per disa te tjere nje komedi ose argetim)jam i bindur qe dicka e tille na pret dhe neve.ato qe permendet me lart te jeni te sigurte qe ndodhin dhe do te ndodhin ne shqiperi.perse ne vend te prekupohemi, duartrokasim si kopshti pa drek ??

  5. Gjyshi says:

    Nuk po shkruaj per Debilat !!

    Te flasesh per Greqine ,
    per Euron ,dhe shkaqet e krizes Greke ,

    Eshte njelloje si te flasesh per futbolllin ,
    pa Kuptuar pozicionin Jashte loje ,
    Te flasesh per notin , por pa kuptuar *
    diferencen ndermjet Notit te lire ,
    e atij Krol .

    Perse euro shkateron Ekonomine ?

    Karakteristika kryesore e Eurozones eshte
    PRIVATIZIMI I SHTETEVE . SI edhe ne funksionimin Monetar .
    Kjo sjell pa mundesine e aktivimit
    te politikave ekonomike anti .- ciclike

    ç’fare ndodh me EURON ?

    mE Euron nuk rregullohen taksat e kembimit .

    Eshte sikur te marresh nje Ilaç
    qe nuk te lejon te marresh Dhimbjet
    pra
    Nuk egziston me oshilacioni ndermjet Dhramise .- e Markes .
    Nje euro grek ekuivale Nje euro Gjerman ,
    Kurse me perpara Dhramia perballesh me Marken çdo dite .
    Dhe ku inflacioni Grek ishte me i madh se ai Gjerman ,
    Sepse kane sistem te ndtryshem Prodhimi e Kembimi Internacional

    Ku dhramia humbiste Vlere Kundrejt Markes .

    Kembimi reflektonte forcen
    terheqese te dy ekonomive , dhe diferencen e taksave te
    INFLACIONIT .

    Po cilat jane efektet ne sistemin Bankar sot ?

    Supozojme marken e Dhramine sot .

    Se ne gjermani presim nje infacion prej 2%
    Ne greqi e presim 10%
    Pra benka Gjermane :

    Duke i dhene nje Gjermani 100 marka
    ne fund te vitit
    do te kerkonte 104 marka .
    1OO Markat qe i dha ,
    plus 4 marka interes
    ku 2 marka jane fitim , e dy marka jane qe te kane pritur .

    E njejta banke gjermane
    me Filial ne Greqi
    Kryen kredi ne dhrami ,
    duke blere e shitur Marka
    me nje taks Inflacioni te prituar
    ne vit 0,1 e 10%
    Pra konverton 100 Marka
    ne equivalenten dhrami .
    dhe e bene vetem me ata borxhlinje te sigurt

    A – capitali 100 marka

    b .- inflacioni i pritur 10 dhrami
    c – taksa e perfitimit i pritur 2 dhrami
    d -sigurimi per ” rrezikun e kembimit ”ose
    reziku i oshilacioneve ndermjet markes – e dhramise 3 dhrami .

    Pra qytetari gjerman merr 100 marka
    dhe kthen 104 marka .

    Kurse qutetari Grek merr 100 marka
    dhe kthen 115 marka .

    Tani kemi euron ,
    dhe rreziku i kembimit Eleminohet P?????????????????????

    Banka gjermane mund ti japi nje Greku e nje Gjermani
    Por ekonomite e dy vendeve jane te ndryshme ??

    Banka gjermane i jep nje Berlinesi 100 euro
    dhe i kerkon ketij berlinesi 104 euro njelloje si me Marken .

    Po ne greqi ?
    Inflacioni ngelet 10%
    plus 2% perfitimin

    Pra greku merr 100 euro
    dhe duhet te ktheje 112 ose 115 euro .
    Ja pse te gjitha francese – gjermane japin
    borxh ne Greqi .

    1. ALBI, BARCELONA says:

      @ Mashtrues Kacidhjarë grekë,

      1. NA KTHENI NE SPANJE 30 MILIARDE EURO BORXHE.

      2. MOS NA BEZDISNI DHE MOS NA KERKONI ME BORXHE.

    2. evropiani says:

      ne nga zona jone i themi pleqve si ty vari mor karin se ka mbaruar pune ky gjyshi budall,dhe paskemi te drejte,ti o gjysh matuf paske mbaruar pune,ku e paske mesuar kete formul ti me jep borxh po une nuk ta ktheje,tek ajo e satame qe ke vite pa e pare,me pak fjale ti qenke nje gjysh PALL KARI.

      1. Pelasgian says:

        Ai ka kalu overdoze fasulesh

        kjo i shkakton atij leshime pordhesh vend e pa vend

        me e keqja eshte se ky proces nuk mund te ndalohet pa pasoja vdekjeprurse

        po ti mbyllesh vrimat ai do ket vetshperthim gazrash ne trup , pordhet nga nxehtesia e trupit do marrin flake dhe do i djegin organet jetsore

        prandaj duhet lene i lire te qelbi veten dhe grekoqirat qe i rrine perreth , e rendesishme per ne eshte qe ai per momentin eshte larg

        Sugjeroj = Vendosjen e kundragazrave ne rast afrimiteti!

  6. shqiptar says:

    ik se na cave trapin me leksionet e tua gjysh ne po te themi arsyet ti natregon llogje kavaje
    perse nuk falminetojne shtete te tjera ne ballakn po greku
    or plak i kane vjedh leket ja shqip apo jo i kane vjedh gabelet

    jane 700 miliarde euro ne zvicer te hajdutave grek ku i gjeten??

    si mund te marr nje njeri pension pa punuar fare ne greqi (minoritaret)
    vetem ne greqi ndodh kjo ska shtet ne bote
    si nje shtet 10 milione ka nje administrate 1 milione
    atje nuk paguan njeri taksa e ka plot e plot aryse shpenzimet ushtarake qe ia kalon edhe italise ti po na tregon perralla na ke care trapin mor burre TE GJITHE GJERMANI FRANCE ITALI AMERIKE EDHE VETE GREKET THONE GREKU KA VJEDH E KA SHPENZUAR ME SHUME SE CPRODHONTE TI PO NA CAN TRAPIN ME SATISTIKAT E TUA PO NE FAKT SPIUN GREK QE JE AJO ESHTE DETYRA JOTE

  7. G.Karagjozi says:

    Greqia afat shkurter apo afat gjate,te pakten derri ne 15 vjet eshte e humbur(me ndihma apo pa ndihma,nenkupto borxhe.)
    Pse Greqia eshte e humbur:
    1)Administata Greke eshte e strukturuar keq dhe e pa afte per refoma radikale.
    2)Mentaliteti Grek eshte Ballkanik,konservator ne kuptimin e te keqes dhe faji nuk kerkohet ne terenin Grek por jashte kufirit.
    3)Populli nuk e njeh sakrificen,e pranon jeten pa shtres dhe mbi te gjitha nuk eshte punetor(ne krahasim me mentalitetin Europian Perendimor).
    4)Me nivelin industrial dhe Intelektual te Greqise eshte e veshtire te thyesh barierat Europiane.
    5)Greqia nga mungesa e njohjes humbi shansin te cfrytezonte epersine ne Ballkan(Ashtu si Austia cfrytezon epersine ekonomike,financiare dhe strukturore ne Europen lindore)
    6) Greqia ka berre investime ne armatime me te medhate ne Europe per fryme popullsie.Perse? Ku eshte efektiteti i ketyre investimeve?! Pas 20-25 vjeteve keto investime jane pa vlere dhe duan po kaq leke te rigjenerohen dhe te jene ne eficence.
    7) Greqia ka lejuar nga pa aftesia daljen ortek te kapitalit financiar te saj ne Bankat Perendimore kudo ne Bote.
    8)Shteti Grek nuk ka qene ne gjendje te taksoje kapitalin e vogel dhe ate te madh ne masen dhe kohen e duhur. Jo me kote eshte thene ne 20 vjet te shkuara qe Populli Grek eshte i pasur dhe Shteti Grek eshte i varfer.

    Greket e lene cdo gje(nenkupto Punen)per neser.

  8. shqiptar says:

    ciprasi po nuk i beri nje gojore te forte JUNCKERIT EDHE SCHLAUBES GJERMAN NUK KA LEK hajde tani goje te mbare e byth te forta pergatituni se do behet greqia si gjithe popujt e tjere ballkanik ik koha kur EVGJITI LYNETE BYTHEN ME KOS (me kos borxh )

  9. niko says:

    …….duhet te kishin pyetur meron ose rramen

  10. plaku says:

    Une mendoj se problemi grek ndahet ne tre pjese :

    Pjesa e pare :
    Dihet se demokracia ka problemin, se politikanet duhet te rizgjidhen nje here ne kater vjet. Per tu rizgjedhur ata i premtuan popullit shume genjeshtra dhe kur u afruan zgjedhjet politikanet greke keto premtime si vende pune, rritja e rrogave,rritja e pensioneve etj. i bene, ashtu sic bente Sala tek ne, duke marre borxhe deri sa norma e interesit per keto borxhe arriti ne reth 15%.

    Pjesa e dyte :
    Eshte fakt se populli gjerman kursen cdo vit ne 10% te PBB se tija, dhe ndermarjet private gjermane kursen cdo vit ne reth 2% te PBB. Keto 12 % futeshin ne bankat gjermane dhe keto banka blenin borxhin grek duke nxitur qeverite greke te blenin arme gjermane (nendetes etj.), ushqime gjermane dhe industri gjermane qe ne fakt nuk i duheshin patjeter Greqise. Po keshtu benin edhe bankat franceze. Pra Greqia konsumonte shume me shume se sa prodhonte dhe kjo ne kuriz te borxhit publik.

    Pjesa e trete :
    Ne nendor te vitit 2010 Papandreu,qe sapo ishte zgjedhur, shkoi ne Bruksel dhe tregoi gjendjen e vertete te ekonomise dhe borxhit grek. BE-ja vendosi qe Greqia te mos merrte me leke ne kapitalin boteror ( duke shitur bonot greke me 15% ) dhe i premtoi ndihme, duke i vene kushtin qe Greqia te humbte pamvaresine e saj ne fushen ekonomike dhe financjare.
    Merkeli eshte perfaqesuese e shkolles gjermane te daljes nga kriza, qe behet vetem duke shtrenguar rrypin. Esht fakt se si rezultat i kesaj pollitike kursimi ekonomia greke ra ne 25%,papunesia e rinise ne 60%, pensionet ne mbi 40% ne krahasim me vitin 2009. Ne vitin 2009 borxhet ishin 301 miljarde Euro , pra 127,1 % te PBB he tani ato jane 312,7 miljarde Euro dhe 175% te PBB, pra kjo e ashtuquatur ndihme doli se ishte nje droge vdekjeprurese per ekonomine greke.

    Pervec kesaj me anen e te ashuquajtures ndihme bankat gjermane dhe franceze moren 90 % te saj dhe Greqia vetem 10 %. Tani neper media dalin horrat e shitur dhe bertasin se fajin e ka vetem Greqia dhe bile dalin hapur duke thene qe ne Referendum te votojne me PO ne menyre qe ne Greqi te vije nje qeverit tjeter me te cilen keta horra te vazhdojne ti marrin akoma me keq frymen popullit te thjeshte grek, i cili eshte i pafajshem. Dje pashe ne tv gjerman se si nje pensionist grek qante duke thene se i duhen leket per ilace dhe se kishte dy dite pa ngrene buke. Mos valle ky ishte qellimi i “ndihmes” se Merkelit, e cila me cinizem thote se nuk ka problem dhe se bisedimet mund te rifillojne vetem pas referendumit ndersa presidenti i Frances, Hollanede, kerkoi dje qe te gjindet menjehere nje zgjidhje e problemit, ndersa zonja Merkel dhe gjermanet e saja kane kohe kur populli thjeshte grek vuan prej politikes se saj, harroi ajo dhe gjermanet se cfare i bene ata botes ne shekullin e kaluar ?
    Pse nuk i beri presjon qeverive greke trojka, qe te taksohen pronaret e anijeve, kisha, te frenohet dalja e kapitalit nga Greqia, qe te ulen shpenzimet ushtarake etj. Kuptohet, sic e thashe e siper se gabimin kryesor e kane politikanet greke, por vetem presjon per uljen e rrogtave dhe pensioneve, rritjen e papunesise, rritjen taksave etj. Cfare bene horrat e trojkes pese vjet ne Greqi ? Ata mbronin vetem interesat e bankave gjermane dhe franceze qe blene borxhin greke duke kerkuar norma interesi prej deri ne 15%. Ku ishte zonja Merkel dhe qeveria gjermane APO i vinte mire qe bankat pasuroheshin ne kurriz te popullit te thjeshte grek??!!
    Mendoj se kriza greke duhet ti tregoje qeverise shqiptare se i zoti e nxjerr gomarin nga balta dhe jo horrat e fashizmit te bardhe ( industrise financjare ) qe nuk ka Moral dhe qe njef vetem fitimin si force levizese e shoqerise.

    Kuptohet se Greqia nuk do te lihet te dali nga Eurzone, por ama duhet qe nga BE-ja te behet nje investim ne Greqi, qe ekonomia greke te jete me konkukuruese, sepse ketu eshte edhe thembra e Akilit. Performanca ekonomike e Greqise eshte shume me e keqe se ajo e vendeve veriore te Eurozones. Euro eshte per ekonomine greke shume e shtrenjte dhe kjo ben qe mallrat greke te jene jo konkukuruese dhe kjo jo per fajin e popullit te thjeshte grek qe po vuan sepse BE-ja dhe Merkeli i kane vene thiken ne gryke dhe nuk e çajne ………

    1. PAGUANI BORXHET !!! says:

      Të dashura greke dhe grekë !

      Paguani borxhet që ju vetë keni kërkuar.
      Paguani borxhet që ju vetë keni firmosur.
      Paguani borxhet që ju vetë keni nënshkruar.

      Përndryshe do ju shkërdhejmë nga të gjitha anët si kurva.

    2. Dean says:

      Plaku,.me gjith respektin qe kam ndaj teje,kjo tendenca jote per te justifikuar Krizen greke me duket si 1 forme teper e sofistikuar e inferioritetit tat (si Cam qe je) ndaj grekve.Me shume Respekt per veten tate dhe mbrapa Diellit vafte greqia.
      Tani,disa sqarime te vogla.
      Te lidhesh Krizen greke vetem me Gjermanin (Franca eshte sa per numer) do te thote se je duke luajtur lojen e grekut.Vetem atyre u intereson qe te sulmojne Gjermanine,pasi e dine shume mire se po leshuan pe Gjermont,atehere 1 strukturim teper thelbesor I Borxhit mund te ndodhi.Kete fuqi nuk e ka as Franca dhe as1 shtet tjeter I Evropes.”Dyluftimi” greko-Gjerman eshte Kali i Trojes qe greket kan hedh ne “sheshluftim”,qe ne rastin tone eshte opinioni public Evropian apo ai Boteror.Ne fakt e verteta eshte se greqia i ka Miliarda Borxhe edhe Italise(38 Miliard),Spanjes(30 miliard),Portugalis(nuk me kujtohet egzaktesisht)…… etj., si dhe Lituanise.Mire Gjermania “e keqe”,po keto shtete c’a faji i kan greqis?! Italia,Portugalia,Spanja kane problemet e veta dhe nuk i kan as1 faj greqise.Po Lituania?!?!? Ish-shtet komunist,qe me sakrifica kan heq 1 Lek menjan dhe I blen Bonde te qeveris greke duke u bazuar ke te dhenat e RREME te qeverise se Pabes greke.Edhe Lituanezet i kan faj greqis?!
      Ti permende diku se BE-ja vendosi qe te mos e lejonte greqine te merte hua ne tregjet Boterore.
      E ke shume GABIM. Ne ato momente Askush nuk do t’i jepte Borxhe greqise,pasi ata nuk po paguanin dot ato egzistuese,lene mo me i dhon akoma.Per Kete arsye BE-ja e orientoj ne kete drejtim ne menyre qe te vazhdonte funksionimi normal I shtetit grek.Po te njejta praktika u perdoren per Irlanden dhe Portugaline te cilat,Jo vetem Kane dal nga Mbikqyrja,po sot Kane dale ne tregjet e huaja dhe jane te afta te shesin Bonde me interesa teper normale…..etj.,se u zgjuar shume.
      Me kete qendrim tat,Me vjen shume keq qe po t’a them dhe me thyen zemren,por kam ndjesin se vuan nga sindromi i Stokholmit.Me shume respekt per veten tate dhe ne hale te gamorit le te vej greqia.

      1. plaku says:

        Dean,
        Kisha keto gjera :
        – Let’s agree to disagree ( te te biem dakord qe nuk jemi dakord ). Une i respektoj mendimet e tua m.gj.se nuk jame dakord.
        – Edhe cmimet Nobel per ekonomine Krugman dhe Stiglitz kane te njejtin mendim si une ne lidhje me krizen greke, dhe fatkeqesisht ata nuk jane Cam inferiore te sofistikuar.
        – BE-ja e ndaloi Greqine qe te vazhdonte te shiste bono thesari greke me 15% dhe krijoi dy shadrat e ndihmes duke i dhene Greqise kredi me norma interesi minimale.
        – Borxhet qe sipas teje Italia, Spanja dhe Lituania nuk jane borxhe qe u krijuan nga blerja e bonove greke, por leke qe keto vende duhet te paguanin ( si vende te Eurozones ) per krijimin e dy çadrave mbrojtese.
        – Une kur shkruaj ketu ne Forum shkruaj si njeri i lire dhe jo si cam inferior ose superior.
        – Per mua njeriu eshte produkt i kultures dhe jo i races ose gjakut.
        – Ne jemi te vjeter ne forum dhe me vjen shume keq qe ne lidhje me kete pike nuk jemi dakord. Per mua grekerit qe po vuajne pa faj krizen jane motrat dhe vellezerit e mij, shumica e te cileve, si dhe une, jane te detyruar te lene vendin e tyre.

        Pershendetje

        1. Pelasgian says:

          Pergjigjen po ta jap un ne vend te Dean-it qe ta ka qendis bukur komentin !

          “Eshte pikerisht Kali i Trojes ,Opinioni Publik , nga i cili edhe ti je prek (greku qe kishte dy dite pa ngrene) [SE BESOJ ASPAK] po nejse .

          Edhe dy “nobelprizet” Stiglitz e Krugman jan prek nga ky Opinion (plus qe kan bonusin e komunizmit brenda)

          Nejse ,,,je tu “vujt” per popullin qe te ka VRA E TE KA MASAKRU “VELLEZERIT” E TU DHE DAJAT ( bazuar ne ate qe me the vet ti dje )

          Dhe mos HARRO se e kan bo me VETDIJE , krejt si shoqeri , si popull , si “besimtar te orto—-qelbsinllikut te zi” , si shtetar e si ushtarak !!!!

        2. Dean says:

          Jam krejt kunder me ju,i nderuar ”plaku”.Thone se zemra dobsohet dhe lodhet sa me shume kalojne vitet.Ndoshta ky eshte problemi yt.
          Une nuk te kerkoj qe te ”hedhesh gure” kunder grekut,por qe te justifikosh karagjozlleqet dhe pabesine e grekve,ndaj gjith Evropes(jo Gjermanise sikurse ti beson,apo greket propogandojne) kjo me teper te ben qesharak se serioz.
          Megjithate,une kam gabuar gjith ato here ne gjykimet e mia dhe mund te jem gabim edhe tani,prandaj po e mbyll ketu dhe te uroj gjith te mirat.Po keshtu edhe per ”Pellazgian” qe u perfshi ne debat.
          He,se desh harrova.Po ta zuni syni T.Lugano boj te fala.

  11. pirro e dhimja says:

    Na ka zene halli se po na qan ne tv live pirro e dhimja..se sdo te behet si shqiperia..ka frike per kalamajte…meqe ka fituar ca miliona euro gjithe keto vite..si do ja beje pirro e dhimja qe ka nja 10 shtepi dhe depozita jashte greqise…e nxori lotin e krokodilit pirro e dhimja sa nje kokerr qepe e kishte..

  12. Guardian says:

    Sa mund te duroj Greqia pa ndihmen e kreditorve.
    Mos kryerja e detyrimeve ndaj Bankes Qendrore Europiane deri me 20 korrik do ishte renia perfundimtare mendojne ekspertet.

    E zhytur ne borxhe Greqia tashme ka problem serioze, por gjerat mund te behen me keq per ekonomine, valuten, sektorin bankar dhe shtetin, shkruan “Guardian” ne nje material me titull “Sa gjate mund te rezistoj Greqia pa ndihmen e kreditorve te saj?”

    Cilat jane datat kyce?
    30 qershor: pagese e shtyre prej 1,6 miliard euro ndaj FNV (FONDI VALUTOR NDERKOMBETAR)
    30 qershor: dy million euro, detyrime punojse te sektorit shteteror ne Greqi dhe pensionisteve.
    5 korrik: referendum ne Greqi per ceshtjen a duhet te pranohen masat ekonomike per uljen e shpenzimeve.
    20 korrik: 3,5 miliard euro, detyrime ndaj BQE (Bankes Qendrore Europiane)

    Me sa duket bankat kane mjaftueshem para per te paguar dy milliard per rroga dhe pensione kete jave, por kjo, e cila eshte me pak e qarte, eshte sa para kane ngelur ne sektorin bankar per pages ate depozituesve.
    Bankat tashme kufizuan klientet e tyre per te terhequr deri ne shumen e 60 eurove ne dite, por asnje deri tani nuk ka thene se sa gjate bankat do mbushin bankomatet e tyre.
    Me e keqja, e cila mund te ndodhi, eshte banka qendrore greke te jete e detyruar te kaloj ne ndonje valute te re, me shume mundesi me vlere me te ulet se euroja.
    Greket mund te pergatisin plan menaxhimi te borxheve te tyre per disa vite, me shume mundesi periudhe gratis nga nje ose dy vjet deri sa vendi te ,arri veten e te rregulloj gjerat duke ulur Shumen e borxhit suplementar.
    Nese banka qendrore greke ne mund te paguaj detyrimet e saj prej 3,5 miliard euro ndaj Bankes Qendrore Europiane ne daten 20 korrik, do te kete problem.
    BQE mund te nderprese aksesin e euros plotesisht.
    Pa akses ne euro bankave greke do I behet shume veshtire da mbeten hapur. Nese BQE nuk mund te shoh zgjidhje te mosmarrveshjes midis Greqise dhe kreditorve te saj, mund te vendose, qe Greqia eshte ne pamundesi paguese dhe te bllokoj aksesin e metejshem te bankave greke.
    Sipas agjensise se vleresimit “Mudis” mos kryerja e detyrime ndaj BQE do ishte renia perfundimtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje