TAP shkarkon 60 milionë euro; vetëm në fazën e parë pritet ndërtimi i 100 km rrugë

4 Korrik 2015, 15:31Ekonomia TEMA

Gërmimet e para kanë nisur tashmë nga Çorovoda, me ndërtimin e rrugëve të aksesit dhe urave. Përgjatë të gjithë gjurmës së gazsjellësit do të ndërtohen dhe përmirësohen rreth 100 km rrugë, është parashikuar rehabilitimi i 42 urave ekzistuese dhe ndërtimi i 3 urave të reja.

Vlera e perafert e investimit ne fazen e pare do te jete rreth 60 mln euro. Të gjitha këto me efekt jo vetëm në punësim por edhe në përmirësimin e infrastrukturës së të gjithë këtyre zonave. Drejtori Menaxhues i TAP Ian Bradshow thotë se përfshirja e kompanive shqiptare si nënkontraktore ka nisur që në këtë fazë të parë të punimeve ku 95 % e stafit është shqiptar dhe numri i të punësurave në këtë fazë të parë do të jetë mbi 500 vetë.

“Sic e shihni këtu, sot kompanitë shqiptare janë tashmë të përfshira në kontratat kryesore për këto rrugë aksesi dhe ura që po rehabilitohen dhe ndërtohen në Shqipëri. Kjo është një joint-venture mes një kompanie shqiptare dhe italiane dhe kompania shqiptare është në drejtim të saj, thuajse 95 % e stafit në këtë pjesë të punimeve janë shqiptarë”, thotë Ian Bradshow, Drejtor Menaxhues i TAP.

Faza e dytë është ndërtimi i tubacionit të gazit në territorin shqiptar që pas përfundimit të plotë të punimeve dhe transportit të gazit të parë nga fushat e Azerbaxhanit drejt Europës perëndimore pritet të përfitojë një pjesë të tij për nevojat e brendshme. Përfituesit e parë sipas Ministrisë së Energjisë që po harton paralelisht një masterplan dhe studim fizibiliteti për gazifikimin e vendit, janë Teci Vlorës, një investim që prej vitesh nuk funksionin dhe industria.

“Po krijojmë një pikë dalje në Shqipëri pra po lehtësojmë marrjen e gazit me shpresën që kjo do të lejojë masterplanin shqiptar të gazit të krijojë gjurmë në industrinë e gazit në vend”, vijon Bradshow.

Zoti Bradshow u ndal edhe tek pozicioni gjeostrategjik i gazsjellësit. A mundet gazsjellësi Turkish Stream të konkurojë projektin TAP?

‘Jo. TAP është pjesa europiane e korridorit jugor të gazit. Korridori Jugor i Gazit transporton gazin nga Kaspiku, Azerbaxhani, Gjeorgjia, Turqia më pas kalon tek TAP në kufirin turko-grek dhe në e cojmë këtë gaz përmes Greqisë, Shqipërisë, Adriatikut dhe Italisë dhe dhe është totalisht e ndarë nga Turk Stream’, tha Bradshow./TCH

16 komente në “TAP shkarkon 60 milionë euro; vetëm në fazën e parë pritet ndërtimi i 100 km rrugë”

  1. tfgs says:

    te shikojme ne shperthimin e pare,sa koke gyzelesh do te marre………

    1. miku dhe fiku says:

      I’k ore idiot. Gazi ne amerike sa po vjen e po perdoret me shume edhe me shume se elektriciteti. Ca kujton ti se do behet me tuba bakri….debil.

      1. Argita_B says:

        Nuk e kuptoj pse i thua debil atij, pasi pipe line Tap do te kaloje dhe ne Greqi, keshtu qe i bie qe ai te uroje dhe vdekjen e grekeve!!! Ke pare ti ndonje qimariot, aq me teper çun kapterri te uroje vdekjen e a atyre qe i japin 300 evro qyl!!

  2. 04072015 says:

    ore ti “tfgs” qe perhap lajme te tilla, ki parasysh faktin qe ligji shqiptar te denon dhe per perhapje paniku dhe per nxitje terrorizimi me keto qe po shkruan ( qofte dhe neper forume). Keshtu qe mbylle gojen se pastaj nuk ka vrime ku te futesh.

    1. Momo says:

      pa merak se ky “tfgs” e kante regjistruar ne sistem IP e tij dhe mail. Kshu qe nese verte ndodh najsen ligji di se ku te filloj. Dhe perhapja e panikut eshte e denushme.Se tipa te tille jan armiqt e shqiperise

  3. alti says:

    Gazifikimi i vendit eshte shume me leverdi, sepse ka cmim me te lire per konsumatoret , dhe gjithashtu ul konsumin e enrgjise elektrike si burim kryesor per konsumatoret shqiptar .Lajmi mire eshte se te paret , qe do te marrin kete gaz jane industria dhe sidomos TEC -i I Vlores ku u investuan 100 milion $ dhe akoma nuk eshte vene ne pune . Dhe e fundit eshte punesimi i qytetareve qe presin me shpres cdo investim ,qe behet .Pra TAP -i eshte investimi i mireqenies se shqiptareve.

  4. Naftetar i vjeter says:

    Vendin per tu futur e ka. “tfgs” do te thote “ta fusim ne gop te semes”.

  5. sokrati says:

    Mos u habisni! Ka dhe nga ata jeres qe e kane shpirtin te zi e duan qe kete vend ta shohin ne gjendjen meote te zeze. Jane keta qe sabotonin sistemin socialist, jane po keta qe e shkaterruan Shqiperine ,dhe po keta apo pjellet e tyre duan te fusin panikun nepermjet theniev e te tilla. Po po thoshim me te drejt athere se armiku i brendshem nuk ka brire,po vepron me goje ne radhe te pare e pastaj me duar e kembe. Po .po nje i tille do te jet edhe ky tfgs-ja. dhane e dhane me te futur percarjen fetare ,po edhe pse nuk ja arrijne dote ,perseri nuk rrine pa llapur. Kur erdhi traktori i pare ne fshat,armiku filloi te thote: Mos e leroni token me traktoe se ua helmon token e nuk prodhon.Bindi 3-4 injorante,jo per faj te tyre ,po te tille i kishte len sistemi Zogist e mjesjetar,vajten e donin te shkaterronin traktorin e te rrihnin traktoristen……. tani na dalka se do shperthej gazi e do digjen njerezit….. Ja pra qe armiku i popullit nuk ka brire…….

  6. rilindja e tdjathtes says:

    Te provojme se sa duron verra e mamit dhe motres se tfgs.Megjithese nuk ka problem se ato jane mesuar po te mblidhemi disa mund tu shkaktojme pak plasaritje.

  7. lili says:

    O sokrat zeza,njeri i tenebrave en vériste, kur i dallun kurkund:cdo veper ka nje kosto edhe ketu ka nje kosto mjedisor deshte s’deshte ti,ka nje rezik se perndryshe Vendet e botes nuk do i kualifikojne keto si implanté me karakter rezikshmerije te nalte,edhe po te kishe shkoje ne ne Vendet ku Jane nenstacionet,si ne Lacq te frances per shembull, te mbyt era e vezes se prishet! Nuk eshte faj i Zogut ketu,eshte vetem faj i biokimise! Po Shqiperia ka leverdi, leverdi ekonomike perkunder demtimeve mjedisore,edhe leverdi politike se behet vend i rendsishme ku do garantohet stabiliteti politike,edhe kjo do na garantoje nga ‘armiqte’ e djeshme nazifasshitet german e impérialistet amerikane! A nuk eshte bota e bukur ?

  8. kuq e zi says:

    Mos ja merrni per keq e kishte fjalen per greqine

  9. Labi says:

    Ky tfgs muti po lypke q.. memen a!!!!

  10. Treviso says:

    A do mjaftojne 60 miljon Euro per te bere 100km rruge? Lulit nuk i mjaftuan 230 miljon Euro per 160 km rruge. Dikush do thote nuk eshte autostrade. Cmimet rriten çdo dite. Vendi eshte ne tranzicion.

    1. Personix says:

      60 milion euro per te bere 100km rruge, regulluar 40+ura dhe ndertim te 3 urave te reja.

      Imagjino sa ka vjedh basha..

  11. Ata ishin 4 says:

    Kam shprese te madhe se do te punesoje shume njerez. Ky do te jet nje hap shum pozitiv. Mbi faktin se ne mund te perdorim ket gaz nuk besoj se mund te ndodh, te pakten keto 10-20 vite, sepse pallatet tona dhe sistemi I ndertesave te ngritura deri tani ne Shqiperi nuk mundesone perdorimin e gazit . Thjesht mendoni si do arrijne gazi nga tubi kryesor qe mund te kaloje ne hyrje te qytetit ne apartamentin tuaj. Shpresoj qe me ligj te gjitha ndertimet e reja te behen me sistemin e gazit sepse vertet do te jet turp dhe gjynaf per popullin te ken gjith ket gaz te kaloje poshte pallatit dhe te mos ken mundesine me perdoruar . Hajde sukse dhe me shum Pune dhe mirqenie per te gjithe Shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje