Zgjedhjet në PS/ Deputetët socialistë: Procesi jo i vonuar, riorganizim tërësor strukturave

5 Korrik 2015, 11:59Politika TEMA

Zhvillimi i Kongresit zgjedhor në Partinë Socialiste ku pas dy vitesh nga skadimi i mandateve pritet të zgjidhen drejtuesit dhe forumet e reja të partisë më të madhe qeverisëse, deputetët e kësaj force politike e konsiderojnë jo si të vonuar procesin, madje në kohën e duhur.

E ndërsa Pandeli Majko nuk komenton mbi çështjen në fjalë, Musa Ulqini dhe Ylli Zicishti shprehen se pavarësisht zgjatjes së procesit, ai nuk është i vonuar.

Si socialist i vjetër besoj se gjërat janë në kohë. Kemi dy palë zgjedhje, ato të përgjithshmet dhe vendore, që janë dy të dhëna mbi të cilat ne do të bëjmë analizën e strukturave të partisë. Dhe mbi të cilat ne do të bëjmë një riorganizim tërësor të PS-së.

E rëndësishme është që edhe pas këtyre dy palë zgjedhjeve PS-ja do të analizojë rezultate dhe pas diskutimeve që do bëhen do të shkojmë në kongres dhe gjërat do bëhen në përputhje me statutin. Nuk ka këtu asnjë shqetësim. I vetmi shqetësim është që ne të jemi në nivelin e përgjegjësisë të votës që na kanë dhënë qytetatët”, shprehet Ulqini.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj javee, kreu socialist Edi Rama paralajmëroi mbledhjen e Asamblesë Kombëtare në shatori dhe kongresin zgjedhor në dhjetor, për të organizuar të gjitha strukturat e partisë.

Nuk dihet nëse baza e Partisë Socialiste do të vendosë nëse duhet të zhvillohet proces votimit edhe për kreun e kësaj partie, i cili si në 2013 ashtu edhe në 2015 udhëhoqi fitoren e koalicionit të majtë.

1 komente në “Zgjedhjet në PS/ Deputetët socialistë: Procesi jo i vonuar, riorganizim tërësor strukturave”

  1. Zgjidhja says:

    Të përshtatet puna dhe jo modifikohet mënyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje