Arrest me burg për grabitësin e bankës/ 31 vjecari: Kisha borxhe në bixhoz, më kërcënonin

10 Korrik 2015, 11:55Kronika TEMA

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën arrest me burg për një nga dy grabitësit e një banke të nivelit të dytë, ditën e mërkurë.

Alban Duka ka pranuar se në bashkëpunim ka marrë 35 mijë euro nga një bankë në Durrës.

Ai ka shpjeguar se është detyruar nga borxhet e shumta që kishte për shkak të lënies së parave në bixhoz, dhe kërcënimit me jetë që i vinin nga pronarët e këtyre lojërave, raporton Ora News.

Alban Duka u neutralizua nga një roje private në momentin që tentoi të largohej me shumën e parave të grabitur nga banka.

Ndërkohë bashkëpunëtori i Dukës, 41-vjeçari me iniciale G.K u arrestua në Tiranë nga policia e kryeqytetit.

1 komente në “Arrest me burg për grabitësin e bankës/ 31 vjecari: Kisha borxhe në bixhoz, më kërcënonin”

  1. tim says:

    Kisha borxhe ne bixhoz?i ke prap o bish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje