Vritet bariu 26 vjeçar duke ngrënë bukë, policia shpall në kërkim një tjetër bari

11 Korrik 2015, 11:27Kronika TEMA

Një bari është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në malin e Gramozit, në Ersekë pas një konflikti për kullotat e bagëtive.

Burime të policisë bëjnë me dije se 26 vjecari Mario Laho nga fshati Starje është plagosur rëndë nga një tjetër bari, shtetasi me inicialet A.I 54 vjec banues në Kreshovë.

26 vjecari ndërroi jetë në spitalin e Ersekës pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua nga plagët që kishte marrë.

Familjarët e bariut 26-vjeçar rrëfejnë se Mario Laho është vrarë nga tre persona të cilët i kanë shkuar në stan dhe e kanë qëlluar në momentin kur ishte duke ngrënë bukë, raporton A1 Report.

Autori pas këtij veprimi ka mundur të largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur. Arsyet e këtij konflikti janë ende të paqarta.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor i cili po inspekton zonën duke shpallur në kërkim një nga të dyshuarit kryesor si autor i ngjarjes,  53 vjecarin, A.I.

Policia e Korçës në bashkëpunim me Policinë Kufitare po punojnë për kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu mësohet se është vënë në dijeni edhe Policia Greke mbi këtë ngjarje.

8 komente në “Vritet bariu 26 vjeçar duke ngrënë bukë, policia shpall në kërkim një tjetër bari”

  1. majmuner koqezi says:

    shqiperia e edi rames. popull vrases te eger. evrope muti i dhe shqiptareve te drejte. moj kurva evrope. vrases vrases kriminela, injoranter.

    1. Xxx says:

      Po pra ka me te be roje ty EDI o zogu kurves o injorant o ksfshe.

  2. marbel says:

    Sa vrasje ndodhin ne shqiperi …Pse kaq shume injorance dhe ligesi ne kete vend te keq?

  3. Lani says:

    Keshtu sic jemi mesuar me kesi ngjarjesh, mendo sa e merzitshme e monotone do na dukej vera po te na mungonin.

  4. trini says:

    Vrasim dhe na vrasin- motoja e përditshme e shumë ngjarjeve në vend. Mblidhni armët! Kjo është detyra e ngutshme për qeverinë. Të ndryshohet dhe të rëndohet ligji për armëmbajtje. Populli është ngarkuar shumë me stres. Politikanët po i ndihmojnë me të gjitha mënyrat sherret dhe grindjet banale midis njerëzve të thjeshtë. Nuk ka paqe nën qiellin shqiptar. Lufta shqiptaro-shqiptare nuk ka të mbaruar. Deri kur?!

  5. trapi says:

    litari i Saliut vazhdon…

  6. lukas says:

    nuk eshte e Edi Rames ore moterqire…po sa te jeni ju shqipfolsa ketu, qe nuk dini as ta shkruani gjuhen shqipe, keshtu do ndodhe…rrace injorante, rrace e ndyre…

  7. Zgjidhja says:

    Malokt e din se ku të godasin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje