Kryetari i Grupit Parlamentar socialist Gramoz Ruci dhe deputeti Tom Doshi, i përjashtuar nga partia më e madhe qeverisëse në vend, kanë zhvilluar një takim kokë më kokë në hotel Sheraton në Tiranë, pas seancës parlamentare ku mbajti një fjalim përshëndetës Presidenti i PE-së Martin Schulz.
Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta, por asnjë nga protagonistët nuk ka pranuar të bëjë publike temën e bisedës.
Ky është takimi i parë që deputeti Doshi zhvillon publikisht me drejtues të grupit parlamentar socialist, që nga koha kur ai u përjashtua nga ky grup.
Doshi prej disa muajsh gjendet përballë një procesi gjyqësor pas akuzave për një atentat të denoncuar prej tij, ndërsa seanca e sotme ishte e dyta që deputeti i Qarkut të Shkodrës merrte pjesë në Kuvend që nga koha që ai u përball me drejtësinë.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruci e ka kaluar komentin e takimit me një batutë që si qytetar i lirë mund të pinte kafe edhe me Berishën.
Nuk dihet nëse ky takim i Rucit me Doshin ka të bëjë me një ofrim të tij sërisht në Grupin Parlamentar socialist, apo është thjesht një takim rutinë mes dy deputetëve.
Se kemi pire kafene,per te lexuar filxhanin !
Tom Doshi e shikon deri ku po ulet Greqia para BE. Tomen nuk e le barku te perkulet shume.
Edhe Toma te uli kurrizin me teper, sepse Toma kerkon ta kete mire me PS, qe te mos i futen Bizneseve te tij te paligjshme.
Toma ka pune me Prokurorin e Pergjithshem, qe e akuzoi per bashkpunim me Meten.
Toma te shkoj ta filloje nga Ilir Meta faljen, sepse kete loje e sajoi Frroku per vellane e tij krimine, ta nxirrte nga burgu me premtimin e Berishes, po te hiqte Ilir Meten nga Kuvendi.
Qenke rende fare o lilo pala… Akoma me ilir meten ti?! Iliri ka maru pune po shif nga do e dredhesh…
Kokrra e legenit
Edhe Doshi i paska me minuta takimet!.
Partia e fal prap. Mjafton autokritika.
Pastaj,maloket e perndjekur nga komunizmi i perfaqson o Ruci o Berisha.Nuk ka per ti lene partia vetem.