Lotaj është një ndër fshatrat më të thellë të zonës së Dukagjinit. Rruga për të shkuar atje duket se s’ka kurrë të sosur. Këtë destinacion ka zgjedhur Top Channel për reportazhin e tij të djeshëm. Kamera e tij mbërrin tek shtëpia e Fran Mjacajt, babait të Sokolit, i cili në 3 korrik të këtij viti dyshohet se vrau në tentativën për të grabitur çiftin e turistëve çekë.
Edhe për shkak të vrasjes së parë të bërë nga 20-vjeçari pesë vite më parë, familjarët e tij janë shumë të kujdesshëm me njerëzit që presin në shtëpi. Për këtë arsye trupa e xhirimit është shoqëruar nga inspektori policor i zonës dhe një udhërrëfyes, pa të cilët komunikimi me Franin dhe Pavlinin, vëllain më të vogël të Sokolit, do të ishte thuajse e pamundur. Pas dy orësh ecje në terren malor duket shtëpia.
Pas arrestimit të Sokolit, Frani jeton vetëm me djalin e vogël. Vajza ka shkuar të jetojë tek njerëzit e së ëmës, e cila ka ndërruar jetë tre vite më parë. Varfërisë së tejskajshme, tashmë i shtohet edhe ndjenja e turpit nga krimi i dyfishtë.
“Kur e kam marrë vesh lajmin… do të isha shumë i kënaqur nëse do e kisha bërë të vdekur. Jo vetëm që është një gjest që nuk e bën shqiptari, por aq më keq se ishin edhe miq. Më mirë të më kishte vrarë mua dhe vëllanë e tij, sesa turistët”, shprehet me lot në sy babai i Sokolit.
Sipas të atit, Sokoli kishte ndryshuar sjellje pas daljes nga burgu herën e parë.
“Ai ka qenë në gjendje të mirë, por që kur ishte liruar kishte probleme mendore. Ishte me ‘penallti’, këtu qante e këtu qeshte”, thotë Frani.
Pavlini thotë se disa herë ishte përpjekur që i vëllai të punonte e të rrinte larg telasheve.
“Është diçka që s’ja mori mendja kurrkujt. As mua dhe askujt se mund ta bëjë atë. Sokoli në fillim nuk e kishte mendjen me punu, por pastaj ja mbusha mendjen me nejt ktu”, thotë i vëllai.
Kur i pyet nëse do ta vizitojnë në burg Sokolin, atë e bir përgjigjen ndryshe.
“aaaa… jo! Djali djalë është, por nuk mund ta takoj. E kam braktisur. Ai e çoi veten dëm. Me të ardh gjynah për moshën, jo për krimin”, shprehet babai.
“Unë për ca kohë do shoh ça po bëhet. Por do shkoj se e kam vëlla”, thotë Pavlini.
Dëshpërimin e Franit nuk e ndal dot asgjë.
“E ndjejmë shpirtërisht, por çtë bëjmë. me vra veten?… Të gjithë pasurinë e Shkodrës me e pas i fus flakën e dal në rrugë të madhe”, thotë Frani.
Pas familjes Mjacaj, ndalesa e radhës është hani, ku Anna dhe Michael kaluan natën e tyre të fundit. Pronari i saj, Gjergj Arusha, na rrëfen detajet.
“Ata kanë ardhur këtu nga ora 8, fjetën në kamping, ikën dhe më pas morëm vesh ngjarjen”, shprehet pronari i hanit.
Ai këmbëngul që ngjarja nuk duhet të lidhet me Thethin.
“Se ka ndodhur në Theth dhe do të ndodhë në Theth, jo. Ne nuk presim në besë mikun. Edhe kaçakët i kemi pritur dhe nuk i kemi vrarë”, thotë Gjergj Arusha.
Vrasja e fundit e rikthen Gjergjin tek Kanuni i Lekë Dukagjinit.
“Ai maskarai ka ulur figurën e të gjithë Dukagjinit. Të ishte Kanuni e digjnim dhe e piqnim, i digjnim shpinë”, shprehet Gjergji.
Rrugës takojmë edhe turistin belg Tom, së bashku me familjen e tij. Ai ka lexuar për Thethin në internet dhe prej 6 ditësh eksploron zonën.
“Fatkeqësisht këto gjëra mund të ndodhin kudo. Por fillimisht duhet kuptuar çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur. Njerëzit nëse shikojnë se ka drejtësi atëherë kjo do të ndihmonte shumë. Ky është një lajm shumë i trishtë dhe sigurisht që ndikon tek ne. Është një dritë e trishtë që bie mbi pushimet tona, por më e rëndësishme është që u zbulua përse ndodhi ngjarja”, thotë turisti belg.
Ka qene Piro Dhima i maskuar, ja kane fut kot atij malokut! Hahaaa
Shqipot ne vend te shohin katandine e tyre morale sociale ,monetare e kombetare ,merren me hallet e grekut.Rrace e poshter jeniçeresh
Pune Pipi, rrasja malluten!
per ty PIPI.
https://www.youtube.com/watch?v=oOtCEoD0kUs
Po ky flet me veten ?!-Vete pyet vete pergjigjet !!!-Keta jorgot jane rrace me vete,greke jo,shqiptare jo…gjynah vertete gjynah !
O SHTET O NJEREZ NDIMOHENI KTE FUKARA QENKA VERTET GJYNA ME NJE POZICION TEPER TE VESHTIR ME VDEKJEN E GRUAS DHE ME NJE FUKARALLIK TE PA PAR, O ZOT KY TE KEPUSKA SHPIRTIN ZOTI I DHENT SHENDET DHE NDIHM TE RRISI ATE DJAL E AT VAJZ QE KA NE SHTEPI SE ESHT VERTET GJYNA,si i ke len kta njerez o shtet shkerdhat prandaj ka kaluar ne ekstrem tjetri se nuk paska patur çte humbas ne kte jet,megjithate me vrasjen nuk jam kurr dakort,por shtetri duhet mos fler per kta fukarej,vari hejbet kush e rruan sot ne kte vend per fukarejt,keq per ata,por mundohemi dhe ne me sa kemi mundesi te sensibilizojm politikanet qe nuk e ven ujin ne zjarr fare.
Tkfgos. Cmerresh me kte turme komentuesish te cmendur.
Kta jane njelloj
Me dhimbset plaku.
Nese jemi e duam te jemi shoqeri njerezore, atehere kjo familje duhet ndihmuar, i ati dhe vellai e, madje edhe vete krimineli.
Nese ketij i ka shkare kemba dhe ka kryer krime, nuk duhet te harrojme se e gjithe shoqeria eshte fajtore qe ai ka marre rruge te shtrember.
Vrasesi duhet te kryej denimin, patjeter, por shoqeria duhet te marre persiper pergjegjesite e veta – ne fund te fundit eshte kjo shoqeri qe ka ndertuar i larti Sali me politikat e veta qe nuk krijon hapesira dhe rrit perbindsha, te cilet ne rrethana te zakonshme do te ishin thjeshte shtetas te zakonshem.
Totalisht dakort me ty!
Ndihma per kete njeri dhe familjen e tij eshte ndihme per vetveten.
Si mund te shohesh nje njeri kaq ne hall edhe ta lesh ne harrese pa t’u copetuar zemra?!
Nese shteti shqiptar nuk pergjigjet, redaksia e gazetes te na lere ne dispozicion nje nr. llogarie; eshte nje lutje, jo urdher, faleminderit!
Andrea
babai i Sokolit,i cili ne 3 korrik te ketij viti dyshohet se vrau…………………………
Nuk dyshohet se vrau o gazetar,por i vrau dhe e pranoj krimin……
na mbyten…..
z nikoll shullani qe thot me e djeg edhe eshte prej fshatit tij edhe i pajtimit te gjaqeve ishte ma mire ta ndihmonte franin qe eshte ne veshtirsi ekonomike dhe i pafajshem se me sokolin merret drejtsia e ta lane kanunin se nuk don tia din kush per te ma se bolle ka krijuar probleme kanuni bashk me nikollen….
Kjo eshte fytyra e vertete e atdheut tim, jo ajo e ca shkerdhatave qe Fevzua i merr ne emision te rrefejne kush e kush i ka kaluar pushimet me mire dhe ku? Karaibe, Palma de Maiorka, Maldive, Dubai…Qeveri te paafta e te pangopura te luftojne varferine dhe injorancen qe pjellin cdo dite si pasoje, vrases dhe kriminele.Legjenda e misrit me malesoret e Migjenit nuk eshte asgje para kesaj pamjeje.Nuk e ndreq dot as ai minister sharlatan qe ishte dhe as ky debil qe erdhi, po as ajo tjetra qe iu dha ca hajduteve minoritare.Sa ke per te kaluar akoma vendi im!?…