Reforma në drejtësi/ Vlahutin: Ndryshime në nivel kushtetues kundër korrupsionit

14 Korrik 2015, 18:03Politika TEMA

Kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ambasadorja Romana Vlahutin, foli nga Shkodra për rëndësinë e reformës në drejtësi.

Vlahutin theksoi se Kushtettuta është kati më suprem në çdo demokraci, ndërsa gjykatat duhet të japin shembullin e transparencës.

“Kushtetuta është akti suprem në çdo lloj demokracie. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë më të rëndësishmet.

Këto gjykata duhet të japin shembullin e tyre, gjyqtarët të jenë sa më transparentë”, tha Vlahutin.
“Reforma në drejtësi është kyçe për integrimin në BE”, theksoi ambasadorja Vlahutin, ndërsa apeloi se, duhen bërë ndryshime në nivel kushtetues përsa i përket fenomenit të korrupsionit.

Por duke folur për reformën në drejtësi, Vlahutin nënvizoi se, ajo duhet të japë edhe rezultate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje