-Public Enemy
Përshëndetje të dashur teleshikues! Ja ku takohemi sërish në rubrikën e përjavshme. Sot kam të ftuar një çift nga Gjirokastra që në fakt nuk janë çift tani se kanë qenë çift më pëpara por u divorcuan nga jeta e tyre në çift pasi mes tyre ka lindur një debat që i ndau përgjithmonë. Ju prezantoj me zonjën Sefqere nga Kardhiqi dhe zotin Rakip brenda nga Gjirokastra. Mirëserdhët të dy dhe faleminderit që pranuat që hallin tuaj ta bëni publik në programin tonë të së djelës.
Historia e tyre është interesante pasi u dashuruan që të vegjël dhe u martuan fare të vegjël.
-Zonja Eni unë nuk e dija çfarë ishte dashuria por një daja im që punonte në ndërmarrjen e Grumbullimit në Libohovë kishte shok kunatin e Rakipit, u fut shkes dhe më martuan. Atëhere Rakipi ishte më i freskët,më i ri, nuk pinte as konjak e as raki dhe vinte shpejt në shtëpi.
-Zonja Qefsere se është duke na parë gjithë Gjirokastra, Skrapari, Lezha dhe gjithë Shqipëria. Arsyeja e vërtetë nuk është zhgënjimi në dashuri por konflikti juaj pas divorcit. Pra një konflikt pronësor i cili po tu referohesh kartës së OKB-së, OSBE-së, Kartës Universale të të Drejtave të Njeriut, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë juve u cënon të drejtën e pronësisë së trashëguar. Pra ju pas divorcit u hodhët në rrugë duke marrë me vete vetëm 3 nga 2 fëmijët tuaj, 24 milionë lekë të thata, një komplet çarçafësh, frigoriferin dhe shapkat. Pra juve nuk ua dhanë me vete as vjehrrën dhe as çertifikatën e pronësisë së ushqimores në lagjen Palorto, një ushqimore e ngritur me djersën tuaj të 29 viteve martesë, një ushqimore ku ju nuk shisnit pordhë por shisnit ushqime, perime dhe u treguat korrekte jo vetëm me banorët e lagjes por edhe me turistët që vizitonin atë lagje.
-Zonja Eni, të them një të vërtetë që nuk e ka ditur as Kardhiqi, as Gjirokastra dhe as Libohova?
-Po zoti Rakip, flisni lirshëm para kamerave se është duke u parë Gjirokastra, Shqipëria, shqiptarët e diasporës madje edhe presidenti Bujar Nishani i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së pakorruptuar shqiptare.
-Në rradhë të parë zonja Eni të përshëndes ty që qan hallet e popullit fukara. Në rradhë të dytë zotin Ardit që edhe këndon edhe drejton telebingon se kunata ime e vogël Farija më thoshte që Arditi merr në telefon vetëm miqtë e tij por ne e pamë vetë një ditë që i ra telefoni edhe Zenepes, komshijes tonë që tha “telebingo, telebingo” dhe fitoi 80 mijë lekë, një fshesë me korent dhe një javë pushimes te hotel Bodrum Internejshënëll në Bodrum të Turqisë me Sava tursin. Pra zonja Eni unë erdha të qaj hallin me ty jo vetëm se të kam patriote se gjyshin tën e njeh Gjirokastra por ti je shumë inteligjente, elegante në mendime, mësuese e dalluar e juridikut. Ti Eni Çobani je si doktoreshë popullore se shëron njerzit nga plagët e tyre. Të kishte TV Klani 30 si puna jote unë nuk do isha ndarë nga gruaja dhe as ushqimorja nuk do bëhej shkak për divorcin tonë. Ti Eni Çobani je dhe mbetesh një princeshë, burrneshë dhe një çupë që e lë gojëhapur Shqipërinë nga Konispoli në Dukagjin.
-Më fal zoti Rakip, meqënëse na kujtove Dukagjinin le të çohemi më këmbë e të mbajmë 1 minutë heshtje për dy turistët çekë që vrau dora mizore gjakatare e një njeriu që drejtësia e liroi para kohe nga burgu.Megjithatë ata gjykatësit e Shkodrës kanë punë me mua në një program tjetër…
-Uluni të dashur spektatorë edhe ju telespektatorë që mbajtët 1 minutë zi.
-Atëhere Zoti Rakip, më fal dhe një sekondë tjetër. Besoj se gjykatësit e Gjirokastrës po na ndjekin dhe urdhëroj urgjent rishikimin e divorcit mes zonjës Qefsere dhe zotit Rakip dy njerëz të mrekullueshëm. Gjykata e shkallës së parë dhe Apelit duhet ta marrin seriozisht këtë çështje dhe brenda të djelës tjetër duhet ti bashkojnë këta njerëz të thjeshtë.
-Zonja Eni më mbushe sytë me lotë!
-Faleminderit zonja Qefsere. Nga sot e tutje trego anën tënde të medaljes. Ti je një femër fisnike pavarësisht se nuk ike nga mendja, zgjodhe vetëm të ikje nga shtëpia. Çohu puthe Rakipin se po na shikon gjithë Shqipëria.
-Zonja Eni, më fal!
-Po Ardit, merre mikrofonin dhe fol.
-Më duhet të ndërhyj për një reklamë të vogël. Meqënëse jemi në Gjirokastër ku njerzit nuk janë kurnacë ndjenjash ju ftoj të hani vetëm djath Gjirofarma, djath nga qumështi i deleve dhe dhive që hanë bar origjinal jo nga ai i Lazaratit por bar nga lëndinat e Zagorisë ku ka lindur i madhi poet Çajupi.
-Faleminderit Ardit, faleminderit zonja Qefsere, faleminderit zoti Rakip. Faleminderit popullit gjirokastrit që vjen dhe i hap zemrën programit “Shihemi në gjyq”.
Javës tjetër një histori interesante sesi dy kunata shaheshin kurvë njëra, kurvë tjetra duke mos pasur asnjë bazë ligjore.
Deri atëhere mirupafshim!
…Ky program mundësohet nga Hamëcë, bota jonë-ti!
ia vlen te qesendisesh nje palo program qe pretendon “ndermjetesim’ nga nje drejtuese qe mesa duket nuk ia ka idene se ç’eshte ndermjetesimi.
Ndermjeteson pale qe nuk kane konflikt me njeri tjetrin por me persona qe jane diku ne pune te vet dhe kjo u mer erzin duke i gjykuar si ‘qyqare’- thote njeri ne nje program humoristik.
Ia ke qendisur bukur o Mane se e meriton. kam pasur fatin e keq ta kem pedagoge kete lloj specieje(ta quash pedagoge apo juriste kete, ne fakt eshte te ofendosh te gjithe pedagoget dhe juristet e afte)dhe ashtu si te gjithe studentet e juridikut te brezit 94-98, jam deshmitar I mediokritetit dhe paaftesise se kesaj pseudo “juristeje”. Kush nuk e njeh do thote: je subjektiv dhe paragjykues. Fansat e kesaj do cuditeshin kur ta njihnin se kush eshet ne te vertete ajo. Kur ishte student u dergua nga fakulteti per stash ne Itali. U kthye duke falsifikuar diplomen, aq sa drejtuesit e universitetit Italian kerkuan ndjekje penale, por arriti ta mbyllte si ceshtje. Kur ishte sekretare e pergjithshme e ministrise se drejtesise beri kallzim te rreme se gjoja I ishin futur hajdutet ne zyre dhe kishin shuar materjalet ne kompjuterin e saj. Ne fakt I kishte zhdukur vete te gjitha gjurmet e poshtersive me tendera dhe abuzime te tjera qe kishte bere gjate detyres. Perseri me marifete I shpetoi ndjekjes penale. Bemat e kesaj monster nuk kane fund. Nje gje eshte e sigurte, aftesia dhe profesionalizmi per kete femer, jane fjale te huaja
Eni cobani ishte monumentale ne arritjet e saj korruptive si pedagoge. Seksere kishte sekretaren dhe tap fap kaloje provimin me nje 100 mishe.
Komplet shtet halabakesh dhe islamikesh.
Pse nuk dalin Studentet te thone fakte reale?
Njerez si kjo duhen diskredituar , si ai i Universitetit Shkodres.
Cilido qe di dicka, ta postoje, keshtu mund te qerohen mbeturinat e Sales.
ORE …,
MIDIS ‘Public Enemy’-se ME TE CILEN KAQ THJESHTE E ME ART
NA GRISHI MJESHTRI BLENDI MANE,
DHE KOMENTEVE TE NJEREZVE (STUDENTE APO QYTETARE)
QE E KANE NJOHUR NE SITUATA KONKRETE zj. ENI COBANI,
A KA NDONJE LIDHJE LOGJIKE E ME KEQ AKOMA FUNKSIONALE ? ? ? ? ?
PRA CILI ESHTE VERTETE MEKANIZMI FUNKSIONAL,
NE TE GJITHA HALLKAT E TIJ,
E KETIJ EMISIONI TEK ‘TV KLAN’,
QE I PASKA DYERT E DRITARET TEK STUDIO PRIVATE E AVOKATES,
NDERSA DEKLARIMIN E TE ARDHURAVE
DO DUHET ME SIGURI TA INVESTIGOJNE SHUME HALLKA …,
PRA KUR TE BIEN DAKORT PER DEKRIMINALIZIM REAL E JO ME LLAFE,
‘PD’-ja E SAJ
ME
‘LSI’-ne E BURRIT ! ! ! ! !
A E KA AMBASADA E SHBA-se NE LISTE KETE APO KETO SEGMENTE ‘KLANI’
QE KALOJNE NEPERMJET PERSONIT
DHE PERSONAVE TE LIDHUR NGUSHTE PER ZHVATJEN E NJEREZVE,
ME zj. ENI COBANI ? ? ? ? ?
U pa puna,po presim javen tjeter te shikojme se çthot vjerra se kush nuse nga kunatat eshte njeçik fare, me pak kurve.
Hahahaha
Ironi humoristike e papare Bledi. Me ke shkrire!
Kjo eshte kaçkavall fare! Te Opinion Fevziu e pyet ; Zonje mos ndofta Mjacaj duhej dhene denim maksimal 3 vjet, jo 1.5, per vjedhjen qe beri mbas 4 vjet burg per vrasjen e femijes 13 vjecar? Ndofta gjyqtaret ……. Kjo i thote; Jo, gjyqtaret kane dhene vendim te peanueshem se cilesia e vepres se dyte penale eshte e ndryshme nga e para dhe nuk mund ti japesh maksimumin… Simbas llogjikes kesaj mund te besh burg dhjete here per vrasje, vjedhje, perdhunim, shitje droge etj dhe Gjyqtari te jep edhe minimumin, mjafton te rrish urte ne sallen e Gjyqit…..
hera e pare qe me ke pelqy o Mane..:D
bravo
KOHA “TTALLJA E BYTHES ne Shqiperi
Hallall Bledo ,jane komplet fallco si figura.
ska faj kjo cope mishi, e ka fajin prezantuesi i famshem gjebreja qe e kthen nje program argetues ne salle gjyqi per te mbushur oret e emisionit.sigurisht qe e ka vjedhur idene nga RAI, qe kete episod te perditshem e jep prej viresh ne nje orar te cakruar te drekes, asnjehere ne Domenica In. na e shpifen keta njerez te paafte.
Gjebrea, Fevziu , Dudushi, I.Tare dhe ca te tjera qe lodhen neper studio Co. duhet te kuptojne se duke u shfaqur vend e pa vend, madje edhe ne billboard-at e rrugeve , krijojne dashje pa dashje alergji ..Aq me shume sic permend komentuesi i mesiperm, jane bere edhe bajat me emisionet e tyre te stergjatura dhe te kopjuara …..
Bledi, mund te jeshe njeriu dhe shkruesi me i sakte se te lexoj me deshire. Po e di ti se çfare ka ndodhur me Enin ne daten 18 dhjetor 2014? Si nuk e ke pare ate “shihemi ne gjyq”. Nje qyetare nga Patosi ankohesh bashke me dhenderrin e saj se i kishin zaptuar shtepine nipi i ish burrit. Se burri vdiq e ajo qyetarja nuk mori pjese as ne varrimin e tij, megjithese ne emision deklaruan qe e varrosen vete. Ne fakt dhenderi kishte marre pjese ne varrim, por e vjehhra ishte e zene me ca pune jashte shtetit dhe jo vetem kaq: kishte mbi kater pese vjet qe nuk e kishte takuar me burrin megjithese ai vuante nga nje semundje e rende dhe hysmetin ja bente nusja e nipit. Grua zeza u kujtua vetem per shtepine kur i shoqi kishte marre dhé mbi trupin e tij. Histori e gjate, Bledi, mund ta gjeshe,. Mu kujtua se te dielen, 12 korrik pashe rastesisht duke levizur kanalet, fap ate gruan me te kuqe dhe Eni Vasilin qe kishin shkuar ne Patos e po hapnin shtepine; pa le gjitonet per qafe se kishin vite pa e pare! Po çfare te shikoje , o Bledi, art me regjizore Eni Vasilin dhe skenarist Ardit Gjebrene. Megjithate demokracia dhe drejtesia qenka mut muti, po shkruaj si ti, te zgjidhka problemet! Shtepia qe i takoi, e mori qytetarja, burri qe nuk i takoi e varrosen te afermit e tij. Ka dhe me shume , por per sot mjaftohemi me kaq. Heren tjeter do futemi ne hollesi. Te pershendes Bledi!
Po mirë, o Baton,
Le ta zëmë se ajo gruaja me të kuqe, është një pocaqi dhe e paqënë, dhe le të biem dakord se si mundej ajo ta duronte telendinë që po i punonte në publik dhëndëri i saj i Italisë, hiç më pak se sa i kishtë punuar dhëndëri i saj i Amerikës kur ajo kishtë tentuar t’i zinte derën edhe atij.
Dhe, më tej, le ta zëmë se, përkundër çfarë deklaronte në emisionin e Eni Çobanit, ajo patozakja me të kuqe, se kishte marrë rrugët e botës dhe të kurbetit për ti shërbyer burrit të saj të sëmurë, që e paskësh pasur senatoriumin si shtëpinë e tij të dytë, kjo bashkshorte mëkatare nuk na paskësh marrë mundimin të vinte e ti gjëndej pranë të shoqit në vitet e fundit të jetës dhe, madje, as që të ishte e pranishme në varrimin e tij dhe t’i hidhte një grusht dhe mbi varr, qoftë edhe duke bëlbëzitur: Bëre mirë që shkove, more burrë ziu, se m’u bëre barrë gjithë jetën.
Dhe, më tej, lë ta zëmë se është e vërtetë se, tamam në vitet e fundit të vetmisë së tij të madhe, këtij burrëziu i është gjëndur pranë nipi i vet dhe është shërbyer e kujdesur nga nusja e nipit, që bëfshin hajër e paçin dritë e ajet, në këtë dynja dhe në atë jetë, për çfarë kanë bërë për plakun e sëmurë.
Por, për të gjitha këto së bashku, pyetja dhe problemi llogjik dhe, sidomos juridik, që shtrohet është:
-A e ndryshn kjo faktin se patozakja me të kuqe, pas vdekjes së të shoqit, është pronarja e ligjshme e banesës dhe se ai nipi i bekuar më të shoqen, duhej të mblidhte leckat dhe të lironte banesën menjëherë pas vdekjes së plakut, pa prekur dhe pa tjetërsuar asgjë nga banesa dhe orenditë e saj?
Veçanërisht, nëse plaku nuk kishtë lënë ndonjë testament të noterizuar që tja linte pjesën e tij të shtëpisë dhe pasurisë nipit që ju gjënd dhe i shërbeu para vdekjes së tij.
Dhe tani, le të them dy fjalë për Eni Çobanin dhe emisionin e saj “Shihemi në Gjyq” në TV Klan, të moderuar nga Ardit Gjebrea.
Është thjesht një TV-Show, që edhe me problemet, kundërthënjet dhe mangësitë e veta, edhe i argëton njerzit, por edhe u mëson diçka nga belatë që të zënë kur i lë zvarrë, çështjet që janë juridike dhe që duan parapritje dhe letra, vendime dhe zgjidhje juridike e zyrtare në kohën dhe mënyrën e duhur.
Në këtë kuptim, është një emision edukativ për tu përshendetur.
Në anën tjetër, kundërtia e emisionit është e qarte dhe, shpesh të mërzit dhe të iriton: Në emisionin “Shihemi në Gjyq”, pothuajse gjithmonë, nuk ka palë në konflikt, nuk ka palë që duhet të pajtohen dhe të bien në ujdi, (të nënshkruajnë letrat e pranimit dhe të mirëkuptimit), pasi pala tjetër konfliktuale, pothuajse gjithmonë mungon, siç e vinte me shumë të drejtë në dukje, komentuesi i parë “Agim” i këtij shkrimi.
Pra, emisioni i Eni Çobanit, është i ngritur mbi një artific, që rrëzon pretendimin për pajtimin e palëve, pasi aty në fakt, në shumicën e rasteve, nuk ka palë.
Prej këtej, gjykoj, emisioni duhet rikonceptuar, duke ndryshua pretendimin që paraqet si objektiv si dhe konstruksionin dhe ritmin e zhvillimit të tij, përfshirë këtu dhe rolin e Eni Çobanit gjatë emisionit, e cila duhet të marrë dhe të trajtojë një pjesë të madhe të rolit sqarues dhe ndërhyrës që, deri tani, kryhet me shumë elegancë dhe llogjikë nga Gjebrea.
Me eksperiencën e fituar tashmë, Eni Çobani është e gatëshme për këto ndryshime.
Përsa i takon fyerjeve, “biografive”, akuzave dhe denigrimeve për Eni Çobanin, që disa komentues këtu i kanë sjellë më shumë vrer dhe mllef, mendoj se nuk duhen marrë seriozisht, duhen injoruar dhe përçmuar, si shprehje të një etike, morali dhe integriteti të dyshimtë të autorëve të tyre.
eeee, ske faj, se e verteta e hidhur te vret kur e degjon, sidomos kur je fans apo familjar i saj. Por sado te perpiqesh ta mohosh apo injorosh, ajo te perplaset ne fytyre duke te lene njolle per gjithe jeten. Eshte nje brez i tere studentesh qe mund te ti konfirmojne “shpifjet” qe thua zotrote. Nese sje familjar i saj dhe do te dish vertete biografine profesionale te “zonjes”, shko e pyet se i ke ende gjalle Kudretin dhe Ksenofonin. Ne te kundert do beje mire te heshtje dhe jo te kakarisje si ai zogu qe e mbuloi lopa me ….. E sa per “moralin dhe integritetin e dyshimte” qe na permend zotrote, te me rruac topet ti dhe coban-ja jote, se e bej gjumin si qingj naten, e s’i kam kujt borxh ne kete jete
A mundet ndokush, që i bije rasti të lexojë këtë replikë të këtij “shqiptari”, i cili pak më sipër na njofton se ka qënë student në Fakultetin e Drejtësisë dhe që, për pasojë, mundet sot të jetë i punësuar si jurist diku në shtet apo në ndonjë biznes privat, t’i sqarojë këtij palo juristi, me fjalë të thjeshta, se pikërisht ata, që janë me moral dhe integritet të dyshimtë, e bëjnë gjumin si qingj natën, edhe pse ditën për diell, mund të jenë të treguar me gisht si sharlatanë të spikatur, edhe pse në jetën e përditëshme mund të jenë shpifës dhe përgojues profesionistë, edhe pse mund të jenë “Jago” klasikë, si të gjithë dështakët dhe impotentët shumëdimensionalë.
Sulmi yt patetik ndaj dikujt qe thote te verteten, tregon me se miri se c’person je! Otello ne krahasim me ty do konsiderohej personazh pozitiv!
Bledi, kerkoj falje publike se e kam shkruar Eni Vasili, ajo qenka Eni Cobani. Eni vasili eshte zonje gazetare. Te me fali! Por ato qe kam shkruar mos i merr per shaka. Verifikoji dhe mu pergjigj ketu tek Merua. Ketu eshte mejdani per ata te vertetet dhe ata genjeshtaret.
te lumte dora te gjitha emisionet jane dokra ,e keqja eshte se shpifin dhe rendojne dhe njerez te ndershem,publikisht