Ambasadori amerikan, Donald Lu rideklaroi këtë të martë se reforma gjithëpërfshirëse është një nga mënyrat që e kthen besimin e publikut tek drejtësia.
“Qytetarët shqiptarë të kuptojnë se cilët gjyqtarë e prokurorë janë të korruptuar dhe cilët janë të ndershëm që bëjnë punën e tyre.
Si mund ta fitojnë qytetarët besimin tek gjyqësori, që ai të marrë një vendim të drejtë pa marrë në këmbim një thes me para?
Përmes reformës gjithëpërfshirëse.
Ekspertë nga SHBA, BE dhe KiE kanë investuar në mbështetje të kësaj reforme.
Deputeti Eduard Halimi bëri të ditur se opozita do të marrë pjesë në komisionin e reformës.
Qytetarët duhet të ndihen të sigurtë që ky proces të ecë përpara”, deklaroi Lu.
Ambasadori tha se, mënyra tjetër është përsosja e teknologjisë me anë të të cilës drejtësia do të mund të shënojë edhe zyrtarë të lartë përballë drejtësisë, raporton TCH.
“Neve jo vetëm që na intereson që qytetarët e zakonshëm të marrin drejtësinë prej gjykatësve të tyre, por shpresojmë që përmes reformës në drejtësi dhe teknologjive të reja më shumë kriminelë të dhunshëm, personazhe të krimit të organizuar dhe zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë të dënohen dhe të shkojnë në burg. Shqipëria do të ishte më mirë me më pak kriminelë që lëvizin në rrugët e saj”, theksoi Lu.
Ndërkohë, edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço përshëndeti përfshirjen e opozitës në reformën e drejtësisë. Deklaratat u bënë gjatë inagurimit të Arkivit Qëndror, ku do të ruhen regjistrimet dixhitale audio të seancave gjyqësore.
Kane 25 vjet qe thone se do bejne REFORMA NE DREJTESI,por tek ne ka patur vetem PADREJTESI!
Cfare quajne REFORME keta perendimoret apo lideret tane???
Pse permendin vetem KORRUPSIONIN,si shkaktarin e PADREJTESISE ne DREJTESI kur ne fakt KORRUPSIONI ESHTE PASOJA E JO SHKAKU???
Shkaqet e PADREJTESISE NE DREJTESI JANE KETO:
1-LEGJISLACIONI NE SHQIPERI ESHTE I PA SAKTE, Aktet ligjore dhe nenligjore ,bien ne kundershtim dhe dublojne njera tjetren duke bere te mundur KEQ INTERPRETIMET tek gjyqtaret!
PASIGURIA JURIDIKE eshte bere GANGRENE dhe askush nuk beson tek nje e drejte e fituar me pare ligjerisht!
Vendimet dhe arsyetimet e gjyqtareve etj nuk kontrollohen nga inspektore te caktuar ligjore per saktesine e tyre per te gjitha rastet ,gje qe ka mbetur vetem ndjekja e tyre nga Gjykatat me te larta!
Ralle ose aspak gjyqtaret per cdo VENDIM te rrezuar nuk ndeshkohen administrativisht apo edhe penalisht,sepse kontrolli i tyre i eshte lene rastesise!!!
Prapa nje VENDIMI te rrezuar apo kundershtuar ekziston PA AFTESIA OSE KORRUPSIONI I GJYQTAREVE,ndaj ne cdo rast duhet te kontrollohen!!!
Hartimi i ligjeve eshte bere nga MILITANTE PARTIAKE e jo nga JURISTE PROFESIONISTE!
Ligjet qe jane hartua KEQ u eshte dashur te amendohen njeri pas tjetrit duke krijuar nje rremuje ligjore!
Shume ligje bgien ne kundershtim me Kushtetuten,Vendimet e Gjykates se Larte etj,por askush nuk shqetesohet per t,i korigjuar!
Kjo ndodh se ligjet hartohen nga nje grup i ngushte njerezish dhe nuk i nenshtrohen nje gjykimi te gjere ne popull!
2-Gjyqtaret zgjidhen dhe caktohen nga mazhorancat politike fituese vetem per interesat e tyre!
Fakti qe ne Presidenti eshte edhe kryetar i8 KLD-se qe cakton dhe emeron gjyqtaret eshte shkaku madhor i shkaterrimit te DREJTESISE!!!
Gjykaten Kushtetuese dhe ate te LARTE e cakto9jne partite politike pranmdaj ata mbrojne jo ligjet,por interesat e partive!!
Ligjet e votuara me shumice te thjeshte kundershtojne ligjetr e votuara me shumice te cilesuar,gje qe bie ndesh mme Kushtetuten dhe krijon padrejtesi!
Ligjet qe hyjne ne fuqi dhe qe nuk zbatohen per faj te organeve shteterore padrejtesisht i kundervihen interesave te qytetareve ndersa gjykatat me kalimin e kohes i vleresojne ato te PARASHKRUAR!!!
CFARE LIGJESH JANE BKETO kur denohet VIKTIMA E JO FAJTORI???
Ka edhe plot te tjera,vec korrupsionit qe duhen ndrequr me pare!
KORRUPSIONI ESHTE PASOJA E PADUKESHME QE VJEN NGA SHKAQE REALE se vete KORRUPSIONIN NUK E KAP DOT ME DORE,por duke e kontrolluar me shkeljet ligjore!!!
3-Gjyqtaret duhet te zgjidhen nga POPULLI si DEPUTETE!
Vetem keshtu ata do vihen nen kontrollin e qytetareve e jo padroneve politike!!!
Pasojat e poshtersive e krimeve te gjyqtareve e prokuroreve bien mbi popullin,prandaj populli duhet t’i zgjedhe ata!!!
Mund t’u duket si metode KOMUNISTE,por kjo eshte zgjidhja e vetme!!!
QENI I SHERBEN VETEM ATIJ QE I HEDH KOCKA e jo te tjereve!!!