Vrau foshnjën duke e hedhur nga kati i 4-t, lirohet babai vrasës që tronditi Tiranën

14 Korrik 2015, 17:51Politika TEMA

Mbrëmjen e 30 qershorit 2012 do të trondiste kryeqytetin dhe mbarë vendin me krimin e tij makabër. Personi që shihni në këto pamje do të vriste fëmijën e tij të sapolindur duke e hedhur nga kati i 4-t i maternitetit “Koço Glozheni”.

Më 27 mars 2013, Gjykata e Tiranës do ta mbyllte ata në Spitalin Psikiatrik pasi nga hetimet ai rezultoi i çmendur, version ky i deklaruar para kamerave dhe prej të afërmve të tij gjatë caktimit të masës së sigurisë në 2012.

Por, mbyllja e babit vrarës në çmendinë do të zgjaste për më pak se 3 vite, pasi me dy ekspertiza mjekoligjore dhe një vendim të Gjykatës së Tiranës dhënë më datë 17 qershor 2015 ai ka fituar lirinë duke u rikthyer në shoqëri i rehabilituar.

A1Report ka siguruar një kopje të këtij vendimi të pabesueshëm, ku dy pyetjet e gjykatës: Cila është gjendja aktuale psikike e shtetasit Hysen Biba dhe nëse ky shtetas vuan nga ndonjë sëmundje psikike, çfarë mase mjekësore rekomandohet? Eksperti mjekësor u përgjigjet si më poshtë:

Gjendja aktuale psikike e shtetasit Hysen Biba, është përmirësuar dhe nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore për shkak të sëmundjes, theksoj vuan nga çrregullimi deluzional.

Mënyrë më e mirë e kurimit të shtetasit Hysen Biba, është ajo e kurimit të detyruar ambulator, tek Qendra Kombëtare e Shëndetit mendor nën kujdesin e një të afërmi.

Me këto dy përgjigje eksperti mjekoligjor, i cili në këtë vendim gjykate nuk identifikohet, tre gjyqtarët Bujar Krasniqi, Kreshnik Omari dhe kryesuesi Altin Abdiu janë bindur të rikthejnë në liri babanë që vrau fëmijën e tij foshnje të sapolindur.

Gjykata, në vendimin e saj shkon dhe më tej duke caktuar si person që duhet të kujdeset për kurimin ambulator të Bibës, bashkëshorten e tij të cilës 3 vite më parë ai do t’i rrëmbente nga gjiri fëmijën duke ia hedhur nga kati i 4-t i maternitetit.

Këtë vendim gjykata e argumenton se, ka pyetur bashkëshorten e Hysenit, Lule Bibën e cila sipas gjykatës është përgjigjur:

“Marrëdhëniet me Hysenin, i kemi të mirë, ai reagon mirë, e takoj shpesh te spitali i burgut. Unë aktualisht jetoj në banesën e tij së bashku me mamanë dhe vëllanë e tij, kam një fëmijë tjetër me të, i cili është i moshës 5 vjeç. Marr për sipër të kujdesem për mjekimin ambulator të tij.

Gjykata duket e bindur që Hysen Biba pavarësisht nga krimi makabër që ka bërë vetëm tre vjet përpara, tashmë nuk paraqet më asnjë rrezikshmëri, as për familjarët e vet as për pjesën tjetër të komunitet ku ai ka rifilluar të jetojë në gjendje të lirë.

21 komente në “Vrau foshnjën duke e hedhur nga kati i 4-t, lirohet babai vrasës që tronditi Tiranën”

  1. Tosi says:

    Te reagojne shteti dhe njerzit menjhere, te ankohen komahinjte ne polici qe kane frike te jetojne afer nje personi me rrezikshmeri kaq te larte shoqerore. 3 vjet nuk jane kurre te mjaftueshem per te rehabilituar nje psikopat te atij niveli, ai duhet te mbyllej te pakten dhe nje 5 vjecar ne burg

  2. Geni says:

    Mbas nja 6 muajsh prite kur te hedhe ndonje femije tjeter ky..

    1. albani says:

      Tani i takon qe te hedhe dy femije nga kati i katert dhe te mos denohet me preteksin se nje here ishte i cmendur dhe nje here u cmend per se dyti.
      Ky kur hedh femijen e tij,po te botes,sa femije mund te hidhte valle?

    2. jam says:

      Interesant eshte fakti qe keta ”me te meta” asnjehere nuk ndodh te hidhen vete nga dritarja,apo ti vene zjarin vetes.

  3. pirro e dhimja says:

    q…ja robt ca behet me kete system drejtesie more zoti kryeminister…jo ne shtator por reforemn beje qe tani..futi nej here ne burg gjith gjyqtaret qe lirojne keta monstra dhe pastaj fillo be kerpudha neper oborre te shtetit…

  4. Hustler says:

    Futini keta 3 gjykatesit ne spital psikiatrik!

  5. ciku says:

    E moret vesh o njerez… kush do te hedh femije nga kati i katert ha vetem 3 vite burg…

    1. ganiu says:

      Po nga i gjashti dhe i treti, sa është dënimi?

  6. Sara says:

    Femijet dhe grate ska gje, del shpejt nga burgu por po bere gafe e vret ndonje turist, te marrim erzin!

  7. Aldo says:

    Te futen ne burg gjyqtaret…qe mendojne se te vrasesh me gjakftohtesi nje foshnje nuk je I rrezikshem per shoqerine

  8. Z/Kallami says:

    Kurimi i tije bahet nese e vendosni kryeqeveritar.Pikrisht me kete diagnoz kishim edhe Berishen.Ndaj me perfundimin e terapise me daten 23 qershor 2013 u liriue nga detyra i sheruem.Po me mbikqyrje te te afermve.
    Asnjiher nuk ka dhan dorheqje,po due me thane, lirim nga detyra sepse nuk kishte perfundue terapia dhe vashdonte bashke me karrieren.Ndaj cdo vite e kishte keshille nga mjeku i terapise te vizitoj detin 1 ore cdo dite pa dal jasht,ne jug te vendit.

  9. pse says:

    Po kush eshte ky psikiater e kjo diagnoze qe ka vene…o Zot ku e kemi sherbimin e psikatrise ligjore!Po pse ore njerez diagnoze eshte çrregullimi deluzional?

  10. Flamur_Vlore says:

    DREJTESI Q R JETA FUNIT

  11. tfgs says:

    islamiket e ISIS-it nuk kane asgje me shume nga ky myslimon shqipfoles,mjaft me me justifikime nga ju sunitet shqipfoles se gjoja nuk u lidh asgje me leshqenet e ISISit,jeni una facia una rraza…………plehra cnjerzore!

  12. gjoni says:

    Kaq vlen jeta e njeriut edhe ne Siri

  13. Rebelja says:

    Hajde sille njehere ketej nga Teksasi kete skizofren dhe Brenda 2 javeve e kallin ne varr me nje injeksion qe te con ne ferr per 30 min per kete krim makaber. Kur s’ka shtet eshte normale qe te cmendur te nje kalibri te tille te jetojne mes njerezish normale. Nje psikopat I tille nuk ka kurre sherrim kete e verteton shkenca. Po cmenduria me e madhe eshte vendimi i gjykates per te caktuar te shoqen qe te perkujdeset per sherimin e nje vrasesi. Ja ku shkon absurditeti njerezor.

  14. toni says:

    A jane ne vete kto mut gjyqtaresh. Nese e vlersojne se nuk eshte per psikiatri, le ta cojne ne burg te vuaje atje denim me burgim te perjetshem.
    Cmenduri. Po sikur foshnja te kishte qene e gjyqtareve njesoj do e jepnin vendimin?
    ministria e drejtesise te shikoje ligjshmerine e ketij vendimi pa asnje baze morale

  15. fushebardha says:

    Me falni se nuk jam jurist dhe nuk e kuptoj se perse tani qe sipas doktorve specialist ky person nuk eshte me i semur psiqik , gjykatat nuk e denojne per krimin e kryer si njeri normal tashme ? Perse duhet liruar, wi thjesht nuk eshte me i semur .

  16. gent says:

    gjyqtaret shqiptare kane arritur deri aty sa te thone”jep sa te shkeputet nga zemra”…e frikshme…

  17. Koala says:

    Qenka me shpallur tere trupin gjykues te paafte mendor e ti mballosim me ilace sa tju dalin trute. Ptuuu sistem i shkerdhyer gjyqsor, keni vjedhur pronat dhe leshoni kriminele. Ju duheni pjekur te gjalle.

  18. Tom says:

    The me e forta do te kete kujdesin e nenes qe I vrau femijen ky eshte nje tmerr I vertet Goooo Albania me kete rast heroik te gjyqtarve e keni hak hyrjen ne Be

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje