Deputetët socialistë përplasen me qeverinë për ligjin e Arsimit të Lartë: Po na bëni për budallenj

15 Korrik 2015, 09:32Politika TEMA

Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje me votat e mazhorancës, ligjin për Arsimin e Lartë.

Edhe pse deputetët socialistë kanë pasur kundërshti për këtë ligj, në fund ata kanë vendosur ta votojnë.

Mbledhja e djeshme është shoqëruar me debate mes deputetëve socialistë dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, që mbronin këtë ligj.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, tha se vendimi për të lejuar kalimin e universiteteve private në publike, s’duhet lënë në dorë të qeverisë.

Ju keni vënë një vit kohë në ligj, 2010-2018, dhe një ditë të bukur të gjitha universitetet duan të shndërrohen.

Po ju thoni që e ka në dorë qeveria.

Po qeveria bëri edhe Suden.

Qeveritë i kanë bërë këto, s’i kanë bërë popujt.

Si mund ta rregullojmë që ta mbrojmë nga kjo lloj marrëzie”, ka pyetur Xhafaj?

Por, përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, tha se universitetet private do të shndërrohen në publike vetëm duke u krijuar në formën e një fondacioni dhe financat e tij do të menaxhohen nga një bord i veçantë.

Kjo gjë ka acaruar deputetin tjetër, Bashkim fino.

Po na bën për budalla tani.

Ne po flasim për realitetin shqiptar.

E di ku është e keqja?

Ti po flet për një realitet që do të ndodhë pas 10-15 vjetësh në Shqipëri.

Kjo është shumë e parakohshme për Shqipërinë.

Sapo ke dalë nga një process ku ke mbyllur 16 qoska, kështu i ka quajtur kryeministri këto universitete.

Disa individë mund të mbrohen me anë të këtij ligji dhe të shpëtojnë nga falimentimi”, ka thënë Fino.

Ligji për Arsimin e Lartë është kundërshtuar ashpër nga ana e pedagogëve dhe akademikëve.

Megjithatë, mazhoranca është e vendosur që ta miratojë këtë ligj.

5 komente në “Deputetët socialistë përplasen me qeverinë për ligjin e Arsimit të Lartë: Po na bëni për budallenj”

  1. ne emer te Migjenit te Math says:

    Sa vone e kane kuptuar sociakomunistet se Rama i perdor per budallenj

    1. Shkelqim says:

      Ky nuk esht draft i Rames. Eshte draft qe esht hartuar kur minister ishte myqerem tafaj. Ne ate kohe span shans te mberrinte deri ne tryezat e deputetve se e ekzekutuan me vdekje ekspertet e ministrive ku u shpernda per koment. Tani e paska ringjallur Rama dhe ua ka be fakt xhafave te kuvendit. Shajeni prap saliun tashi…….

    2. artan says:

      Po cili eshte ligji, apo projektligji, per arsimin dhe cilin arsim behet fjale?

      Duhet te informoni dhe jo te percillni fjale boshe te pakuptimta, te shkeputura nga çeshtja qe trajtohet!

      Gazetaria pasqyron thelbin e problemeve dhe jo llafet e kafeneve.

  2. era says:

    Kryeministri i Rilindjes negativ dhe antipublik po aq sa PINOCHETI, qe grabiti votat e publikut te majte dhe ben reforma etxra te djathta, duke spekulluar qe nje pjese e publikut nuk ka informacionin e duhur per ta hedhur me bythe perpjete kete palo njeri, mburret se ka shumicen per te bere cfare ti doje bytha me popullin dhe Shqiperine.
    Edhe saliu keshtu spekuloi se kishte shumicen dhe mund te bente cfare te donte, ndermjet njemije zullumeve i shiti edhe detin grekeve.
    KOMARDARJA QE I HEDH UNIVERSITETEVE PRIVATE KU KA INTERESAT E VETA DHE QE JANE GATI NE FALIMENTIM I SHPETON DUKE I KTHYER NE PUBLIKE DHE FONDET E BUXHETIT TE SHTETIT I KALOJNE SUDEVE TE ARSIMIT.

    Me kete lloj arogance i ka te shkurtra ditet e veta.

  3. alti says:

    Deputetet qe moren pjese ne komisionin e ligjeve , dhe qe kishin vrejtje per ligjin mbi arsimin e larte ,mbi te gjitha duhet ti kerkojne llogari Rames se ai ppo e mbron me te madhe sidomos nenin 12, ku thekson qe te financohen universitetet private nga taksapaguesit shqiptar .Universitetet private ti dalin zot bisnesit te tyre si privatN dhe jo te financohen , duke ditur qe ne rast deshtimi te shkoj ne falimentim . Mbrojtja me force qe i ben MASH te sjell dyshime , se kush eshte qellimi i vertete ? Kush eshte lobuesi dhe perfituesi ? Deri kur shteti do te abuzoje me financat publike ? Neser ata deputet qe do te votojne ligjin sic eshte do jene bashkefajtor me ata qe e kerkojne te miratohet me cdo kusht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje