INTERVISTA/ Gjiknuri: Në ministrinë e Energjisë, asnjë koncesion monopol.Të ardhurat nga industria minerare, të ulëta (TemA Tv)

20 Korrik 2015, 07:27Politika TEMA

 

Nga Jonida Hitoveizi

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri garanton publikun se cilësia e naftës që tregtohet në pikat e karburanteve është e kontrolluar mbi 95% të rasteve nga shteti. Duke analizuar punën e kësaj ministrie gjatë drejtimit të tij, ministri Gjiknuri shprehet se shteti ka vënë nën kontroll koncesionet problematike, ndërsa flet për marrëveshjet dhe rimëkëmbjen e sektorit energjitik, ku sipas tij shumë shpejt Shqipëria do të jetë vendi që eksporton energji për vendet e tjera në rajon. Rimëkëmbja e sektorit energjitik, do të jetë dobiprurëse për gjithë shqiptarët, të cilët do të kenë tarifa më të mira të energjisë elektrike. Damian Gjiknuri më tej analizon edhe arsyet se përse vuan sot industria minerare dhe dëmet që ka pësuar shteti nga keqmenaxhimi apo humbja e mundësive lidhur me lejet koncesionare.

Z.ministër ta nisim me një pyetje që prek më drejtpërdrejt shqiptarët, e cila ka të bëjë me çmimin e naftës, i cili është ulur disa herë në tregjet ndërkombëtare, por në Shqipëri ose reflektohet me vonesë, ose reflektohet shumë pak. Cili është komenti juaj?

Ministria e Energjisë përgjigjet për standardet të cilësisë së hidrokarbureve. Tregtia e hidrokarbureve është një tregti e liberalizuar, që do të thotë se shteti nuk ka kontroll mbi çmimin e karburanteve . Disa elementë që kanë ndodhur ia vlen për tu thënë, është që leku është zhvlerësuar përballë dollarit dhe duhet pasur parasysh, pjesa tjetër ka të bëjë  me elementët fiskalë që gjithmonë i kanë tarifat e karburanteve . Fatkeqësisht unë dua ta them që Autoriteti i Konkurrencës ndërrmori një hetim, por nuk nxorri asgjë në lidhjet me monopolet apo oligopolet, apo marrëveshjet e mundshme që mund të kenë kompanitë dhe kjo është për mendimin tim një mangësi, sepse qëllimi i këtij Autoriteti është të mbikqyrë situatën monopol, oligopol, apo ekzistencën e kunkurrencës së ndershme të tregëtisë së naftës.

Në përgjigjen tuaj e vutë theksin tek cilësia e naftës..Ku jemi me cilësinë e naftës, sepse paguhet shtrenjtë me një cilësi të dobët?

Mund t’ju them me  garanci të plotë që cilësia e karburantit që tregtohet është shumë herë më e  mirë  sesa është tregtuar vite më parë. Nuk dua të them se është një cilësi absolute, që nuk ka shkelje, por nga opercioni i fundit që kanë qenë shumë  intensiv rezulton se vetëm 4-5% pikave ka pasur devijime të  standardeve përsa i përket  cilësisë së karburante , do të thotë që pjesa tjetër,  sidomos markat kryesore që tregtojnë karburantin në Shqipëri i garantoj shqiptarët që janë të sigurta.

Një nga sektorët që është shumë i rëndësishëm, ai energjitik, ku  së fundmi janë nënshkruar disa marrëveshje të rëndësishme me qeverinë gjermane. Konkretisht ku janë fokusuar?

Marrëveshjet nuk janë vetëm me qeverinë gjermane pasi ka dhe shumë të tjera, por të fundit u nënshkruan me palën gjermane. Kjo është një shenjë e qartë se besimi në sektorin energjitik është kthyer fuqishëm nga të gjitha institucionet financiare dhe të gjithë partnerët që bashkëpunojnë me Shqipërinë. Këto marrëveshje konsistojnë në investime të vazhdueshme në rrjetin energjitik shqiptar, për sa i përket linjave të tensionit të lartë. Ju e dini tashmë se kemi një eksperiencë të mirë me Gjermaninë, duke ndërtuar linjën e interkonjeksionit me Kosovën, do të fillojmë vitin tjetër linjës me Maqedoninë dhe Shqipëria brenda vitit 2020 do të jetë e interkonektuar me të gjithë vendet e rajonit. Disa marrëveshje të tjera kanë të bëjnë me eficencën energjitike, që është një ndër sektorët e rinj që ne duam  ta promovojmë është model i ri ekonomik. Eficencë do të thotë një përdorim sa më efikas i energjisë elektrike dhe pikërisht këto kthehen në vetvete modele ekonomike. Fondet e KFW gjermane do të ndihmojnë investitorët privat dhe bizneset për të marë kredi lehtësuese për eficencën energjitike. Pra, kjo do të sjellë kursim në energji dhe do të jetë një element dobiprurës për ekonominë shqiptare e për të gjithë sistemin energjitik shqiptar. Nga ana tjetër, kemi një pjesë të kredisë që vlen për Kaskadën e Drinit, për të vazhduar projektet e përforcimit dhe rehabilitimit të gjithë Kaskadës, që është shtylla kurrizore e sistemit energjik shqiptar, përsa i përket gjenerimit apo prodhimit.

 Sistemi energjitik shqiptar do të jetë konkurrues dhe eficent minimalisht deri në vitin 2020?

Po, them se ne kemi një program rimëkëmbjeje të sektorit energjitik. Ky program është një rimëkëmbje financiare dhe ka dimensionet e investimeve që bëjnë të mundur që ky program të realizohet. Kemi një target shumë të qartë për uljen e humbjeve mesatare, çdo vit me rreth 4-5 %. Nga ana tjetër, kemi objektivin tjetër të kryerjes së investimeve dhe ne e kemi thënë se deri në vitin 2020 do të kryhen mbi 420 milionë dollarë investime në rrjetin energjitik, pra tension i mesëm, i lartë dhe shpërndarje. Kemi objektiva për hapjen e tregut të energjisë, në mënyrë që Shqipëria jo vetëm të integrohet në tregjet rajonale, por të krijojë një sektor likuid me kompanitë private të përfshira në tregun energjitik dhe me konsumatorët industrial, pak nga pak do të dalin nga tarifat e rregulluara.

Çdo të thotë kjo konkretisht?

Kjo do të thotë konkretisht, që industritë këtë energji do ta blejnë jashtë çmimeve të rregulluara. Do të thotë që hidrocentralet shqiptar tepricën e energjisëqë prodhojnë do të fillojnë ta tregëtojënë burimet e reja të energjisë që deri më tani garantohen nga sistemi shtetëror i centralizuar, do të mund të shfrytëzojnë potencialin për tregun likuid dhe kërkesën e lartë për energji. Qëllimi është që kompanitë të paguajnë, tregu të ketë kërkesë dhe kjo energji të shkëmbehet me fqinjët. Shteti duhet të mbetet me një detyrë, që ajo Kaskada e Drinit që ka kosto të lirë të prodhimit, të mbrojë familjarët shqiptarë, të cilët nuk duhet të ekspozohen direkt nga çmimet e liberalizuara, por të jenë të mbrojtur me tarifa të pranueshme. Ky ka qënë synimi ynë dhe një premtim i hershëm elektoral, që qeverisja pasi të forcojë sektorin energjitik duke e rimëkëmbur dhe duke mos e lenë të jetë më barrë për buxhetin e shtetit, të bëjë të mundur që qytetarët shqiptarë të kenë tarifa sa më të pranueshme e të qendrueshme.

Si po shfrytëzohen burimet energjitike që ka Shqipëria ?

Shqipëria po i shfrytëzon në mënyrë graduale burimet energjitike, ju e dini që 25 % e prodhimit shqiptar të energjisë është nga burime private dhe ky proces është duke vazhduar. Ka disa operatorë seriozë në treg të cilët po investojnë në disa kaskada të rëndësishme dhe që besoj se deri në 2018-2019 do të hedhin prodhimin e tyre në treg. Do të them se me politikën e nxitjes së prodhimit të energjisë në sektorin privat, por edhe me diversifikimin e burimeve përmes gazit që do të vijë nga projekti TAP, Shqipëria deri në vitin 2020 do të ketë një bilanc pozitiv energjie, pra do të eksportojë më shumë sesa të importojë. Do të thotë që nevojat e Shqipërisë të përmbushen me energji elektrike, me një treg të qendrueshëm dhe me çmime konkuruese, që do ti vlejnë industrisë dhe ekonomisë shqiptare. Ky është një synimi ynë.

Kur ju nisët detyrën si ministër anuluat një sërë lejesh koncesionare të dhëna nga qeveria “Berisha”. Çfarë është bërë me këto kompani të cilave u janë anuluar lejet dhe cilat kanë qenë dëmet shkaktuar shtetit shqiptar?

Ka një dëm të oportuniteteve të humbura. Pra, këto hindrocentrale, nëse do të ishin vënë në funksion, do të kishin sjellë disa investime në vend, por njëkohësisht do të kishin sjellë shtim të prodhimit të energjisë elektrike.

Këto koncesione të anuluara  a u janë dhënë kompanive të tjera?

Patjetër, nëse kanë vlerë si projekte. Ka shumë projekte të cilat kanë ngelur në letër dhe nuk janë zbatuar, një pjesë nuk ka të dhëna të mira hidrologjike, një pjesë tjetër nuk kanë gjetur financim. Ajo që ne po shikojmë janë projektet që kanë vlerë dhe që janë nga pikëpamja ekonomike me leverdi që të hidhen në garë. Ne këtë gjë do bëjmë, gjithçka do të jetë e hapur dhe gara do të vazhdojë në bazë të ligjeve të koncesionit në fuqi. Garat për objektet e reja të gjenerimit të energjisë do të jenë vazhdimisht të hapura.

Shumica e koncensioneve, ju keni deklaruar se ju është dhënë njerëzve jo seriozë dhe të papërgjegjëshëm?

Realisht, e them me bindje që në periudhën time si ministër, nuk ka marrë më koncension ndonjë njeri i papërgjegjshëm. Çdo projekt që ne japim, ose do të japim, të jeni të sigurtë se kompania që e merr i ka kapacitetet financiare dhe teknike për ta çuar projektin deri në fund. Këtë kemi siguruar dhe garat që po bëjmë janë në kushte shumë të forta përsa i përket elementëve financiar dhe teknik, për të kuptuar se cilat janë faktorët serioz që kanë ndërmend të fitojnë koncesionin.

Të ndalemi pak tek minierat z.ministër. Një sektor mjaft problematik ai i koncesioneve me minierat, që gjithmonë kanë prodhuar lajme të zeza….Kur mund të rregullohet realisht kjo gjë ?

Ky është një proces i cili ka nisur keq dhe do kohën e vet të rregullohet. Minierat u copëzuan në shumë duar dhe kjo ka bërë që të ulet efektiviteti ekonomik i tyre. Megjithatë, industria minerare është në kushte të vështira dhe ato varen totalisht nga tregjet ndërkombëtare. Industria minerare do të ketë perspektivë kur të ketë interesa ekonomike. Në momentin kur tregjet ndërkombëtare janë vunerabël, siç janë sot ku çmimet e bakrit dhe të kromit janë ulur, industria minerare do të vuajë. Kjo është baza e parë sepse çdo lloj koncensionari nuk do të ketë interes për mallin e tij. E para është tregu ndërkombëtar që godet industrinë minerare. Së dyti, mënyra se si janë zhvilluar fatkeqësisht në forma të fragmentuara. Ne kemi ndërmarë një fushatë monitorimi shumë intensive dhe ministria ka revokuar mbi 200 leje minerare, pikërisht për shkak të moszbatimit të detyrimeve në lejen koncensionare. Ne jemi duke ndjekur politikën për të krijuar territore të konsoliduara, mundësi për një ekonomi shkalle në minierë dhe çfarë ka bërë qeveria. Ka stimuluar zinxhirin e gjithë industrisë minerare, d.m.th nxjerrjen deri në përpunimin, shkrirjen dhe trajtimin e tyre në një mall të rafinuar që ka vlera të larta. Këto vite janë vite me nivelin më të lartë të përpunimit të mineralit në vend. Unë këtë quaj sukses, po të shikoni sasitë e kromit të përpunuar në vend do të shikoni që është në një nivel të lartë.

Menaxhimi është më i mirë?

Të ardhurat janë më të ulëta për shkak të tregjeve ndërkombëtare. Menaxhimi është shumë më i mirë dhe baza tatimore më e regjistruar dhe formalizuar. Një pjesë e atyre që nuk paguanin detyrimet ne i kemi revokuar si leje. Por, tregu ndërkombëtar i mineraleve është i pafavorshëm, me naftën, qoftë dhe me mineralin kjo nuk varet nga ne pasi këto janë tregje që lëvizin me ciklin e ekonomisë botërore.

Një koment për akuzat e deputetit Erjon Braçe lidhur me koncesionet që janë monopol dhe qeveria duhet të reagojë ashpër… ?

Në ministrinë time nuk ka asnjë koncension monopol. Nuk e kam dëgjuar zotin Braçe, por në Ministrinë e Energjisë nuk ka asnjë koncension me karakterin monopol. Përkundrazi, ne kemi partnership me privatët  për të zhvillur naftën, minierën dhe burime të reja të ënërgjisë

Një nga premtimet e maxhorancës në fushatën zgjedhore të vitit 2013  që  shqiptarëve do tu kthehen të gjitha pasuritë natyrore, pra të gjitha pasuritë e vendit do të shfrytëzohen në dobi të shqiptarëve, të shtetit shqiptar. A po bëhet kjo gjë sot?

Patjetër që po. Ky është një proces dhe ne po bëjmë më të mirën që shtetasit shqiptarë të marrin më të mirën nga pasuritë shqiptare. Konkretisht, lidhur edhe me këto që thashë më parë, kemi industrinë përpunuese, pra rritjen e kapaciteteve përpunuese që është një element i shtuar për ekonominë shqiptare.

Njerëzit që jetojnë në Bulqizë nuk kanë ndonjë jetesë të mirë, pra është një vend pasuri nëntokësore, por njerëzit aty jetojnë shumë keq. Si shpjegohet kjo?

Paga mesatare e një minatori është jo më pak se 500-600 dollarë, ndërkohë që kjo qeveri zgjidhi edhe problemet e pensioneve të minatorëve. Do të thotë që të ardhurat e një minatori shqiptar janë shumë të larta sesa një punë tjetër, por patjetër që puna e minatorit ka rreziqe. Duhet ta kuptojmë se ky është niveli i pagesës dhe ky është niveli i kostove të kësaj industrie. Nëse pagat do të ishin shumë më të larta atëherë shfrytëzimi i mineraleve do të ishte i pa leverdisshëm nga ana ekonomike dhe këtë duhet ta kuptojmë. Pagat e minatorëve janë më të larta sesa sektorët e tjerë, është e vërtetë që kanë risk pasi është puna e tillë dhe ky është realiteti.

Është përfolur shpesh dhe është kritikuar edhe qeveria për shfrytëzimin të egër nga koncesionet. Cilat janë masat që ju keni marë për ta parandaluar këtë problem? A po dëmtohet toka shqiptare nga shfrytëzimi pa kriter, ka risqe reale?

Për minierat, ne kemi vënë në kontroll situatën, sidomos në rastin e Bulqizës. Jo vetëm që kemi revokuar lejet, por kemi bërë disa masa që kemi hequr shfrytëzimin e sterileve, kemi eleminuar mbivedosjet të cilat kanë qenë edhe burim konfliktesh të dhunshme. Po bëjmë për herë të parë zbulimin e pjesës tjetër të kromit të pasur në Shqipëri, që është pusi i thellësisë në Bulqizë i cili deri vitin tjetër do të realizohet. Do të kemi mundësinë të shfrytëzojmë 2-3 milion të tjera krom të pasur sepse rezervat e kromit të pasur po mbarojnë në Shqipëri dhe po mbesin rezervat e kromit të varfër. Zbulimi i rezervave të reja po realizohet falë punës së qeverisë dhe dedikimit të saj për zhvillimin e sektorit minerar.

A ka marë fund papërgjegjshmëria ?

Sa të jetë shoqëria njerëzore nuk ka mundësi të marrë fund papërgjegjshmëria. Nuk mund të bësh pyetje absolute dhe të marrësh përgjigje absolute. Kjo është një betejë e përhershme me shtetin, në kuptimin e mirë të fjalës, pasi edhe industria duhet inkurajuar për të shfrytëzuar naftë, miniera, për të ndërtuar procese përpunimi, por në balancë me mjedisin. Ka vende që kanë zgjedhur politika më ekstreme pro mjedisit, kanë ndaluar çdo lloj emetimi të karbonit, por nuk mendoj që Shqipëria duhet të jetë në atë fazë sepse vendi ynë ka nevojë për investime në industri, për përpunimin e mineraleve tona, për përpunimin e naftës tonë dhe unë them se do një qasje të kujdesshme pasi në kërkim të perfeksionit do rrezikonim të humbnim edhe minimalen.

E keni ndërgjegjjen e qetë, që po bëni gjënë e duhur?

Unë në punën time nuk bëj asgjë për të cilën nuk kam ndërgjegjjen e pastër. Nuk bëj asgjë që nuk e kam me dëshirë e që të më bëjë të lumtur, ndryshe nuk do ta bëja këtë punë.

 

 

– See more at: http://www.tematv.al/video/govtrjsffrjdl9y#sthash.S2UTbY2M.dpuf

16 komente në “INTERVISTA/ Gjiknuri: Në ministrinë e Energjisë, asnjë koncesion monopol.Të ardhurat nga industria minerare, të ulëta (TemA Tv)”

  1. aaaaaa says:

    Eh mor gjiknur flisje bukur dikur me argumenta,tani me rri shtrember si pasha. Dhe po na thua se ben ato qe te ka enda .hajt te rroj palloshi per ty , SERVIL.

  2. aldo says:

    Per tu pergezuar fakti se reforma ne energji ka ecur mbare duke bere qe kush konsumon te paguaje. Jo si deri dje qe paguanim ne edhe epr ata qe vidhnin.

  3. Tili says:

    Sa naiv djali . Nje i pa aftë i rradhës.

  4. Tili says:

    Se harrova ky nuk e di formulën e energjisë le më pastaj të di se çfarë është energjija.

    1. chef o chef says:

      1-Per te qen realist perball ksaj video ,
      duhet pohuar se Ministri eshte ne ne lartesin e duhur ne cdo aspekt ,
      te paktren me cfar po degjojm ne kte video ,
      par kjo nga nji kendveshtrim asnjanjes jo militianti partiak.

      2- Formula e energjise =
      nji rryme gazi ne formen e nji cikloni, qe formohet ne bark e shoqerohet
      me nji “GURGULLIME” e cila perplaset dhunshem ne porten e daljes,ne kerkim te kanaleve te nendheshme te shperthej jasht,
      qe pas nji sforcimi enorm te muskujve ne vrymes daljes
      Pra – FORMULA ; Gaze PO²x² + BFuq²= ooOOooOOoo² ENERGJI

  5. N.M.T. says:

    Koncensionet ne hidrocentralet e vegjel jane te bllokuara pa asnje aresye qe kur erdhi Damian Gjiknuri, biles dhe me pare.
    Hidrocentralet e vegjel jane prodhim i paster , te quajtura green energi dhe te mbeshtetura nga shume organizma nderkombetare. Shqiperia i ka mundesite dhe ne vend qe te ndertoje sa me shume HEC-e po i bllokon ato me menyra te ndryshme.
    Hidrocentralet e vegjel nuk ndotin ambjentin dhe nuk demtojne asnje zone te mbrojtur. Psh nje zone e mbrojtur me standartet e KE duhet qe te mos hidhen mbeturina, te mos hidhen helme, te mos mbillen bime jo te zones. Tani lind pyetja se cilen nga keto demton hidrocentrali.
    Mediat po nxisin disa te ashtuquajtur ambientaliste qe flasin kunder hidrocentraleve duke thene se marrin ujin e vaditjes e te pijshem. Kjo nuk ndodh pasi eshte ne ligj dhe ne kontrate si dy pika te domozdoshme qe duhen zbatuar, qe nuk mundet asnje HEC te marre ujin e pijshem e te vaditjes. Pastaj pallavrat e ambientalisteve kane te bejne me ate qe duan te jene pjese e ndonje perfitimi. Por keta me duken budallenje te medhenje. Ku te lejon sot njeri te shkelesh ligjin .
    Cdo vonese ne implemtimin e nje ligji te mire per koncensionet e forcon ekonomine tone , puneson njerez qe mbajne familje, paguhen me shume taksa shtetit , etj. te mira ne nje kohe qe shteti nuk harxhon asnje qindarke , pasi ne koncensione investimi i shtetit eshte zero.
    Me habite fakti qe nuk degjohet fare Shoqata e Hidrocentraleve te vegjel e as bisneset e demtuara nga bllokimi i ligjeve dhe procedurave kot se koti.
    Eshte e vertete se nje pjese kane marre lejet dhe nuk jane ndertuar per aresye se nuk eshte e lehte te gjendet ne moment miljona euro. Edhe shteti jone nga 5-10 vjet qe pat thene per tranzicionin po kalon qerek shekulli e nuk po behet. Pse per koncensionet pa bere vete asnje shpenzim e kerkon punen ekspres.
    Shteti shqiptar, perkatesisht Ministria e Energjitikes duhet te zhbllokoj situaten, te caktoje afat ne muaj per zbardhjen e lejeve-ashtu pastaj dhe per investimin. E mira do te ishte te mos kete barriera pa fund ne shume institucione si Ministri, Drejtori Energjitike, GIP, AKBN, Ministri Ambjenti, Basen Ujor, Prefekture e te tilla pa fund. Ka projekte qe kan kaluar mbi 5 vite ne Ministri dhe nuk dalin per tender. Nje pjese e ketyre bisneseve kane falimentuar e nje pjese e hartuesve kane vdekur, pasi jeta vazhdon.
    Deri me tani, thuajse nga viti 2009 e deri me sot ka jo vetem nje tendence , por nje menyre bllokuese nga Qeveria e Ministria perkatese per HEC-et. Eshte ne te miren e te gjitheve dhe ne veqanti te ekonomise kombetare te hiqet dore nga ky bllokim i paaresyshem dhe arbitrar. Qeveria duhet ti zhbllokoje koncensionet dhe ti ndihmoje ato.Te jete edhe garante per kredite qe marrin investitoret se pas 30 vjetesh keto i kalojne shtetit.
    Shteti duhet te jete pjese e progresit e jo e regresit dhe te ndikohet nga disa persona qe mqns nuk kemi ne koncension ti luftojme ato. Nuk munde te behen te gjithe shqiptaret koncensionar, ashtu si nuk u bene politikane e bisnesmene te gjithe por ngelen votues e konsumator. Edhe deputetet e qeveritaret nuk munde te behen edhe bisnesmene edhe artiste njeheresh.
    Te presim duke shpresuar , ose situata munde te perkeqesohet e pastaj te dale se kush pale eshte gabim.

  6. Vini says:

    Nje model qe krijohet ne administrimin e sektorit energjitik duhet pare me syrin e ndryshimit. Nese duhet te hedhim balte te flasim me arsye dhe jo me frymezimin se e beme dhe per sot planin e shfryrjes dhe sharjes. Kush eshte ne radhe?
    Tjetri, tjetri

  7. Endri says:

    Reformat jane antipopullore pasi nese do ishin popullore do quheshin karamele. Doni apo nuk doni, ky minister ka bere reforme. Tjerat pastaj duken reagime hatermbeturish pronare dhe aksionere hidrocentralesh private.

  8. koco says:

    Nuk dua te injoroj Ministerin Gjiknurn , por nje dicka eshte shume e dukeshme se nuk shikojme e degjojme qe ne kete sektor nga me te rendesishem te degjijme emera te mirnjohurish Specialista me tituj e grada mbrojtes doktoraturash ne sektorin e Naftes , Minjerat , H.E.C ? Ne se Ministeri eshte Person dhe emertese Politike eshte e pa pranueshme qe kjo emertese te eklipsoje , Drejtorat e Pergjitheshem te ketyre sektoreve si dhe Krye Specialistet , Financieret perkates te ketyre Drejtorive , te cilet detyrimisht duhet te jene Specialistet me te mire te fushes ne sektoret perkates .Eshte turp i madh dhe fatkeqesi e ketij shteti , ku vazhdon tallia, hipokrizia , mungesa e transparences ne keto emerime. Kur flitet per konkurim edhe ne administratat e Pushteteve Vendore .? Si ka mundesi qe qytetaret populli shikon dhe degjon , vetem titullaret e Ministrive Ministrat te cilet hiqen sikur i dine te gjitha , sikur keta kane te drejta apsolute te pergjigjen e te perligjin per gjithe mos relizimet e te mos behet fjale per nxjerje pergjegjegjesi dhe largim te detyrueshem nga detyra per mos realzime ? Ketij besoj i thone Drejtim Rumpalle ? Jo Mire qeverisje , por Keq sa ska ku te veje me Keq qeverisja ne kete sektor gjigand te Ekonomise se ketij vendi . I cili ka nevoje per nje administrate te aftesh , jo kopuke prtiake , klanore a nepotikesh , te cilet te japin llogari per cdo vit per kryerjen e detyrave dhe rezultatet te jene tregues per karrieren e tyre apo qarkullimin e shkarkimin . Kjo eshte dhe aresyeja e kesaj Interviste te Turpeshme , Ku nuk flitet per asgje me detaje e te meta konkrete dhe cilat jane masat qe po marin per ndryshimin e gjendjes me afate , shifra e ritjen e te ardhurave te vlerave financiare. Keshtu te krijonet ideja se ky Gjiknuri e ka kete sektor Ciflig dhe drejtorat qahjallaret e tij .

  9. tea says:

    kjo debilja qe boton ato femrat nudo te tema ka fillu ben intervista . haha sh dobet tema. spranojne te punojne gazetare normalw te tema

  10. tea says:

    kjo debilja qe boton ato femrat nudo te tema ka fillu ben intervista . haha sh dobet tema. spranojne te punojne gazetare normalw te tema

  11. partialia says:

    Ministri thoni cte doni shume i qarte dhe konciz pavaresisht nese ato qe thote jane te verteta…. Gazetarja …oh my good…cfare niveli prandaj tallin bythen politikanet tane ?!!

  12. perkthyesi says:

    Sa per dijeni, zoti Gjiknuri, per industrine minerare nuk keni bere asgje! Pse e them kete? Se pari duhet te shpartalloni e te zhdukni sa me pare parcelizimin e zonave te dhena me license! Se dyti, shfrytezimi minerar eshte nje profesion shume i veshtire, dhe per kete , kerkon disipline shume te rrepte shkencore. Se treti, a ka marre ne konsiderate qeveria aktuale, licensat e leshuara nga qeveria paraardhese, dhe zullumet qe ka bere me dhenien e tyre? Mos harrojme se pasuria minerare eshte pasuri publike, dhe do trajtuar rreptesisht si e tille, pra, a eshte vene njeri para pergjegjesise, apo vetem fja;e si zakonisht. Se fundi, por mund te mos jete e fundit per nga rendesia, pse vonohet kaq shume dhenia e licensave per disa kompani te huaja (fjala eshte per ata qe jane ne proces gjyqesor prej kaq vjetesh, dhe a mban njeri pergjegjesi per kete situate. Pa investime te huaja, situata e tregut te punes mbete mizerabel, dhe kjo do gjeneroje papunesi, krim, korrupsion etj, etj. Ngelemi te shpresojme se do gjeni nje zgjidhje, se fundja prandaj u votuat! Faleminderit!

  13. Albi says:

    Iku koha kur njerezit vidhnin energji dhe nuk paguanin. pastaj ankoheshin se u ndalohej energjia nga defektet. turp por ne kete nivel ka qene ky vend dhe tani duket se u mor vesh qarte nuk ka me energji pa paguar faturen.

  14. alti says:

    Per minierat dhe hidroenergjitiken , ministri Gjiknuri u pergjigj me detaje dhe foli per permiresim te menaxhimit te ketyre burimeve ekonomike ,por gazetarja nuk e pyeti per koncensionet e naftes , si Bankers Petrol dhe stream oil , qe sipas KLSH nuk kane paguar ndaj shtetit shqiptar prej 500 milion $ ,sidomos evazioni per renten minerare . Nje pyetje mund te ishte se cfar ka bere ministria e energjitikes per shitjen e Alpetrolit ,ne kohen e qeverise se PD ,ku garant ishte Patton Bogs ,ku garancia ishte 80 milion $ qe akoma nuk ka kaluar ne buxhetin e shtetit . Nuk u pyet per TEC-in e Vlores qe kushtoi 100 milion$ me orientim te Bankes Bopterore dhe sot akoma nuk punon . Kush e mban pergjegjesine per keto krime ekonomike ne dem te shtetit shqiptar ?

    1. eldo says:

      Po pse mo Alti kjo qeveri e ka fajin per vjedhjen e Berishes me privatizimin e albpetrolit?!?! Shko pyet prokurorine pse ka mbyllur dosjen se nuk heton ministria por prokuroria. E njejta gje edhe per TEC-in e Vlores mos valle duhet tia vesh fajin gjiknurit per ate cka beri berisha?!?! Per bankers me sa kam degjuar qeveria eshte ne konflikt me kompanine pikerisht per shkak te deklarimeve dhe shpenzimeve. Aaaa mos do thuash edhe bankersin e solli ministri. Aman kur kritikoni mbani kembet ne toke mos fluturoni kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje