Pellumb Kulla tallet me nje lajm tek Tema Tv...Dhe ka të drejtë!

23 Korrik 2015, 18:37Kulturë TEMA
Pellumb Kulla tallet me nje lajm tek Tema Tv...Dhe ka të drejtë!

Shkrimtari i njohur Pëllumb Kulla, ka çuar një shënim të vogël ku tallet me një lajm të Tema TV.

Objekt i talljes është bërë fakti që reporterja ka përsëritur mbi tre herë një frazë të Arta Dades. Ja thumbi i tij.

 

Folësja në studjo, (që shihet, me zë të qetë): “Deputetja Arta Dade sot në Kuvend kërkoi që të vihet drejtësi për të gjitha krimet e pazbardhura në vend.”  (Ndërrojnë pamjet)

 

Gazetarja në terren, (që nuk shihet, me nota më të larta): “Deputetja Arta Dade, sot në Kuvend, kërkoi që të vihet drejtësi për të gjitha krimet e pazbardhura në vend.”  (Ndërrojnë pamjet)

 

Zonja Dade, (që shihet, në folësen e Kuvendit): “Kërkoj që të vihet drejtësi për të gjitha krimet e pazbardhura në vend…”

 

TV TemA mund ta kishte përsëritur edhe disa herë të tjera, që deputetja Arta Dade, sot ne Kuvend kërkoi drejtësi për të gjitha krimet e pazbardhura, por unë edhe me kaqë pak herë sa u tha, se zonja Dade paska kërkuar sot, që të vihet drejtësi për të gjitha krimet e pazbardhura në vend.”  , e kuptova. E kuptova sepse unë jam inteligjent… Më vjen keq për ju, të tjerët që  deshët më shumë përsëritje!

4 komente në “Pellumb Kulla tallet me nje lajm tek Tema Tv…Dhe ka të drejtë!”

  1. mimmo says:

    PELLUMB KULLA ! ! KURDOHERE I KENDSHEM , ME HUMOR FIN ! I MIREPRITUR NE TE GJITHA SHKRIMET ! FALENDERIME TE PERZEMERTA ! !

  2. Euro Maloku says:

    Po per ato te zbardhurat si mendon Arta..?

  3. Ing, Prof. Dok, Doc i madherishem Tarras Zhapkoqi says:

    Edhe nje nje gabim te vockel fare beri Tema Tv dhe cfare thumbi te hatashem i paska keputer Kulla! Po sikur te kishte bere te njejtin gabim edge gazeta tema ne ndonje titull?

  4. joel shkodra says:

    Po per gabimet gjuhesore, per te cilat ju kam shkruar shpesh, pothuaj per çdo shkrim e per çdo lajm, ç’mendon shkrimtari Kulla? Dikur ka qene rubrika “Xhevahire shtypi”. Po sot? Per mendimin tim me te renda jane gabimet gjuhesore se sa nje perseritje e thjeshte disa here e nje lajmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje