Sopranoja e njohur shqiptare me famë botërore Inva Mula është duke realizuar me kompozitorin Lorenc Antoni një këngë himn për nobelisten shqiptare të paqes Nënë Tereza.
Himni mban titullin e poezisë së saj “Lamtumirë”, që Gonxhe Bojaxhiu e shkroi vetë gjatë udhëtimit nga Irlanda për në Kalkutë të Indisë.
Nisma u çel në dhjetorin e kaluar në Shkup teksa mbahej simpoziumi për njëqind vjetorin e Dom Zef Rama pagëzuesi i Gonxhe Bojaxhiut.
Gazetares së njohur Diana Toska i lindi ideja që poezia e krijuar nga vetë Nënë Tereza, të shërbente si një këngë bekimi për të gjithë njerëzimin.
Melodinë e këtij himni e ka krijuar një kushëri i saj Lorenc Antoni me kërkesë të Dom Lush Gjergjit pak kohë para se ky i fundit të ndërronte jetë.
Teatri Kombëtar i Operas dhe i Baletit të Shqipërisë nisi mbrëmë të regjistrojë melodinë e himnit të Nënë Terezës.
Orkestrës simfonike të Shqipërisë iu bashkuan edhe instrumentistë nga filarmonia e Kosovës dhe kori i saj, si dhe muzikantë e artistë të tjerë nga Maqedonia.
Kompozimin e Lorenc Antonit e orkestroi dhe e luajti në piano Genc Tukiçi, ndërsa soprano Inva Mula interpretoi himnin para të gjithëve.
Organizatorët mendojnë që himnin e Nënë Terezës ta paraqesin zyrtarisht në publik më 5 shtator, ditën ndërkombëtare të bamirësisë.
Atë ditë në sheshin Nënë Tereza të Prishtinës pritet të mbahen manifestime të shumta me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve nga rajoni.
Autorët besojnë se himni i Nënë Terezës transmetojnë mesazhe të fuqishme universale, fetare dhe kombëtare, të cilat frymëzojnë të rinjtë për të vazhduar rrugën e bamirësive të Nënë Terezës.
Himni u krijua 1 vit para se Vatikani do të shenjtërojnë Nënë Terezën në vitin 2016 dhe ndërkohë në Prishtinë janë hedhur themelet për të ndërtuar shtëpinë e Nënë Terezës.
Autorët besojnë se kënga për Nënë Terezën mund të përdoret kudo nëpër botë në çdo veprimtari kushtuar asaj.
Ide e gjetur. Shpresoj te kete shume sukses. Me vjen çudi qe nuk gjej reagime per kete nisme kaq te bukur, fisnike dhe patriotike. Sikur te ishte shkruajtur ndonje gje per çiljeten apo ate anxhelen, apo si quhet, do te ishte bere nami me komente admirimi!
Ca jane keto budalliqe. Akoma duke shfrytezuar fene duan te bejne para keta? ik or se late nam. nene Tereza eshte figur ee nderuar por per kete mudn ta kishte bere dhe artiste qe jetojne ne Shqiepri. na u be inva mula si Dj Aldo, Si vjen turp
“Nena Tereze ishte e para ajo qe me beri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shume krenar qe plotesova nje detyre morale ndaj saj dhe ndaj vlerave te lirise”. (B.Clinton) Kete deklarate z. Clinton e dha ne vitin 2002 kur foli per ndihmen e Sh.B.A. dhene Kosoves.
Te lumte z.Mula,artiste me fame boterore.Me vepra te tilla lartesohet kombi yne.I lumte edhe biznismenit te njohur kosovare dhe bashkeshortit te Inves qe ndihmon financiarisht,ne c’do aktivitet kombetare artisten e madhe.
Vlera e artisteve te medhenje eshte jo vetem dija e tyre ,por me shume fantazija e tyre qe superon dijen,dhe keshtu ato bejne gjera te vecanta nga te tjeret .Brravo frymezuesve dhe realizuesve te kesaj ideje madheshtore ,ne nderim te figures me te madhe boterore si NENE TEREZA.
Zoti Jeronim (ieronimos) greqisht emri tend I shenjte ieros, ne qofte se ky vend me kulture, identitet, histori, civilizim Greke te pakten tre kater mije vjet eshte figura e pare per zotin (Vasil Klinton (bill) anglisht atehere ne jemi te mbaruar me kete figure politikisht te fabrikuar nga mediat dhe qellimet Perendimore.
Cka bere ajo per Albanistanin?
Per njerezimin me parate e Vatikanit qe misioni isaj ishte konfliktual duke I ndryshuar besimin atje ku shkoi, se ndryshe nuk shpjegohet idiotlleku dhe injoranca qe ka pllakosur kete vend historike te kthyer ne nje pike gjeografike,
Po Atletin e Krishterrimit Jeorgios Kastriotin ce bete?
Apo nuk e ka mbaruzr akoma kursin e 100 metershit se jane te zinjte te paret.
Apo nuk e di Vasili Klinton se eshte Orthodoks Ai sic Theofan Stilian Mavromatis qe Amerika nuk e njohu si kryeminister se qe me Skenderbeun dhe nuk donte nje figure miqesore me Greket.
Beni pyetjen pse ju”duan” kaq shume juve qe ju quajti Bushi nje vend myslimane d.m.th nje shtet lavire qe sa te jete jeta te bej cfare thone Amerikanet, gjoja se duan paqe, kur me drejte e bene Jugosllavine Corape, kurse per ne qe e konsiderojme Kombin tone Ilyro Epirote, Maqedone etj Nje per mijera vjet nuk e beren ate me Turqit kunder Grekeve, Kurdheve, Armeneve!
Jo ve, por kokove.
Filoni tani si per “shokun”e dashur Enver per dita e Enverit d, m.th dita e Terezes, java e Terezes, viti I Terezes.Ju jini Pellazge qe shiteni per dy franga?
Njehere Vasil, Panajot, Stavro per 1000 vjet Bizant, pastaj Ahmet, Sulltan, Enver, Mahmut, Sulejman, pastaj Clirim, Pajtim, Fitim, Punetor, Festim, tani Erion, Elona, Esiona, Besida, Ariola.
Cfare kombi I bukur!