Rama mbledh në një darkë në Surrel deputetët dhe ministrat e PS-së, mungon Blushi

24 Korrik 2015, 10:18Politika TEMA
Rama mbledh në një darkë në Surrel deputetët dhe

 

Kryeministri Rama ka shtruar një darkë për deputetët socialistë në mbyllje të sesionit parlamentar. Darka është organizuar në kompleksin turistik “Chateau Rexhekri” në Surrel, një nga vendet e frekuentuara nga vetë Kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë kishte lajmëruar deputetët e tij për në orën 20:00 për të qenë në kompleksin ku do të zhvillohej darka, por për shkak se votimi i marrëveshjeve në Parlament zgjati deri në orën 20:30, deputetët u grumbulluan në Surrel rreth orës 21:00.

Mësohet se në darkë ka munguar deputeti socialist Ben Blushi, i cili ka debatuar ashpër me Kryeministrin Rama në mbledhjen e një jave më parë në Asamblenë Kombëtare për mandatin e skaduar të kryetarit të partisë.

Gjithashtu, të ftuar mësohet të kenë qenë dhe ministrat socialistë të kabinetit qeveritar, por jo ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

2 komente në “Rama mbledh në një darkë në Surrel deputetët dhe ministrat e PS-së, mungon Blushi”

  1. Alkidi says:

    Pash idealin e partis mos na e harro Cucen e mirdites Mriken.

  2. al paci says:

    Kush e pagoj darken ketyre deputeteve, apo ne qorrat qe paguajm taksat. Jam i sigurt se kjo drek ka kushtuar me shum se rritja mujore e pensjonistave. Turp per ramen me keq se berisha po ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje