Josip Juratovic, SPD, MdB, während der Sitzung des Ausschuss für Arbeit und Soziales., Abgeordneter, Portrait
Ordnungsnummer: 2517646
Name: Juratovic, Josip
Ereignis: Ausschusssitzung
Gebaeude: Paul-Löbe-Haus, Sitzungssaal
Fotograf: Simone M. Neumann
Bildnachweis: Deutscher Bundestag/Simone M. Neumann
Nutzungsbedingungen: http://www.bundestag.de/wissen/archiv/sachgeb/bilda/bildnutz.html
Es werden nur einfache Nutzungsrechte eingeräumt, die ein Recht zur Weitergabe der Nutzungsrechte an Dritte ausschließen
Nga Luljeta Progni
“Durimi i Gjermanise nuk do të jetë i përjetshëm dhe dera e hapur do të mbyllet sërisht”, kështu është shprehur deputeti gjerman Josip Juratoviç. Në një intervistë për Tema Tv, Juratoviç thekson se Ballkani Perendimor ka marrë një shans të vetëm, që Gjermania, një anëtare me peshë në Bashkimin Europian, të kujdeset për rajonin, por se vendet e rajonit duhet ta shfrytëzojnë efektivisht këtë shans. Deputeti gjerman flet për rëndësinë e vizitës së kancelares gjermane në Tiranë, por edhe në Beograd. Juratoviç shprehet se Shqipëria duhet të bëjë hapa cilësorë për reformën në drejtësi, duke theksuar gjithashtu se konsensusi politik mes mazhorancës dhe opozitës është me shumë rëndësi për t‘i dhënë vendit një imazh tjetër nga ai i deritanishmi, atë të bashkëpunimit mes palëve për të bërë hapa cilësorë drejt Bashkimit Evropian. “Kryeministri Rama nuk mund ta bëjë i vetëm Shqipërinë të gatshme për Bashkimin Europian, përkundrazi kjo është një detyrë e gjithë vendit. Imazhi i Shqipërisë jashtë është i formuar nga kundërshtitë e mëdha midis qeverisë dhe opozitës. Këto nuk janë kushte të mira për nje rrugë të shpejtë drejt Bashkimit Europia” shprehet deputeti gjerman i angazhuar si raportues në Bundestagun gjerman, për Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit.
Vizita e zonjës Merkel në rajonin e Ballkanit është pritur me interes të veçantë. Cili ishte mesazhi i kancelares me anë të kesaj vizite për vendet e këtij rajoni?
Me vizitën e saj zonja Merkel e bën edhe njëherë të qartë: E ardhmja e Ballkanit perendimor është në Bashkimin Europian. Me anë të kesaj vizite ajo ripohoi angazhimet e Selanikut në vitin 2003. E rëndësishme është vizita e saj në Beograd. Nese Serbia, si vendi më i madh në rajon, bën përparime në procesin e saj integrues në BE, atëherë kjo shpalos efektin e saj në të gjitha vendet e rajonit.
Konferenca e Berlinit për vendet e Ballaknit Perendimor tregon qartë se Gjermania është e angazhuar dhe prezente në rajon. Çdo të thotë ky proces për perspektiven e rajonit?
Ballkani Perendimor ka marrë një shans të vetëm, që Gjermania, një anëtare me peshë në Bashkimin Europian, të kujdeset për rajonin. Megjithatë Gjermania është vetëm hapësi i derës. Në derën e BE-së duhet që vendet e Ballkanit Perendimor të kalojnë vetë. Aktualisht Europa ka me të vërtetë probleme të tjera ndryshe nga Ballkani Perendimor dhe durimi i Gjermanise nuk do të jetë i përjetshëm dhe dera e hapur do të mbyllet sërish. Për këtë arsye vendet e Ballkanit Perendimor duhet ta shfrytëzojnë kohën dhe në mënyrë konstruktive të shtrojnë shpejt rrugën drejt BE.
Nga pikëpamja juaj, çfare roli ka Shqipëria në rajon?
Një Shqipëri konstruktive mund të jetë motori për integrimin e vendeve të Ballkanit Perendimor në BE. Vizita e zj. Merkel në Tiranë dëshmon që Europa i beson Shqipërisë. Krahas gadishmërisë për reforma të brendshme politike, i rëndësishëm është edhe bashkepunimi me Serbinë dhe distancimi nga nacionalizmi. Të gjithë aktorët e rëndësishëm politikë duhet të bëjnë të qartë heqjen dorë nga një përfytyrim romantik i Shqipërisë së Madhe dhe të shprehen qartë për pandryshueshmerinë e kufijve në Ballkanin perendimor.
Sa i përket investimeve gjermane, çfare duhet të bëjë Shqipëria për të tërhequr sa më shumë investitorë gjermanë?
Investitorët janë prezentë në ato vende ku rreziku është më i ulët. Një pranim i të gjithë aktorëve politikë mbi integrimin në BE dhe përparimë të rregullta në procesin e anëtarësimit në BE janë për Shqipërinë rruga më e mirë për t’u bërë tërheqëse ndaj investitorëve. Më e rëndësishme së vështrimi drejt Gjermanisë është vështrimi në rajonin e afërm. Shqiptarët krenarë duhet të kenë të drejtën, të jenë më shumë se një bankë pune për BE-në. Ekonomia shqiptare para së gjithash do të rritet nëse marrëdhëniet tregtare me vendet e tjera të Ballkanit Perendimor do të përmirësohen.
Sa i përket hapave përpara drejt BE, Shqipëria sapo ka mbyllur një proces zgjedhor, atë të 21 qershorit. Si e vlerësoni ju këtë proces në raport me zgjedhjet e shkuara?
Rezulati i zgjedhjeve tregon se kryeministri Rama ka një mbështejte të madhe për politikën e tij dhe kursin e tij në rrugën drejt BE-së. Nga njëra anë kjo është për tu përshëndetur. Nga ana tjetër tregon gjithashtu një defiçit të madh: me aq sa unë mund të gjykoj, për zgjedhjet lokale ishin vendimtare temat e përgjithshme dhe jo ato të problematikave vendore. Një demokraci funksionale përbëhet nga shume fusha politike sovrane. Shume çeshtje të cilat i prekin njerezit drejperdrejtë vendosen në instancat lokale. Zgjedhesit duhet të vendosnin edhe nga pikepamjet lokale. Këtë ata mund ta bënin nëse partitë do të hynin në zgjedhje me programe lokale. Gjithasthu nuk është demokratike nëse kryetarët e partive emërojne kanditatët për bashki. Në vend të kësaj duhet të jetë detyra e anetarëve lokale të partisë të zgjidhnin me një proces demokratik një kandidat për bashki. Defiçitë ka edhe në kulturen demokratike brenda partive shqiptare.
Reforma e sistemin të drejtësisë është kushti paraprak më i rëndësishëm për të filluar negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. A mendoni ju se Shqipëria në vjeshtë do të jetë gati, siç premtoi kryeministri Rama?
Është e mundur. Megjithatë Shqiperia duhet të bëjë përpjekje të mëdha. Kryeministri Rama nuk mund ta bëjë i vetëm Shqipërinë të gatshme për Bashkimin Europian, përkundrazi kjo është një detyrë e gjithë vendit. Imazhi i Shqipërisë jashtë është i formuar nga kundërshtitë e mëdha midis qeverisë dhe opozitës. Këto nuk janë kushte të mira për nje rrugë të shpejtë drejt Bashkimit Europian. Nëse të gjithë aktorët politikë në Shqipëri do të mendonin seriozisht, do të linin pas armiqësitë dhe bashkarisht t‘ia dilnin mbanë për të plotësuar kushte për fillimin e procesit të negociatave.
Supozojme se Opozita nuk bashkpunon me Qeverine ne nderrmarjen e asnje Reforme..C’fare ndodh??Shqiperia nuk hyn ne BE??!!Menjefjale duhet te bejme njeri normal Saliun,qe te hyjme ne BE??Ose te presim sa te vdese??Keto dokrrat e Evropianeve jane shume te bukura.Jane qesharake dhe tallje me inteligjencen e qytetareve Shqiptare.Reformat behen nese numrat jane te mjaftueshem.Opozita duhet degjuar dhe duhet ftuar ne Hartimin dhe votimin e Reformave.Nese Opozita nuk ka asnje interes ne kryerjen e reformave dhe nuk merr pjese,sipas Evropes,vendi ngec ne vendnumero.Kjo hipoteze eshte qesharake dhe tallje shume e madhe.
me nje fjal pa fut salehin ne burg ska europ
Negociatat duhet të kishin përfunduar por pedofilët e be-s sërish luajn me ne.
Me gjuhe diplomatike kritikohet fort qeveria dhe kryeministri shqiptar
Ne te kundert more Plak ‘Kryeministri RAMA nuk mund ta beje i vetem Shqiperine te gateshme per ne BE’ dhe i drejtohet direkt opozites qe kjo eshte nje detyre e gjithe vendit.
Po kur u be edhe nje juratoVIÇ gjerman moreeeeee. Po turp nuk i vjen?!
Perse i duhet Evropes nje shtet arab me 87% sunite si Albanistani!!!??
do te ishte me mire,qe tia linin vetem ne doren e Rames ,per cdo gje ,sepse vetem ai eshte i interesuari me i madh i te gjitha koherave ,per ta rregulluar Shqiperine dhe per futjen e saj ne BE.
kurse ,per delenxhinjte antishqiptare,ti lene ne mjerimin e tyre,sepse po te donin te futeshin ne BE,do ta kishin bere te pakten nga viti 1995.
ata njerez ,jane fatkeqesia e kombit dhe nuk ka pse te quhen opozite,kur jane
distruktive !
Ti Turkofagos je pak idiot, por nuk ke faj te kane bere greket ashtu… edhe une orthodoks jam, nga Korca bile, edhe me dy nenshtetesi , dmth edhe greke, por po te kisha vetem nje alternative, do zgjidhja ate qe te jetoja me muslimanet shqiptare( jo disa terroriste arabe qe ka aty qe ju duket vetja si shqiptare) sesa me orthodokset greke. Mbaj mend fjalet e te ndjeres stergjyshes time kur thoshte” larg grekut pa te tjerat zgjidhen”. Muslimanet e vertete shqiptare nuk jane ekstremiste te fese, ashtu sic nuk jane as orthodokset te cmendur pas zotit, kush beson deri ne humbjen e vetes ne nje zot per mua eshte psihopat. Zoti ose natyra na dha koken , duart kembet, dhe ne duhet ti perdorim ato, jo te presim mrekulli nga zoti, ne jemi te zotet e vetes. Kam shume shoke muslimane shqiptare qe do te shkoja shume larg pas tyre por asnje orthodox grek qe ta kem besim. Turkofagos ki kujdes, se ate dite kur do ti njohesh vertet greket, do jete shume vone dhe do te kete ikur jeta. Behu mendjehapur, nuk ka te beje feja, ka te beje njeriu. Tungjatjeta.
like
Pe Devolli je ti mo!!?? a i mbolle cironkat!!??
ti zjeshe korraket sunite e tiu pish lengun………st’arxidia mas!
Tano,plotesisht dakord me ju,une i kam thene nje here e mire nja dy fjale tfgs,nuk merrem me me ate,shqiptaret nuk vuajne nga fete,myslymanet e shqiperise nuk duan te dine nga kjo pune,im gjysh betohej per ate diell,per kete buke,ndersa ime ate datelindja 1905, nuk ka qene asnje here ne xhami.Ne fashatin tone as nuk i kane lejuar te tjeret qe te ndertojne xhami.Ndihen ne paqe me vehtveten dhe per 25 vjet demokraci nuk ka ndodhur asnje incident,asnje vjedhje e asnje vrasje.Natyrisht ne cdo komunitet ka dhe njerez pa kulture e te pa arsimiuar qe bien pre e dallkaukeve,por qytetaret shqiptare te tre besimeve nuk i manipulojne dot.Une kam krushqi me ortodoks e ndihemi shume mire me njeri tjeterin.Keto jane te veretetat.Me rezulton se femijet qe lindin nga prinder me fe te ndryshme dalin shume me te zgjuar se ata qe lindin nga e njejta perkatesi fetare.Kete fakt e kam te vertetuar nga praktika.Nuk e di se si mund te spjegohet.