Kurdët akuzojnë Turqinë se po pengon forcimin e territorit të tyre

29 Korrik 2015, 11:17Bota TEMA

Lideri i Partisë pro-Kurde në Turqi, Selhattin Demirtas, ka deklaruar se përpjekja e Turqisë dhe SHBA-së për të krijuar një zonë të sigurt në Siri nuk synon të luftojë ISIS por të ndalojë kurdët të formojnë një shtet autonom.

Demirtas gjatë një intervistë për BBC i bëri thirrje Turqisë dhe PKK-së të ulin armët dhe të vazhdojnë procesin e paqes.
“Qeveria turke është e shqetësuar seriozisht nga përpjeket e kurdëve për të krijuar një shtet autonom në Siri. Zona e sigurtë është krijuar për të ndaluar kurdët jo ISIS. Në fakt Turqia duhet të bashkëpunojë me forcat kurde për krijimin e kësaj zonë” ka thënë ai për BBC.
Javën e kalur Turqia u godit nga një sulM terrorist që shkaktoi 32 të vdekur. Shteti turk i cilëson PPK-në dhe ISIS si organizata terroriste.
Ndërkohë , Presidenti Erdogan është shprehur se se është e pamundur të vazhdohet procesi i paqes me ata që kërcënojnë unitetin kombëtar. Dekkarata u be pas takimit të jashtëzakonshëm të NATO-s, ku 28 vendet anëtare diskutuan atë që e quajtën kërcënimi ndaj Turqisë. Në fund të takimit, perfaqëusesit e NATO shprehen mbështetjen e fortë për Turqinë.

1 komente në “Kurdët akuzojnë Turqinë se po pengon forcimin e territorit të tyre”

  1. me thene te drejten says:

    FREE KURDISTAN!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje