PD, komision organizativ për 25 vjetorin e themelimit

31 Korrik 2015, 11:36Politika TEMA

Drejtuesit e Partisë Demokratike dhe ata të grupimit “Dhjetor 90”, vendosën sot ngritjen e një komisioni organizativ për përkujtimin e 25-vjetorit të krijimit të kësaj partie.

Sipas një njoftimi për shtyp nga PD, nisma synon të risjellë në kujtesën e shoqërisë shqiptare momentet dhe mesazhet kryesore të ndryshimit historik të Shqipërisë, konkretisht rënien e komunizmit.

“25 vjetori i Lëvizjes Studentore, që u finalizua me legalizimin e pluralizmit politik dhe me lindjen e Partisë Demokratike, do të jetë  një moment i bashkimit të të gjithë protagonistëve të atyre ditëve historike, ku çdo qytetar protagonist qendror dhe periferik do ta ndjejë veten pjesë të atij ndryshimi të madh që ndau Shqipërinë nga diktatura më e egër e lindjes komuniste dhe e orientoi vendin drejt vlerave të  lirisë, drejt Europës”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Në të saktësohet se pjesë e këtij komisioni organizativ do të jenë drejtues të Lëvizjes Studentore, ish-studentë, pedagogë, intelektualë, etj.

Komisioni do të përgatisë kalendarin e aktiviteteve që do të zhvillohen më 8 dhe 11 dhjetorin e ardhshëm, data këto që përkojnë me Ditën Kombëtare të Rinisë dhe atë të themelimit të PD.

1 komente në “PD, komision organizativ për 25 vjetorin e themelimit”

  1. Tema says:

    Pd-ja pa berishën ësht si familja pa kryefamiljar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje