Një video mbi grabitjen e një banese është postuar në internet, duke shkaktuar habinë e shumë personave që e kanë ndjekur.
Një burrë thyen xhamin e poshtëm të një dere, më pas dëgjohet duke marrë frymë thellë, dhe nis operacionin e vjedhjes së sendeve në banesë.
Burri vazhdon hulumtimin nëpër shtëpi dhe merr gjëra të ndryshme, që i fut në një çantë.
Video e realizuar përmes aplikacionit Periscope, është postuar më pas në internet, nga një burim anonim.
Videoxhirimi, i cili zgjatë një minutë, ka shkaktuar habi, sepse nuk ka ndodhur më parë të postohet në internet ndonjë plaçkitje nga vetë autori i plaçkitjes.
Të gjith kan armë.