MPJ gjermane paralajmëron Stambollin për sulme terroriste

29 Korrik 2015, 17:14Bota TEMA

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka paralajmëruar se mund të ketë sulme në metrotë dhe në linjat e autobusëve në Stamboll, pak pasi Turqia ka filluar sulmet ajrore kundër militantëve kurdë në veri të Irakut, raporton Reuters.

“Mund të ketë rritje të aktivitetit të PPK-së”, ka thënë Ministria gjermane në deklaratën për media, duke iu referuar Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

“Përtej kësaj ka indikacione për sulme të mundshme në metrotë dhe në stacionet e autobusëve në Stamboll”, thuhet tutje në deklaratën e Ministrisë.

Numri i vizitorëve të huaj që vizitojnë Turqinë ka rënë për 2.25 për qind .

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Turqinë e kanë vizituar 14.89 milionë njerëz.

 

2 komente në “MPJ gjermane paralajmëron Stambollin për sulme terroriste”

  1. informatori says:

    Turqine e vizitojne 15 milion njerez ne 6 muaj , sipas shkrimit te mesiperm ; ndersa , vetem qytetin e Firenzes ne Itali , e vizitojne 21 milion njerez ne vit . Gjithe Italine , 120 milion ne vit .

  2. loni says:

    Nuk friksohet Turqia nga “paralajmerimet”

    Ka ardhe koha te shpartallohen te ashtequajtur militante te ISIS (mercenaret e paguar te Judes)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje