FOTOT/Pushimet e Angela Merkel

29 Korrik 2015, 11:51Bota TEMA
FOTOT/Pushimet e Angela Merkel

Njësoj si çdo vit.

Kjo është hera e shtatë që kancelarja gjermane, Angela Merkel, i bën pushimet e saj në Tirolin e Jugut, provincën autonome italiane.

Bild sjell këto foto nga pushimet e Merkel, 61 vjeç, së bashku me të shoqin, Joachim Sauer, 66 vjeç.

Kancelarja pushon rregullisht në të njëjtin hotel me katër yje në fshatin me 400 banorë.

E njëjta pamje në drejtim të dy majave të larta 3900 metra.

Edhe ekskursionet dhe shëtitjet janë të njëjtat.

Në ngjitjet në mal ata udhëhiqen nga legjenda e alpinizmit, Reinhold Messner.

Në mes të gushtit, Merkel kthehet sërish në punë në Berlin.

Tani janë dy javë pushim për të marrë veten nga kriza greke dhe kaosi me azilantët, raporton Bild.

6 komente në “FOTOT/Pushimet e Angela Merkel”

  1. toni says:

    ALTO ADIGE OSE SUD TIROL ME QENDREN KRYESORE BOLZANO DHE FSHATI ESHTE SOLDA MJAFTON KAQ DHE ARTIKULLI ESHTE ME I QARTE … SEPSE JA VLEN TI KALOSH PUSHIMET ATY KU KAM JETUAR 15 VJET

  2. DINAMITI says:

    mire eshte te vije ketej nga Voskopoja dhe te dale per gjueti ….

  3. Marga says:

    Lum si Gjermania,per kete zonje, qe drejton shtetin per 10 vjet.E thjeshte ne jeten qe ben dhe e forte per shtetin qe drejton.

  4. sulo permeti says:

    Le te mesoje dhe “sojlliu “yne,president(pa)Nishan,se si i ben bota e civilizuar pushimet.Maloku i tij , don detin dhe rri me ore te tera duke “thyer “rekorde,shyqyr zotit sivjet ne kane rrene veshet rehat,per notarin e famshes,qe ka mesue notin neper guva.

    1. Sali Berisha says:

      hahahahahahahaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje