FOTO/ Zhdukja e avionit të Malaysia MH370, zbulohen mbetje të reja

30 Korrik 2015, 12:56Bota TEMA
FOTO/ Zhdukja e avionit të Malaysia MH370, zbulohen mbetje të reja

Gati më shumë se një vit nga zhdukja e mistershme e avionit Boeing 777 i Malaysia Airlines, një skuadër specialistësh ndodhet në ishullin Reunion në oqeanin Indian, ku janë zbuluar mbetje, të cilat dyshohet se janë të mjetit të fluturimit MH370.

Mbetjet e gjetura nga trupi i mjetit fluturues i përkasin krahut të tij raporton CNN, të cilat kanë një ngjashmëri të madhe me ato të avionit të zhdukur në mënyrë enigmatike.

Ekspertët janë duke shqyrtuar me imtësi pjesët e gjetura për të parë nëse ato lidhen me Fluturimin e Malaysia Airlines Mh370, tha një anëtar i forcave ajrore franceze në Reunion.

Mbeturinat u gjetën ekzaktësisht në brigjet e ishullit Shën Andre, rreth 380 milje detare nga brigjet e Madagaskarit.

CNN ka të dhëna dhe i mëshon faktit se pjesët e gjetura të aeroplanit i përkasin një Boeing 777, dhe se me shumë mundësi të Malaysia Airlines MH370. Ndër këto të dhëna është dhe një element unik i krahut të “Boeing 777” i cili është parë në foto.

Megjithatë, përpara se të dilet në një përfundim, ekspertë të aviacionit civil do të ekzaminojnë me kujdes pjesët e gjetura, ndërsa vetë kompania malajziane tha se ishte shumë herët për të spekuluar.

Duke qenë se fluturimi MH370 është i vetmi avion Boeing që është zhdukur në zonë, ekspertët mendojnë se ka një mundësi të lartë që pjesët e gjetura të përputhen.

Nëse konfirmohet dyshimi, atëherë do të binin poshtë teoritë që avioni është zhdukur në hemisferën veriore.

Avioni Boeing 777 i Malaysia Airlines po udhëtonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin me 239 persona në bord kur u zhduk pa lënë gjurmë në mars të vitit 2014.

Në fluturimin fatkeq ndodheshin 227 pasagjerë në bord, mes tyre 153 kinezë dhe 38 malajzianë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje