Nga Andrew A. Michta, “Politico”
Edhe pse ende u duket kundërproduktive shumë vetëve, rreziku i luftës në Europë nuk ka qenë kurrë më parë kaq i lartë, që prej fundit të Luftës së Ftohtë. As liderët e fuqive të mëdha të Evropës, nuk kanë qenë kurrë më herët kaq shumë mohues, në lidhje me objektivin politik të Vladimir Putinit – rivendosjes së sferës së influencës nga ana e Moskës – apo sesa shpejt lufta në Ukrainë mund të shndërrohet në një konflikt më të gjerë, përgjatë kufirit verilindor të kontinentit.
Pavarësisht retorikës së ashpër dhe paralajmërimeve të përsëritura për Putinin nga udhëheqja e NATO-s, shumica e kryeqyteteve të Evropës dhe Uashingtoni se çfarë do të ndodhë, nëse ai përpiqet të shkaktojë probleme përtej vijës së kuqe të Aleancës, niveli i përgjithshëm i gatishmërisë ushtarake në Evropë, për t’iu përgjigjur një krize të përshkallëzuar në mënyrë të beftë, mbetet i pamjaftueshëm.
Pas vitesh të tëra të shkurtimesh të shpenzimeve të mbrojtjes, aleatët evropianë janë tashmë në një situatë ku mezi ofrojnë një të katërtën e aftësive ushtarake të NATO-s, me një numër vendesh të paafta për të vepruar jashtë territoreve të tyre kombëtare – një kusht ky thelbësor i përgjigjes aleate, në një rrethanë të paparashikuar.
S’mund të mohohet fakti se dobësia e përgjithshme ushtarake e Evropës, ka luajtur një rol në llogaritjet e Rusisë, jo vetëm gjatë aneksimit të Krimesë dhe përshkallëzimit të konfliktit në rajonin lindor Ukrainas të Donbasit, por që në luftën e vitit 2008 kundër Gjeorgjisë, sfida e parë e drejtpërdrejtë Putinit ndaj rendit normativ të sigurisë, megjithëse jo ende të vetë Evropës.
E thënë thjesht:dobësia shkakton agresionin e mëtejshëm.
Putin ka qenë i suksesshëm në ecjen përpara me projektin e tij, për të rivendosur një sferë e interesi të privilegjuar të Rusisë në Evropën Lindore, kryesisht për shkak se përgjigja perëndimore ka qenë e dobët dhe kontradiktore. Me Shtetet e Bashkuara, të hutuara nga shpërbërja e Lindjes së Mesme dhe konkurrencës në rritje gjeostrategjike të Kinës, përballja me agresionin e Rusisë në Ukrainë u shndërrua në një projekt evropian, ose më saktë gjerman, me Uashingtonin që ofron mbështetje.
Vetëm kohët e fundit, SHBA-ja ka filluar të lëvizë përtej stërvitjeve ushtarake, duke ofruar pajisje për Poloninë dhe shtetet balltike.
Në pjesën më të madhe, retorika e lartë bombastike që e dënon agresionin e Rusisë, është shoqëruar me gjysmë-masa, përsa i përket sanksioneve ekonomike, dhe çerek-masa ose më pak, kur është fjala për një përgjigje ushtarake.
I ashtuquajturi “rigarantim ” i aleatëve të NATO-s përgjatë kufirit verilindor, deri më tani ka rezultuar në stërvitje të kufizuara ushtarake, me trupat amerikane që shëtisin në rajon dhe kthehen sërish në bazën e tyre në Gjermani, dhe me vendimin më të fundit për të vendosur tanke dhe pajisje në një pozicion të paracaktuar për 5 mijë trupa.
Ndërkohë Perëndimi ç’armatoset
Qëkur Berlini pati deklaruar që në fillim se “nuk ka zgjidhje ushtarake” në Ukrainë, Kievi është bërë në një vend strategjik i askujt, dhe është çështje kohe para se faktorët e kombinuar ekonomikë dhe ushtarakë, të sjellin dështimin e shtetit dhe më tej ndarjen e tij.
Por pa ndihmën e konsiderueshme ushtarake ndaj Ukrainës për ta armatosur ushtrinë e saj, Rusia mund të mendojë lirshëm hapat e mëtejshëm, qoftë ky një tjetër aksion në Ukrainë apo nxitjen e tensioneve etnike në Balltik, ose ruajtja e kushteve aktuale gjysmë të ngrira në vend ose zgjedhja për të përshkallëzuar situatën.
Nëse kjo e fundit ndodh, ky inkursion në territorin e NATO-s, do të testojë besueshmërinë e Aleancës, në një kohë kur konsensusi mbi solidaritetin e aleatëve është në dyshim. Rreziku i luftës në Evropë, është rritur paralelisht me demilitarizimin progresiv të kontinentit, si në aspektin e trupave dhe pajisjeve, ashtu edhe në imazhin e përgjithshëm publik. Shpenzimet e mbrojtjes në thuajse të gjitha vendet evropiane të aleancës janë zvogëluar në 1.5 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, dhe vazhdojnë të bien më tej.
Kontributi i Evropës tek aftësitë ushtarake të NATO-s, që një dekadë më parë përbënte rreth gjysmën e forcës së saj, sot është në më pak se 25 përqind, dhe kjo shifër është gjithashtu në rënie. Disa vende në Evropë, duke përfshirë edhe ato të mëdha, e kanë dhjetuar armatimin e tyre, duke vënë kësisoj në pikëpyetje gatishmërinë e tyre për të dislokuar në fushëbetejë më shumë se disa mijëra trupa.
Situata është edhe më e tmerrshme, kur bëhet fjalë për logjistikën dhe transportin. Sot, Shtetet e Bashkuara sigurojnë 70 përqind të të të gjitha shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s. Procesi i demilitarizimit të Evropës gjatë dekadës së fundit, ka përkuar me modernizimin ambicioz ushtarak të Rusisë, me një shumë prej 700 miliardë dollarësh, dhe programet që synonin të prezantonin gjeneratën e ardhshme të forcave të blinduara, avionë dhe raketa dhe modernizimin e forcave bërthamore.
Edhe pse shpenzimet e Rusisë, s’mund të krahasohen me buxhetin e mbrojtjes së SHBA-së, të dhënat tregojnë një ndryshim të rëndësishëm të paradigmës, kur merret në kontekstin e ekuilibrave të pushtetit rajonal në rajonin e Evropës Qëndrorë Nordike dhe Balltike.
Rusia ndërkaq, gëzon avantazhin e qartë të pasjes tashmë të programeve konkrete, ndërsa skandinavët, balltikët dhe polakët po përpiqen të mbushin boshllëqet në sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore, si dhe forcave kundër mjeteve të blinduara, dërsa të gjithë kërkojnë nga Shtetet e Bashkuara t’u ofrojë siguri dhe një sasi e vogël parandalimi kundër Rusisë.
Pavarësisht nga përpjekjet e lavdërueshme të polakëve dhe balltikëve- Polonia dhe Estonia janë tashmë ndër 5 vendet e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, që në fakt plotësojnë 2 përqind të PBB-së, sipas zotimit të dhënë në samitin e fundit të NATO-s – angazhimet e tyre për modernizime të reja, s’mund të kompensojnë prirjen e përgjithshme të rënies së vazhdueshme të shpenzimeve të mbrojtjes në të gjithë Evropën dhe NATO, që sipas vlerësimit të vetë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, do të tkurret përsëri nga 942 miliardë dollarë në vitin 2014 në 892 miliardë këtë vit.
Rreziku më i madh i përshkallëzimit të kërcënimit mbetet tek shtetet balltike, të cilat janë ende në një masë të madhe të pambrojtshme në rastin e një konflikti total me Rusinë, dhe madje do ta kishin të vështirë për t’u përshtatur me një skenar hibrid, në të cilin Putini e ngriti enklavën rusisht-folëse, për të testuar kohezionin dhe aftësinë e NATO-s për t’u kundërpërgjigjur.
Mbështetja e Moskës për konfliktin që zien në Ukrainën Lindore – në të cilin ajo mund të nisë një offensive tjetër – dhe retorika luftarake kundër aleancës së NATO-s, ndërhyrja në hapësirën ajrore, dhe stërvitjet në formën e bombardimeve kundër caqeve skandinave dhe të Evropës Qëndrore, që u rritën në mënyrë eksponenciale vitin e kaluar, u kombinua me shantazhin e Rusisë kundër NATO-s se do të përdorë armët bërthamore, me kërcënime për dislokimin e mbushjeve shtesë në Kaliningrad dhe Qarkun Ushtarak Perëndimor.
Duke pritur të papriturën
Duhet gjithashtu të jetë e qartë se Vladimir Putin, është i vendosur të rrisë presionin, pavarësisht sanksioneve ekonomike dhe kundërlëvizjeve të NATO-s, për shkak se ai i ndjen mosmarrëveshjet mes aleatëve, sidomos kur është fjala që evropiano-perëndimorët t’u vijnë në ndihmë aleatëve të tyre të rinj në Balltik dhe rajone të Evropës Qëndrore.
Rreziku i një lufte në Evropë, është më i madh sot se një vit më parë, për shkak se aleatët nuk e shfrytëzuan kohën kur samiti i Uellsit dërgoi një mesazh të qartë përforcimesh dhe parandalimi përgjatë kufirit rus të NATO-s. Putin është ende i bindur se loja e përshkallëzimit dhe de-përshkallëzimit të tensioneve ka ende vend për t’u luajtur.
Në fund të fundit, është diccka akademike të përpiqesh të marrësh me mend qëllimet përfundimtare të Putinit, dhe debatuar nëse ai do të jetë i kënaqur me fitimet aktuale territoriale në Ukrainë, apo të shkojë më tej.
Ajo që ne dimë, është se ç’kuilibri i pushtetit në rajonet e Evropës Qëndrore, Veriore dhe Balltike përbën kërcënimin e vërtetë të luftës, dhe se pa baza të përhershme të SHBA-së dhe aleateve, në vendet përgjatë kufirit të NATO-s. s’mund të ketë përmbajtje të mjaftueshme kundër një veprimi të supozuar rus, qoftë kjo luftë hibride apo konvencionale.
Për ata në gjirin e udhëheqjes politike të Evropës dhe komunitetin e analistëve, që vazhdojnë të mos e besojnë një skenar të tillë ekstrem, kini parasysh sa pak besonin se ishte e mundur një vit më parë që Krimea të pushtohej dhe aneksohej nga Rusia, dhe Ukraina të zhytej në luftë. Kur është fjala për Rusinë e sotme të Putinit, prisni të papriturën – ose më mirë të njëtën sjellje.
Shënim:Andrew A. Michta është profesor në Naval War College në SHBA dhe një anëtar i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS). (bota.al)
Ky qe ka bere kete artikull eshte jo vetem propagandues por dhe manipulues. Putin mbron vendine tij dhe as ka lidhje fare me kercenime ndaj evropes. Eshte Nato qe i ka vajtur rusise tek kufijte. dhe evropa e ka sulmuar gjithmone rusine qe ne kohen e Napolobnit deri me Hitlerin. Ekta artikuj jane pislliqe.
perendimi na c armatosi edhe ne se gjoja ishin komuniste disa ishin jashte kohes po shume arme ishin te mira akoma policanin e mbyllen as fisheke nuk te lene te prodhosh se duan qe ti blesh tek ata te jesh i varur prej tyre ska gje se kemi naton na mbron nato serbi nuk eshte budall qe se mbyll zastaven sdo zoti nuk behet lufte se mut na ben serbi edhe greku per 24 ore skemi 1 tank apo avion
E shikoj qe te pelqen zbori me teorine “gjithe populli ushtar” dhe nje shtet si Korea e Veriut, megjithese me pare te keshilloj te besh zbor per drejtshkrimin e gjuhes shqipe qe te nderosh ate emer qe mban!
E llogjikshme eshte qe ato armatime, tanke e disa aeroplane te tipit sovjetiko-kinez nuk mund te perballoheshin e rifreskoheshin me “forcat tona” ne nje periudhe vetizolimi nga e gjithe bota, te pakten ne 15 vitet e fundit te diktatures.
Dhe ky vetizolim solli dhe vetshkaterrimin e ekonomise dhe te shtetit dhe si rjedhoje edhe shkaterrimin e ekonomise se mbrojtjes. Mos harrojme ketu se gjithe pasuria e mbrojtjes e mbetur mbas diktatures kaloj ne duart e turmave qytetare nga anarshia e vitit 1997.
Megjithese nuk prodhon asgje ne vend, megjithese je vendi me i varfer i rajonit, vazhdon te kerkosh nga nje shtet, qe nuk ndihmon dot qytetaret me nevojat me minimale te jeteses, qe taksat e marra nga qytetaret te mos i perdori per shendetesine, arsimin, infrastrukturen, ekonomine reale, etj, por per mbrojtjen, per armatime luftarake!!!!!!!!! Po perse, qe te te mbroje nga serbi e greku??????!!!!!!! Te kercenoj dikush nga keta?
Jo vetem qe nuk te kercenon, por ne periudhen qe nuk kishe as arme dhe as shtet tu dhurua nga NATO Kosova dhe mbi te gjitha eshte ajo NATO qe po vazhdon te ta mbroj Kosoven.
Por, meqe ke frike se per 24 ore te zhduk serbi e greku po u be lufte, larg qofte, perse atehere kercenon sebin, grekun e gjithe gjitonet per “Shqiperine e Madhe”?
Mendon ti dhe “patriotet e tjere se edhe sikur forcen e Izraelit te kishe, do te fitoje luften ndaj gjitoneve??!!
Dhi e krimbur dhe bishtin perpjete!
klimax ..mundohu ti rrish larg politikes se je komplet rrot k…
Cili shtet ne Europe eshte ka pasur keq nga Rusia ? Rusia gjithnji ka mbrojtur vete e saj dhe te tjeret.
Kush mund te thote se sa here eshte cliruar Shqiperia nga Rusia ?
….
Ky Andrew, është një mi halesh bythëlëpirës i “padronëve” të tij dhe del e na thotë broçkulla që nuk i beson dhe një kalaman, por vetëm disa trushpëlarë dhe…sigurisht mediat tona “të pështira” në servilizmin e tyre…!!!
Ukraina e lene ne meshire te fatit eshte bere mbrojtesja e Europes qe politiken e jashtme ja ka besuar Italise!Prishja e ekuilibrave ekonomik dhe politike ne Europe, eshte faza e pare e pershkallezimit te agresionit rus. Sjellja e krahut te majte radikal ne qeverine greke, qe kishte per synim carjen e BE ne nje mase te konsiderueshme i dedikohet presionit rus.Ukraina dhe Polonia jane pikat e para te agresionit rus.
Të mos bëjm si të parët tan që u izoluan përfundimisht.
Njeriu me i poshter e anti shqiptar aaa Sali Berisha , kurse halja e te gjithe te poshterve dhe e anti shqiptarve eshte Edi Rama !
Te armatoset Ukraina?!
Nje marrezi qe do ti kushtonte lekuren. Ukraina pas shperberies se Bashkimit Sovjetik ishte fuqia e dyte ushtarake e Europes pas Rusise. Qindra raketa berthamore, mijera tanke dhe avjone, qindra raketa balistike dhe avjone strategjike, teknologji, institute dhe fabrika ushtarake. Ne fillim te viteve nentedhjete Ukraina dorezoi arsenalin berthamor dhe i dha rruge nje prej vjedhjeve dhe zhvatjeve me te bujshme te gazermave te saj luftarake, situate e ngjashme me 1997 shqiptare, por pa lufte. Pasi shkaterroji teresisht ushtrine, e zevendesoji ate me nje klase politike te pandergjegjshme , hajdute dhe histerike, pa me te voglen ndjenje patriotizmi apo ndergjegje mbi rolin strategjik te Ukraines. Keshtu qe Ukraina edhe pse nje nga shtetet me te medha te Europes falimentoji teresisht si shtet dhe tregoi qe egzistenca e tij varet vetem nga te tjeret, nga qe ukrainasit jane te paafte ta garantojne ate.
Te armatosesh nje ushtri te paafte, te udhehequr nga nje klase politike anakronike dhe deshtake do te thote ti cosh ukrainasit drejt shfarosjes.
Ukrainasit jane sllave, jo europjane.
Cdo vend qe do te kishte qene ne vend te Rusise do te kishte bere te njejten gje, sdo te kishte lene kurre te asfiksohej ne kufijte e tij nga te tjeret.
Futja e Ukraines se paafte ne sferen ruse do ta rikthente Rusine nje interlokutor strategjik ne bote dhe jo ne nje shtet satelit te nenshtruar, qe jeton per ate cka i japin apo meshirojne Perendimoret.
Jam shqiptar ateist dhe e percmoj thelle pan-sllavizmin e ushqyer nga ideologjia ortodokse, por e kuptoj qe asnje vend qe ka minimin e ndergjegjes nuk do te kishte lene qe te gjitha pikat strategjike, kufijte e shteti, arterjet vitale, korridoret ajrore dhe detare tja linte ne dore te tjereve, duke nenshkruar keshtu vdekjen perfundimtare.
Rusia ne kufijte e saj e rrethuar nga ushtria amerikane, anijet amerikane, sistemi i rraketave gjoja “mbrojtese” amerikane, financa amerikane, avjonet dhe areoplanmbajteset amerikane. Qe edhe per te dale jashte kufirit te saj apo ne det te hapet duhet te kerkoje autorizimin e amerikaneve, mendoj se jemi vecse ne fillimin e nje ferkimi global, ku Lufta e Ftohet do te na duket Rilindja e Mesjetes.
klimax ti je spiun grek priten komente te tilla prej teje greket jane te pbase urrejne perendimin dhe duan rusin komentet e tua qelben duket hapur qe je antishqiptar dhe grek pra se cka mendon populli shqiptar ste duhet ty sepse nuk i perket ketij kombi ik pirdhu ne helaqi
In Europe and America, there’s a growing feeling of hysteria
Conditioned to respond to all the threats
In the rhetorical speeches of the Soviets
Mr. Krushchev said we will bury you
I don’t subscribe to this point of view
It would be such an ignorant thing to do
If the Russians love their children too
How can I save my little boy from Oppenheimer’s deadly toy
There is no monopoly in common sense
On either side of the political fence
We share the same biology
Regardless of ideology
Believe me when I say to you
I hope the Russians love their children too
There is no historical precedent
To put the words in the mouth of the President
There’s no such thing as a winnable war
It’s a lie we don’t believe anymore
Mr. Reagan says we will protect you
I don’t subscribe to this point of view
Believe me when I say to you
I hope the Russians love their children too
We share the same biology
Regardless of ideology
What might save us, me, and you
Is if the Russians love their children too
Rusia ka qene dhe mbetet perandoria e te keqes dhe si e tille duhet izoluar deri ne maksimum
O ballist dge klysh pro amerikan i Biberajt.Perandoria me e keqe qe pushton dhe ben luftra eshte Amerika