Nga Fatjon Baze
Pas tre javësh fazë përgatitore në Bansko të Bullgarisë ku zhvilluan një fazë përgatitore dhe disa ndeshje miqësore mjaft të mirë skuadra e Teutës tashmë do të stërvitet në qytetin bregdetar deri në nisjen e kampionatit shqiptar.
Në një prononcim për TemA TV, kapiteni i durrsakëve Beldion Rizvani është shprehur se nga faza përgatitore e zhvilluar në Bullgari kushtet e stërvitjes kanë qënë shumë të mirë dhe skuadra ka marrë maksimumin në stërvitje duke theksoi gjithashtu se ka shumë besim tek ky grup lojtarësh i formuar për këtë sezon.
“Lojtarët që janë afruar në skuadër gjatë kësaj merkato për mendimin tim janë një përzgjedhje shumë e mirë e bërë nga ana e stafit të trajnerëve . Gjithashtu ata kanë arritur të futen mjaft mirë brënda grupti duke u përshtatur shumë shpejt. Me këto afrime besoj që kemi krijuar një skuadër shumë të mirë.”
Në vijim në lidhje me objektivat që ekipi i Teutës ka për këtë sezon 30-vjecari deklaroi se objektvi kryesor është pjesmarrja që të dërgon në kupat e europës.
Por, ai tha se edhe nëse dicka e tillë nuk arrihet këtë sezon objektivi tjetër që skuadra ka është kosolidimi I grupit në mënyrë që vitin tjetër ky objektiv të jetë i arritshëm.
“Objektivi i vendosur nga ana e drejtuesve të klubit për sezonin e ri futbollistik është pjesmarrja në Kupat e Europës. Por edhe nëse dicka e tillë nuk arrihet objektivi tjetër është forcimi dhe kosolidimi I grupit të lojtarëve për vitin tjetër që mund të arrijmë në Kupat e Europës”.
Ndërkohë për merkaton që Teuta ka zvhilluar deri më tani ku ka arritur të afrojë disa lojtarë cilsorë që njihen në kampionatin shqiptar kapiteni Rizvani u shpreh me superlativa duke theksuar se është një përzgjedhje mjaft e mirë e bërë nga ana e drejtuesve të klubit.
Gjithashtu ai tha se lojtarët e rij janë përhtatur shumë shpejt me pjesën tjetër të grupit duke bërë të mundur që të formohet një grup mjaft cilësor.
“Lojtarët që janë afruar në skuadër gjatë kësaj merkato për mendimin tim janë një përzgjedhje shumë e mirë e bërë nga ana e stafit të trajnerëve . Gjithashtu ata kanë arritur të futen mjaft mirë brënda grupti duke u përshtatur shumë shpejt. Me këto afrime besoj që kemi krijuar një skuadër shumë të mirë” mbylli prononcimin e tij kapiteni i Teutës Beldion Rizvani.