Veliaj “zbor”operatorëve të pastrimit në 7 të mëngjesit. I shpall luftë zhulit në Tiranë

3 Gusht 2015, 08:38Sociale TEMA
Veliaj “zbor”operatorëve të pastrimit në 7 të

Bashkia e Tiranës ka nisur sot luftën e saj me papastërtinë në qytet. Që në orët e para të ditës së sotme, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” gjithë ushtrinë e operatorëve të pastrimit të Tiranës dhe gjithë kapacitetet njerëzore dhe teknologjike të tyre, ku dhe ka shpallur atë që ai e quajti si “luftën kundër zhulit”. “Duhet t’i shpallim një luftë gjithë plehrave dhe zhulit në Tiranë. Lufta në këtë rast nuk bëhet me tanke dhe me blinda por me punë nga secili prej jush”, – tha kreu i Bashkisë Veliaj në fjalën e vet.

Ai gjithashtu i la 4 muaj afat të gjitha kompanive të pastrimit, për të vlerësuar në bazë të rezultateve që do arrijnë në drejtim të pastrimit të Tiranës, nëse do të vazhdojnë apo jo kontratat e lidhura nga bashkia e mëparshme.

Për të bërë këtë vlerësim ai ka theksuar se Bashkia do të kryejë në çdo lagje sondazhet e veta duke pyetur qytetarët nëse janë të kënaqur nga shërbimi i ofruar në pastrim apo jo.

“Ja u bëra me dije firmave të pastrimit që tani do vendosin qytetarët për pastrimin dhe jo kryetarët e baskisë. Nëse qytetarët e një lagje japin notë të mirë për pastrimin do vazhdojmë bashkëpunimin me kompaninë, në të kundërt kontrata jonë nuk do vazhdojë. Prandaj ju thashë që tani që është fillim gushti dhe keni kohë deri në dhjetor. Secili prej jush e ka në dorë vet punën. Nëse kjo nuk ndodh unë i pari do të iki. Nuk dua që asnjë prej jush të humbasë kontratën në dhjetor por kjo varet nga ju”, – tha Veliaj.

Më tej ai ka qenë i prerë kur ka deklaruar se është i vendosur që këtë betejë si kryetar i Bashkisë së Tiranës ta fitojë. Ndaj dhe ka kërkuar nga çdo punonjës pastrimi apo i ndërmarrjeve të ndryshme të bashkisë që të bëjnë sa më mirë punën e tyre.

“Unë kam ndërmend të dal faqebardhë nga kjo luftë dhe do ta fitoj këtë luftë.

Standardi për Tiranën është të jetë qyteti më i pastër në Ballkan jo në Shqipëri. Tirana nuk mund të jetë kryeqytet i zhulsit, shqiptarët nuk janë pisanjos. Kurajë dhe ju uroj punë të mbarë. Ky nuk mund të jetë qyteti më i papastër në Shqipëri, nga sot policia bashkiake është në dispozicionin tuaj edhe INUV që ta bëjnë punën tuaj më të lehtë. Nëse institucione të tjera të bashkisë ju pengojnë punën tuaj atëherë do t’i raportoni menjëherë. Në fund të gushtit do bëj sondazhin e parë dhe dua të ketë një standard më të lartë se ajo që ka pasur deri tani. Ju jeni aleatë me qytetarët, nuk jeni aty të merrni një rrogë”, – u shpreh Veliaj.”

Veliaj gjithashtu ka bërë të ditur se duke filluar që sot, ai vet personalisht, do të shkojë në çdo cep të Tiranës për të ndjekur nga afër sesi po shkon ky aksion. “Unë personalisht siç do shkoj në çdo linjë autobusi me 24 administratorë, do shkoj në çdo cep të Tiranës për të parë pastrimin. Ta fillojmë betejën që sot, në luftën tradicionale shkonin me tanke me blinda, ne do shkojmë me fshesa me bote me makina teknologjike”, – tha Veliaj ndërsa paralajmëroi gjithashtu se në shtator do të nisë një aksion qytetar për pastrimin e Tiranës.

41 komente në “Veliaj “zbor”operatorëve të pastrimit në 7 të mëngjesit. I shpall luftë zhulit në Tiranë”

  1. njutoni says:

    c do plasin mjinjt rrugve tash se do ju prishen “shtpijat”,rehatlliku..
    ne fakt,qe t pastrohet tirona dhe krejt shqipnija duhen hjek plastikat,letrat,pluhnat dherat minjt qent macat e rugve dhe demokratet.

    1. tirona says:

      O E.Bozdo: Kush eshte pergjegjes per
      Zhulin e Tirones?A ke ndonje adresim sic
      pate per Monumentin? Sigurisht qe e ke te pamundur
      te akuzosh, sepse Tirones Zhulin ja bene peshqesh
      Zhulsat e Bashkise ku ti me gjithe Lulin ishit ne
      Gjume.Nese ju ka dale gjumi,lutem kini kurajo ta
      falenderoni z.Veliaj,sepse edhe ju neser nuk do te quheni
      Zhulsa!

      1. xhimi says:

        Tironen . me 1 miljon banore se ben bashkia pis dhe smundet ta pastrojne 100 puntore pore ne populli zhulse e bejme pise dhe ne zhulsat duhet ta mbajme paster .kame 24 vite ne mergim nuke shikoi zhule vetem 1 here ne jave shikoi makinen e plerave qe vjene e zbrase plenat kjo eshte prandai mirembani ambjentet vete paster qe tregoni pake culture o koke palare zhulsa njerez se shtetin e bejne vete njerzit e jo shteti njerzit lindet derra do te vdisni bajga

        1. tirona says:

          Or taj Xhim:Shume zhylse e paske ate Goje.
          Ma do Mendja se as vete nuke merr vesh se
          c,fare ke dashur te thuash.Nuk u dashka marre
          Bashkia me pastrimin por nje miljone popull!
          sa qesharake! Pastaj na shet pordhe kur thua se
          paske 24 vjet jashte(pune e madhe) dhe aty shikoke nje
          here ne Jave Makinen e Plehrave(vec jo sic thua ti qe
          hedh plehra por merr plehrat nga kazani yt i plehrave)
          pra makinen nuk e cone populli por kompania qe eshte ne
          kontrate me Bashkine.Te pyes une ty:Po te mos vinte makina,
          dhe te mos kishe ti kazanin tend,ku do ti coje plehrat?
          Tani nese kuptone perse na thua qe paskemi lindur Koke pa lare
          dhe dashkemi te vdesim Bajge? C,je ti more Gomar.
          qe paske 24 vjet qe ke ikur nga vendi yt dhe tani kerkone
          te beshe moralin kur ate e ke zero? Mati fjalet dhe tregohu
          i pergjegjshem per cka flete.se zotrote qenkerke edhe ne moshe te thyer.Turp!Qe paskemi ende plehra qe fyejne bashkekombesit.

          1. F.K says:

            O tirona se nuk po flitet vetem per kazanet e plehrave ,por po flitet per ambientin kudo ne tirane ,100 punetore apo 1000 punetore nuk e zgjidhin problemin e mijera e mijera njerezve qe plehrat i hedhin ne toke apo rreze pallateve ,pastrimi eshte nje gje ,mirembajtja eshte nje gje tjeter. Kur nuk te kalon makina e plehrave nuk eshte faji i jot ,por kur cdo cep i tiranes eshte i mbushur me plehra nuk ta ka fajin makina por edukata e munguar qytetare

        2. Ema says:

          Gjithsesi ky vend dhe keta njeres qe ti shan dhe ofendon jane bashkombasit tuaj. Mendoj se duhet te gezoheni qe vjen dikush dhe kerkon te ndryshoj dicka qe edhe vendi jone dhe i yti te kete kushte minimale te jeteses. Cudi qe nuk te behet qefi per keto ndryshime???!!!, vertet shqiptar je?

    2. fik dekorativ says:

      Spo e merrja vesh a po lexoja ZP apo gazeten tema. Ky veleritja po u ben zbor blogereve me pagese. Qe ne 7 te mengjesit i fusin nja dy komente me bravo.

    3. sea says:

      Respekt per kete batute!
      E papare

    4. detari says:

      Pse nuk e mbeshtesni nje nisme pozitive dhe qe ju permireson jeten,nuk kalohet koha me thumu te aftet. Behuni me qytetar dhe merni nisma personale se u mbyti pislleku ne kryeqytet.

  2. kjo eshte pune dhe jo bbblllllllllllllllllllllllllllllllllllllllaaaaaaaaaaaa dhe hhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    nuk keni pare asgje akoma……..

    vendi yne ,me ne funde …ka zot !

    1. Flamur says:

      Me kishte marre malli per kometuesit me pagese te Veliajt, gezohem qe jane gjalle e jane kthyer ne pune. Forca djema, kryetari ka nevoje per ju!!!

  3. Dea says:

    Filloi gazeta me te lepire me nderen e velias georgos sorros…

    1. Albi says:

      Dea mos u merzit brenda shtepise tende shtoje zhulin si kunderpeshe por kur te dalesh jashte dere je e detyruar te zbatosh rregullat.

      1. leka says:

        Qekur zbriten zhulsat si puna e DEAS ne Tirane, mori fund edhe pastertia e Tiranes.
        Njerez qe flene bashke me lopet dhe delet ne nje vend nuk e dine dhe nuk ju pelqen pastertia.
        Keta e duan kryeqytetin si fshati i tyre,te kullosin derrat ne bulevard.

  4. Albi says:

    Te lumte shembullin Tuaj duhet te ndjekin te gjithe Krybashkiaket .Ne Vlore pluhuri dhe zhuli kane mbutyr gjitheshka edhe bukrine qe zoti ia ka falur qytetit .

    1. Unitet says:

      Ja pra shoke, NDRRYSHIMI!

  5. Gerti says:

    Deri tani keto jane show per gazetat, asgje me shume. Vendimet e rendesishme te Veliajt do fillojne kur te shperndaje kontratat e para dhe kush do i marre ato, te lejet e para te ndertimit, te projektet infrastrukturore qe do prioritizoje.

    Aksione si puna e ketij jane bere e do vazhdojne te behen sa here qe dikush vjen ne zyre, po ne pergjithesi jane te tera te pavlefshme. Puna e vertete e Erionit do duket te pakten pas nje viti.

    Deri atehere do kerkoja qe Tema te ruante minimumin e dinjitetit ne mbulimin e aktivitetit te Bashkise. Po me sa duket, Mero ka lidh shume fije me Erionin.

  6. Tema says:

    Të punsohen student muajin e pushimeve

    1. sit.. back....and relaks → says:

      po pushimet ti marrin kur te kene sezonin e shkolles?

  7. real says:

    Plsssssss…. Rruga Qemal Stafa… nga rruga me me kuptim ne Tirone, eshte kthyer foleja e pisllikut, parregullsise, informalitetit… Eshte si rruge ne Kabul…. Vendosni dore se as ndricim, as pastrim, as rregull, trotuare te zenme…cte ju them… Basha edhe Kurbanin qe preu ne fillim te mandatit thame qe do filloje me kte rruge meqe I ngjet me Kabulin…

  8. Luan says:

    Te lumte Z.Veliaj.
    Por per te parandaluar ndotjen ne lulishte e poshte urava e prapa pallateve duhen hapur banjo publike si ne te gjithe boten. Edhe me pagese, mjafton qe njerzit te mos sh.. ne ambjente te hapura se eshte krim ekologjik. Per kete duhen te flasin edhe ambjentalistet, jo te bejne shou qe te fitojne ne investime, por kjo eshte detyre e tyre.
    Duhen banjo publike ne Tirane qe te mos ndotet ambjenti.

  9. Tomorri says:

    Bravo “njutoni”jam shume dakort me ju ne te kundert do bejme vetem fasade dhe prapagande me te cilat shqiperia eshte deri ne gryke.

  10. merita says:

    te urojme qe ky eshte nje fillim ndryshe. O zot kur do te vije dita qe seicili te bej mire punen e vet.
    o zot kur do te vije dita qe te nga ringjallet shpresa.

    1. FL says:

      Kur shqiptaret te mesojne t’i hedhin plehrat ne vendin e duhur! -Zoti.

  11. Popolo di Tirana dhe me gjere says:

    E bukur ajo foto e pare. Eri duket si gjenerali i plehraxhijve

  12. Kunder says:

    Po cfare bravo thoni o miq! I shikoni makinat jane te viteve 60-70, me to do pastrohet tirana, me to behet vetem pis! E dini kush pastrin ne tirane kunati i Dash Pezes, nipi i Sadri Abazit, miku i Niko Peleshit, i madhi Cim Fusha, me keta do shkelqej tirana. Ka prapanica Erjoni tjau mbledhi ketyre emrave???? Ta shikojme …

  13. bush says:

    Mire e ka ketu fillon cdo gje. te tjerat me te mira do te vijne me pas ,eshte i ri me kerkesa per vehten se do te ece perpara dhe jo te rrije ne vend,se nga k/bashkiak i tir.shkon k/minister seshte habi;.

  14. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Hale, hale i duhen tiranes. Mos pshurrin njerezit neper cepa pallatesh

    1. the Punisher says:

      Nje lutje kisha per kryebashkiakun e ri. Qe kur i kane hequr kangjellat kishes ortodokse, njerezit vijne te muret e kishes dhe pshurren. Biles arrijne edhe aty, sa na gjuajne me qese me mut sa here qe dalim nga mesha ose kur shkojme t´i ferkojme mollaqet papuse. Kjo gje nuk eshte e drejte.

  15. loni says:

    Kshu po ,jo vari leshin gjithmon

  16. Ali says:

    Banjo publike nga parku tek liqeni

  17. "BALASHI" says:

    Njuton i mrekullueshem ne komentin tend…

  18. sit.. back....and relaks → says:

    Je suis tres excite

  19. relisti says:

    taktike e bukur…hedh fizhekzjarre per te turbulluar mendjen e qytetareve..per tju perveshur vjedhjeve dhe abuzimeve..si fillim ka hapur tenderin 20% ne dore kush do leje ndertimi..pastaj do vijne te tjerat…

  20. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    O Er vetem zonen tek shqupi lecje t mbytur ne plehra se derrat duan lluce.Leri te zhgerryhen atje me mbeturina se ashtu jane mesuar te jetojne.

  21. Calalb says:

    Shqiperise asnjehere nuk i kane munguar njerzit e zgjuar e te zot. Le te shpresojme qe zgjedhja e Erjonit ne krye te Bashkise se Tiranes eshte nje ogur i bardhe per t`a bere Tiranen qytet europian. Detyra e komunitetit eshte t`a mbeshtesin praktikisht Kryetarin e Bashkise dhe stafin e tij e jo te bej gjykatesin e punes se tij duke ndenjur ne kafene.

    1. sit.. back....and relaks → says:

      ja mbeshteten diten e zgjedhjeve, tani do ja u mbeshtesi kryetari atyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje