Andi Bushati: Berisha dhe Llalla, pakt okult që të mos i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit

7 Gusht 2015, 10:15Politika TEMA

Andi Bushati thotë se në gjithë morinë e njerëzve që ka sulmuar deri më tani Berisha, i vetmi që ka shpëtuar është kryeprokurori Adriatik Llalla.

Bushati i referohet shënimit të fundit të Berishës, që ka marrë në mbrojtje Francesko Beketin.

Berisha i akuzon të gjithë për këtë rast, me përjashtim të kryeprokurorit Llalla, që ka urdhëruar hetimet.

Sipas Bushatit, kjo ndodh për shkak të një pakti okult mes Berishës dhe Llallës për të mos i nxjerrë të palarat njëri-tjetrit.

Në fakt tendenca për të mos etiketuar Adriatik Llallën si një bashkëpunëtor të pushtetit të ri, po shndërohet në një paradoks tek ish kryeministri. Përpos rastit Becchetti janë bërë edhe disa kazuse të tjera të cilat ngrenë të njëjtën pyetje: Pse Berisha e ruan Adriatik Llallën?

E bëri një gjë të tillë një vit më parë pas arrestimit të guvernatorit. Po në të njëjtën mënyrë u soll edhe pas hapjes të çështjeve penale për disa ish kryebashkiakë të bezdisshëm për Ramën. Po të njëjtën linjë mbajti edhe në rastin e skandalit Doshi- Meta, madje duke u bërë më katolik se papa dhe duke shkelur për herë të parë edhe vetë në prokurori. Megjithëse organi akuzës në të gjitha këto raste i ka shërbyer me devotshmëri mazhorancës, ai Sali Berisha, njeriu që akuzon me lehtësi për çdo gjë, e ka mbajtur gojën mbyllur.

Ka disa versione për këtë kompromis që e njollos kostumin prej opozitari të paepur të doktorit. I pari është se Berisha po mbron një njeri të emëruar prej tij në krye të prokurorisë. E dyta është se ai i druhet një beteje të re me një shef të akuzës, pas andrallave që ka pasur me më shumë se gjysmën e kryeprokurorëve të këtij vendi (Maks Haxhia, Arben Rakipi, Dhori Sollaku dhe së fundi Ina Rama).

Por e treta dhe më e besueshmja është një pakt okult mes tij dhe Adriatik Llallës sipas stilit: “Mos më prek, se nuk të prek”. Dhe në fakt Berisha nuk ka guxuar kurrë ta akuzojë Llallën për shërbimet që i ka bërë Ramës, ashtu sikurse kryeprokurori nuk ka ngacmuar asnjë çështje ku preken miqtë, vasalët apo familjarët e Berishës”, shkruan Bushati.

8 komente në “Andi Bushati: Berisha dhe Llalla, pakt okult që të mos i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit”

  1. kotandini says:

    keto lidhjet midis prokurorit dhe sali berishes jane shum lidhje te ngushta familjare, se niprit e kryhe bodigardit te sali berishas e kane djale xhaje adriatikun dhe se ne ate post eshte apsolutisht vendimi i saliut qe ka emeruar ne kryheprokuror,

    1. tepo cobani says:

      A THU VERTETE

      VETEM TANI E ‘ZBULOVE’ O BUSHAT ?! ?! ?! ?! ?!

      ‘I KE DHENE UJE GOMARIT, E E E ‘ ? ? ? ? ?

  2. Riku says:

    Prap me Bushatin ju te Temes.Kot paskemi folur deri tani se kush eshte Bushati dhe cfare perfason ai.Vertet nje kembengulje e deshtuar per te na i mbushur mendjen se ky Bushat nuk eshte ai per te cilen kemi shkruajtur rreshta te tera si pasradhes direkt i Byrose famekeqe kriminale Politike te PPSH por nje tjeter njeri.Kjo tregon se ne Shqiperi komandojne akoma bastardet e Byroja Politike te cilet merren ne mbrojtje gjoja ne media e pavaruar si puna e Temes.Gjithcka eshte farse,shkrani po ato gjera per dite dhe pa kurfare interesi.TURP edhe nje here per Ju qe i jipni hapesira ketij felliqsire komuniste.

  3. Tema says:

    Familja ime s’ka probleme me asnjërin nga kta të dy

  4. Spartaku says:

    Shyqyr o turi mi Andi Bushati qe the nje te verte per Berishe,se gjithmon i ke mbajtur anen dhe i ke krehur bishtin.

  5. shqipe says:

    Mos u çuditni, Andi Bushati eshte me gjak “blu”(sa i shpifur):

    – Nipi i kryemodeles se Bllokut per moden ne diktature, qe i vinin veshjet nga Italia, Franca, etj.-Vito Kapos, kur shqiptaret mezi gjenin dokun kinez te kombinatit te tekstileve;
    -Nipi i Shefit te “Klanit Kapo”-Hysni Kapos, qe i kishte dhe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme;
    -I biri i Vera Kapos e bija e se jemes(qe nga antiamerikane ekstreme merr edhe nenshtetesi amerikane);
    -I biri i Mehdi Bushatit, qe nga nje mjeshter i futbollit shqiptar u transformua ne nje nga “Ata qe kryen terrorin komunist”:

    Ne mars 1993 gazeta “Ringjallja”, organi i shoqates se ish te persekutuarve dhe te denuarve politike te Tiranes, ka botuar nje liste me 185 emra, te cilet i akuzon se kane ushtruar terror, dhune dhe kane denuar per motive politike, gjate viteve 1945-1990, rreth 10.000 familje. Personat qe permban lista e botuar ne gazeten “Ringjallja” mund t’i ndajme, sipas mendimit tone ne disa kategori:
    ……….
    4. Shefa Sigurimi ne qender dhe ne rrethe, qe kane ushtruar dhune e tortura si:Banush Goxhaj, Besim Selita, Dhosi Progri, Petrit Hakani, Lilo Zeneli, Qatip Dervishi, Kopi Niko, Zoi Themeli, Halim Xhelo, Hilmi Seiti, Gjolek Aliu, Nuri Çakerri, Mehdi Bushati.
    ………..
    Mekati i “analistit bukurosh” Andi Bushati nuk eshte familja nga vjen, per ate ai eshte i pafajshem dhe i pafat. Mekati i tij dhe i “sojit” te tij eshte se sikurse “aka-dem-iku” Fuga, “di-pllom-ati” Nesho (djali i motres i Vito Kapos),”di-pllom-ati” Tarifa dhe shume te tjere, me mendjelehtesi marrin rolin e “profesorit” per tu mesuar shqiptareve demokracine. Sa me shpejt ta kuptoni qe “soji” juaj nuk eshte as i denje dhe as i besuar per tu mesuar shqiptareve demokracine, aq me mire do te jete edhe per ju.

    Heshtni! Largohuni mha jeta politike dhe shoqerore e shqiptareve dhe jetoni demokracine si nje dhurate te çmuar per ju, duke e krahasuar me internimet e PPSh qe perjetuan shqiptaret e pafajshem.

    Bejani kete te mire shqiptareve durim-medhenj, sa te mos jete vone.

    1. sit.. back and relaks → says:

      coni ne parlament nje ligj kute kerkohet denimi i atyre qe kryen krime dhe shkaterruan jeten e nje vendi te tere. coni ne parlament nje ligj ku te kerkoni qe te gjitha ligjet e kodit penal te asaj kohe qe ndeshkonin fjalen e lire, mendimin ndryshe dhe qe perdoreshin per te ndeshkuar kundershtaret poltike te shpallen ligje kriminale dhe kush i ka aprovuar dhe zbatuar ato ligje te denohet per genocid dhe shkelje te te drejtave te njeriut. nuk duhet te kete krim pa ndeshkim.

    2. Y says:

      Shqipe ,ju vleresoj per elegancen me te cilen keni bere gjykimin e rrepte ndaj ketij, do t’a quanja,”fenomeni”!Duhet te pakten te ulnin koken dhe te heshtnin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje