Gjendet pas gjashtë ditë kërkimesh trupi i pajetë i gjashtë vjecares që humbi jetën nga përmbytjet në Tetovë. Mediat në Maqedoni raportojnë se trupi i Rinës u gjet fare pranë banesës, në një bodrum.
Tetova Sot, raporton se trupi i pajetë i vogelushes u gjet sot në një shtëpi më larg se shtëpia ku banonte. Në vend ndërhynë ekipet e shpëtimit dhe ushtria.
Përmbytjet në Tetovë, gjendet pas një javë kërkimesh trupi i pajetë i Rinës 6-vjeçare, i ati i vogëlushes së ndjerë Afrimi, kishte besim se do gjendej e bija. Afrim Ahmeti, në këtë tragjedi humbi edhe djalin 2 vjeçar, Ritonin.
Vërshimet e së hënës, kanë prekur edhe fshatra të tjera të komunës së Tetovës. Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar edhe në Poroj, Reçicë e Madhe, Reçicë e vogël, e fshatra të tjera, transmeton koha.net.
Të hënën e kaluar pas vërshimeve që përmbyten disa fshatra të Tetovës, vdiqën fëmijët Anisa Muharremi dhe Rinot Ahmeti si dhe një i moshuar, Hashim Xhabiri.
I PERJETSHEM KUJTIMI I VOGELUSHEVE, U PREHTE SHQPIRTI I TYRE NE PARAJSE.