Banorët e Buenos Airesit në Argjentinë janë duke u përgatitur për ardhjen e një stuhie të madhe gjatë përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në ditët e kaluara, raporton Anadolu Agency.
Nga Shërbimi Kombëtar i Motit qytetarëve ju sugjerojnë që stuhia do të zgjasë deri të premten në mëngjes. Siç theksojnë, të mërkurën deri të enjten në mbrëmje vendi do të përfshihet nga stuhia më e fuqishme, ndërsa reshjet më të mëdha dhe era e fortë priten përgjatë bregut Rio de la Plata, që ndanë Argjentinën dhe Uruguain.
Përmbytjet në Lujan dhe San Antonio de Areco kanë detyruar rreth 11.000 qytetarë të braktisin shtëpitë e tyre. Në Arrecifes ku jetojnë 30.000 banorë janë përmbytur një e treta e rrugëve.
Ekipet e mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë për shkak të nivelit të lartë të lumenjve.
Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar ushtrinë që të ndihmojë banorët dhe stafin mjekësor të cilët dërgojnë pajisje mjekësore dhe ushqim.
Mediat argjentinase raportojnë se gjendja në vend është alarmante dhe se qeveria nuk mund të garantojë siguri për qytetarit në prag të ardhjes së stuhisë.