Nga Nertila Dosti
Rritja me 1.4% e pensionit nga qeveria shqiptare nuk i ka shtuar aspak peshë portofolit të pensionistëve. Të moshuarit shprehen se shuma e shtuar në pensonin e tyre nuk mjafton as për dy kafe. Zeqir Qamili, i cili jeton vetëm me bashkëshorten thotë se pensioni prej 240 mijë lekësh të vjetër që ata marrin së bashku nuk mjafton për të mbuluar shpenzimet e një muaji.
“Unë marr 100 mijë lekë të vjetra, gruaja 140, së bashku 240 mijë lekë të vjetra. Nuk na mjaftojnë se të gjitha janë shtrenjtë. Cfarë të marësh? 1.4% sa më bien mua, 2000 lek është shumë pak, se do marësh sapun, do marësh vaj edhe gazin e blej, 2000 lekë as për dy ditë nuk dalin”
Bashkë me 83-vjeçarin bëjmë disa llogaritje për të parë se sa shpenzime mund të përballojë një pensionist:
“ Drita dhe uji shkojnë afërsisht 70 mijë lekë, 100 mijë lekë ushqime, gazin, unë marrë dy bombla 20 mijë lekë, 40 mijë lekë ilaçe bashkë me gruan, jo kafe, telefoni, rroba, shkojnë më shumë se 240”
Nga llogaritjet arrijmë në konkluzionin se pensioni i tij shtuar dhe atë të bashkëshortes vlejnë vetëm për shpenzimet minimale, drita, ujë, ushqime dhe barna. Për Zeqir Qamilin është e pamundur që nga pensioni i çdo muaji të kursejë për muajin tjetër pasi nuk tepron asnjë qindarkë. Madje ai shton se shpeshherë detyrohet të marrë borxh nga të afërmit për të përballuar shpenzimet që ka së bashku me bashkëshorten.
“Nuk del asnjë lekë, pastaj marrë hua te çupa te djali, marrë 100 mijë lekë të vjetra, se nuk jetohet, do i blesh të tëra. Kur më teprojnë ua kthej dhe iu them faleminderit”.
Edhe pse shuma e lekve që ai merr çdo muaj rezulton të jetë e pamjaftueshme, Zeqiri shprehet me shaka
“Jo nuk dalin, por as për të vdekur nuk vdesim jo”.
Qeveria shqiptare me anë të një vendimi në muajin korrik të këtij viti rriti me 1.4% pensionet për rreth 600 000 pensionistë, ndërsa për veteranët e luftës rritja 16 %. Por sic duket kjo rritje eshte e paperfillshme per shpenzimet e pensionisteve, sidomos ata që janë pa përkrahje ekonomike nga fëmijët e tyre.
Do vije dhe me keq me masat ps- fmn.
Ky eshte brezi qe trashegoi nje shtepi dhe nje pension nga socializmi.
Por shume shpejt do te shfaqet brezi tjeter qe nuk mundi te punoje ne keto 25 vite.
Por dhe ne kete brez mendoheni njerin nga keta te jetoj i vetem.
Shume shpejt do te shfaqet brezi i divorcuar si rezultat i stresit te ketyre vitwve. Dhe ata qe jetojne me qira. Shtoi dhe ata qe humben shtepite ne firmat piramidale
Mire jua bejne politikanet juve pensionisteve se jeni ju qe shkoni te peret ne votime dhe i mbani ne pushtet ata. “Dale dale se nuk i keni pare te tera …”.
Eshte skandaloze! Kaq sa marrin prinderit tane ne muaj, politikanet shqiptare katunare e pijne nje shishe vere me dashnoret.
A ka ky xhaxhi ndonje pjese tek pasuria kombetare e krijuar gjate komunizmit dhe e grabitur nga me I shkathti me I shpejti?
Shtetit leshi, humanizem, drejtesi, barazi zero!
Situate qe kjo e ashtuquajtur e majte, as per fasade nuk eshte e zonja te marre vendime.Te rinje qe s dine c eshte familja, c eshte kursimi,…Zot ruaje Shqiperine nga kjo race e re pushtetaresh hipokrite, te paafte dhe te pangopur.
Eh shqiptari i shkrete, me lehte e ka te haje rrenje tere jeten sesa te kerkoje te drejtat e tij… pikerisht ky lloj mentaliteti sna ben neve si njerez!! E pikerisht kete faj perdorin edhe politikuajt tane!!! Prandaj fajin se kane politikuajt por e kane fajin shqiptaret migjeniane qe po shqiptare te vuajtur ngelen tere jeten!!!
Deri sa te dale edi nga kryeministria do ta beje moshen e pensionit 97 vjec.
Ka thene fmn
Pensionistët tanë kan fëmijë që kujdesen