“Brigjet dhe deti ynë territorial më të sigurt se kurrë në këtë sezon veror”, shkruan ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në rrjetin social Facebook.
Ajo shprehet se janë 3 anijet “Oriku”, “Lissus” dhe “Iliria”, të cilat janë në gadishmëri të plotë për sigurimin e lundrimit detar dhe jetës në det.
“Brigjet dhe deti ynë territorial më të sigurt se kurrë në këtë sezon veror.
Anijet “Butrinti”, “Oriku”, “Lissus” dhe “Iliria” në gatishmëri të plotë për sigurimin e lundrimit detar dhe jetës në det.
Patrullime të vazhdueshme për të verifikuar, kontrolluar dhe kapur mjetet lundruese që tentojnë të bëjnë kalim të paligjshëm të njerëzve, mallrave apo lëndëve narkotike.
Parandalimi i ndotjes së mjedisit detar, peshkimit të paligjshëm, ruajtja e pasurive nëndetare, detare dhe vlerave arkeologjike është gjithashtu pjesë e misionit të detarëve tanë”, shkruan Kodheli.
bravo !
Nuk lejojm ndryshime ujrash as në favor dhe as në defavo.,greku të shkoj t’ju a fut senegalezve
Ashtu si çdo qytetar edhe unë po e kam të qartë, se garancia për kryerjen e misionit të Forcave të Armatosura janë armatimet moderne dhe në sasi të mjaftueshme, në posedim të tyre! Pa dyshim vendosmërinë e FA për zbatimin e plotë të detyrave që u përcaktohen nga sovrani-taksapaguesi, e shton aftësimi në vazhdimësi i ekuipazhit për përdorimin efikas të armëve, gjithnjë në përputhje me planet operative, të hartuara nga drejtues të aftë dhe patriot!
Ajo çka mund të shihet në postimin e zonjës ministresh është në s’përputhje të plotë me tekstin – mesazhin e saj përcjellës të fotove nga telefoni i saj. Këtu nuk shihet as edhe një anije luftarake policore e aq më pak ushtarake, e aftë për mbrojtjen e kufirit. Shihet një anije luksoze e cila më shumë ngjet me një jahte se sa me një anije patrulluese në brezin kufitar të bregdetit shqiptar. Sa mund të dallohet pallua e kësaj anijeje dhe e të nyjshmeve është e punuar nga një shtresë alumini e cila nuk e duron montimin bile të një Boforsi 57 mm e mos të flasim për armë tjera. Çka më shkaktoj dhembje në shpirt ishte fakti, se zonja ministresh nuk ka nxjerrë as mësimin minimal nga stërvitja rajonale! Thirri mendjes zonjë!!!
“Adrion Livex 2015”. Siç dihet në këtë stërvitje morën pjesë luftanije të Italisë, Greqisë, Kroacisë dhe Malit të Zi dhe bashkë me luftanijet e huaja në Durrës u vendosën edhe 4 anijet e klasës “Iliria” të Rojës bregdetare shqiptare. Këtë stërvitje, mendoj se nga gazeta Dita u cilësua me të drejtë: Një stërvitje dhe qyqarllëku i marinës shqiptare.
Shiko:http://www.mod.gov.al/index.php/newsroom-2/1179-zhvillohet-stervitja-rajonale-adrion-livex-2015 dhe http://www.gazetadita.al/nje-stervitje-dhe-qyqarlleku-i-marines-shqiptare/