Disa turistë britanikë kanë treguar momentin tmerrues kur stafi i një hoteli në Turqi ka përdorur stile sulmesh të militantëve të ISIS-it me revole false dhe kënaçe me karburante.
Jason Phythian, 43 vjeçar, ishte duke u relaksuar në një pishinë të hotelit Grand Yazici Mares në Icmeler, kur një punëtor, i veshur me rroba arabe, gjuajti naftë mbi trupin e tij.
Sipas Dailymail, elektricisti nga Fallowfield, pa horrorin me sytë e tij, kur personi që imitoi stile të ISIS-it, pasi gjuajti naftën nxori edhe shkrepsën.
Nga tmerri, pushuesit iknin për jetërat e tyre, përderisa imituesit tjerë po vraponin pas tyre me revole false, transmeton lajmi.net.
Pushuesit që u traumatizuan nga kjo ngjarje, më vonë u informuan se kjo ishte si pjesë e një shfaqje hollivudiane të pishinave, mirëpo shumica prej tyre u ndien të zemëruar, pasi kjo gjë iu kujtoi atyre sulmin e ndodhur në Tunizi, muaj më parë, ku mbetën 38 persona të vdekur nga sulmi i militantëve të ISIS-it.
Po vendosi edhe thonjezat ore shoku gazetar
Turqia në teori i njeh rregullat e turizmit por në praktik ka dëshmi të ndryshme
Humor sunit.
Loje idiote!
Humor tip Pucofago
Keto jane thjesht shpifje ose shaka pa kripe me te cilat askush nuk qesh. Turizmi ne Turqi eshte vite drite nga ai shqiptar, resortet turke jane super-luksoze, si qyetete me vete, me kushte fantastike e cmime te arsyeshme. Ndaj mjaft llomotitet kot se i kemi pare vete ‘stafet’ e menyren e tyre te te sjellurit me turistet.
Kjo eshte thjesht nje idiotizem.
Kush e ka shkruar kete se une mezi e kuptova? Mire gjuha Shqipe qe eshte bastarduar kohet e fundit nga katunarizimi i trurit, por te pakten mos i lini hapesira ketyre njerezve qe kujtojne se po te blesh nje diplome, behesh gazetar, packa se nuk dine te flasin e te shkruajne Shqipen letrare.
lali nuk mjafton vetëm kjo që thua ti!!përveç blerjes së diplomës duhet të jesh një çun mami dhe të kesh babin që “punon politikan”!!
bile duhet të “punojë politikan” në mazhorancë se përndryshe të nxjerrin nga puna dhe po të jesh fshesaxhi!!
“…gjuajti nafte mbi trupin e tij”. Njehere nafta hidhet, nuk gjuhet. Pastaj edhe sikur te kishte qene me te vertete lende djegese vetem nafte nuk do te ishte me siguri sepse nafta nuk ndizet me shkrepese. Nafta ndizet vetem me ndrydhje (komprimim ose presion). Leje pastaj flajet si “false”, “kenace”, i ke bere naften shqipes. Ti as dy klase te fillores nuk do kesh mbaruar.
këta të meros nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë kopjuar nga lajmi.net!!
kështu që për shqipe të pastër asqë mund të flitet!!në kosovë më keq se këtu,të paktën ata nuk kanë të njëjtin faj si tonët,shqipja flitet sipas dëshirës!!sa më të rinj në mosh janë gazetarët aq më pak sërbizma përdorin,por në anën tjetër nuk e njohin shqipen aq sa duhet!!
intervista me xhevat lloshin dhe tema që ajo trajtonte e bën të dukshëm këtë problem!!
sot kërkohet ndryshimi i rregullave të standardit,futja e dialekteve për ta këthyer shqipen në themel!!
që do të thotë seicili të tijën!seicili në dialekt të tij!pa asnjë lloj rregulli!!
kjo pasqyrohet dhe në shtypin e shkruar shqiptar!!si në shqipëri dhe në kosovë!!ku thërret qameti por ndoshta duhet ta kalojmë këtë periudhë të errët,këtë mesjetë shqiptare në kohët moderne,për tu ndërgjegjësuar në mënyrë natyrale!!