Bozdo: Në 4 vjet ndërtuam cerdhe më shumë se Rama në 11 vite

14 Gusht 2015, 16:38Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklarimet e Kryebashkiakut Erjon Veliaj përsa i takon gjendjes së cerdheve në Tiranë.

Enno Bozdo, ish-Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, përmes një deklarimi akuzoi Veliajn se ka gënjyer sërisht opinionin public, pasi gjatë 4 viteve të drejtimit të bashkisë nga Lulzim Basha janë ndërtuar cerdhe e kopshtme më shumë se në 11 vitet e drejtimit të saj nga Edi Rama.

“Zv. Kryetari i Bashkisë Veliaj bëri sot një eskursion mediatik tek Çerdhja nr 54 në Tiranë. U habit dhe u trishtua pa masë kur “zbuloi” gjendjen e mjerueshme të kësaj çerdheje.

Por “harroi” si gjithmonë të tregontë të vërtetën mbrapa kësaj historie ” deja vue” në Tiranë, në dy vitet e fundit:

“Harroi” të thoshte se projekti i kësaj çerdheje dhe financimi i tij janë gati prej 3 muajsh;

“Harroi” të kërkonte ndjesë për bllokimin dy vjeçar që Kryebashkiaku i vërtetë i Tiranës, Edi Rama, i bëri buxhetit dhe për rrjedhojë financimit të kësaj çerdheje dhe shumë të tjerave;

“Harroi” të përmendte faktin se në 4 vitet e fundit, në Tiranë janë ndërtuar çerdhe dhe kopshte më shumë se ne 11 vitet e Edi Ramës.

“Harroi” shumë fakte Veliaj sot, por një gjë nuk harroi: të gënjente përsëri opinionin publik!”, theksoi Bozdo.

 

6 komente në “Bozdo: Në 4 vjet ndërtuam cerdhe më shumë se Rama në 11 vite”

  1. trenadafile says:

    veliaj eshte mesuar te genjeje si me shkollen e larte( qe nuk ka aresim te larte )

    Dua ti bej nje pyetje zotit velia : te tregoje diplomen e shkolles se larte dhe emrin e institucionit ku ka mbaruar kete shkolle

  2. Tema says:

    Fëmijët tanë na dalin nga kontrolli në moshën 18 vjeç.

  3. england says:

    Cfare tipi ky ish nen-kryetari i bashkise me kujton njerin nga xhuxhat tek borbardha!Qe te drejtosh bashkine e kryeqytetit dhe te mburresh vetem me disa cerdhe te ndertuara per 4 vite,kjo eshte sa qesharake,por edhe per tu menduar thelle,cfare mentaliteti kane dretjuesit ne ate vend,mjaftohen me cerdhet kur ne nje kohe qe punet e tjera qe lane pa bere nuk i permendin,as qe i fusin ne hesap.

  4. Tj says:

    Me pervers bythqire se ky Bozdo mund te jene te gjithe berishistet qe i zgjodhi Berisha si komunist qe e shte,” me qir” “me kandil” ” me pishe” Vetem Sala i di!Por nje gje eshte se ky En-no eshte llumi!

  5. Berti says:

    Po turp nuk ke mor monster qe del edhe pas demaskimit qe te beri Veliaj se ftyra jote paske pase ne plan te marresh nje banese nga ato qe u ndaheshin te pastreheve? Pra ti i pastrehe. Ti je pa moral, i pa bythe, nje idiot qe kan tallur bythen me ty edhe koleget e tu ne Bashki.

    Shko bej cicin tashti se e tregoi populli shqiptar se cfar keni bere ju rrugacet e veshur me pushtet.

  6. Www says:

    Nje cerdhe na qenka bllokuar nga qeveria, e cila ka lejuar qe te ndertohen cerdhe me shume se paraardhesi ne 11 vjet. Keta po, qe genjejne pergjumesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje