Fidel Castro kërkon dëmshpërblim për Kubën përpara vizitës së Kerryt

14 Gusht 2015, 11:24Bota TEMA

SHBA-së i duhet të dëmshpërblejë Kubën për dëmet e shkaktuara ishullit prej politikave të saj, deklaroi dje lideri kubanez, Fidel Castro, një ditë përpara vizitës historike të sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, për hapjen e ambasadës amerikane në Havanë.

Fidel Castro, i cili ka udhëhequr Kubën gjatë viteve 1959-2006, vëllai i presidentit aktual, Raul Castro, ka theksuar në një artikull të botuar në të përditshmen e partisë komuniste kubaneze “Granma” se dëmet kapin shifrën e miliona dollarëve.

Castro, i cili dje mbushi 89 vjeç, theksoi ëndrrën dhe idealet e revolucionit socialist në Kubë që ai ka udhëhequr.

“E drejta e barabartë e gjithsecilit për shëndetësi, arsim, punësim, ushqim, siguri, kulturë dhe shkencë si edhe mirëqënie, janë të njëjtat që ne kemi shpallur kur filluam revolucionin, përveç atyre që burojnë nga ëndrrat tona për drejtësi dhe barazi në botë”, shkruan ai.

Castro gjithashtu kritikoi ashpër SHBA-në, ndër të tjerat, për hedhjen e bombës atomike në qytetet japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit gjatë Luftës së Dytë Botërore, 70 vite më parë.

Raul Castro, 84 vjeç, gjithashtu ka deklaruar se çështja e dëmshpërblimit për dekadat e embargos amerikane mbi Kubën, që ende është në fuqi, është një synim afatgjatë për ishullin e Karaibeve në vazhdimin e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve.

Raul Castro dhe presidenti amerikan, Barack Obama lajmëruan në dhjetor fillimin e një procesi për të rikthyer marrëdhëniet mes dy vendeve.

Më 20 korrik u rivendosën marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, që u prishën më 1961.

Kuba ka hapur zyrtarisht ambasadën e saj në Uashington muajin e kaluar, kurse Kerry ka planifikuar të hapë sot ambasadën amerikane në Havanë.

4 komente në “Fidel Castro kërkon dëmshpërblim për Kubën përpara vizitës së Kerryt”

  1. tema says:

    edhe nese i vini nje ATSH nga pas nuk beni keq sepse:

    – tregoni profesionalizem
    – nuk mbani pergjegjesi per asnje pergenjeshtrim
    – i rritni kredencialet gazetes tuaj sidomos per lajmet nga bota, qe si ato te ATSH-se zor s’e gjen. mqrf nuk e pate lajmin e djeshem per 13 arrestime politikanesh ne malin e zi?

  2. Tema says:

    Sot ësht ditlindja e tij.

  3. ka thene fmn do piqen fiqt sivjet says:

    Gezuar ditlindjen
    Edhe 100 te tjera te dhente perendia

  4. rtwertr says:

    U permënd edhe el komandante nga bota e përtejme! Hajt se edhe pak dhe e arrite fundin e tunelit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje