Përplasje PS-LSI edhe në Lezhë/ Arben Ndoka: Drejtorët e LSI nuk i përfillën anëtarët e PS

19 Gusht 2015, 09:20Politika TEMA

Teksa Rama dhe Meta preferuan të heshtin dhe t’i shmangen debatit se mes tyre ka mosmarrëveshje, baza socialiste dhe ajo e LSI-së nuk i kursejnë rezervat për njëra-tjetrën sa i përket bashkëpunimit elektoral të 21 qershorit.

Pas Pogradecit dhe Mallakastrës, edhe baza socialiste në Lezhë shpreh rezerva sa i takon kandidatit të LSI-së, Viktor Tushaj, i cili humbi.

I pyetur nga Shqiptarja.com, deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Lezhës, Arben Ndoka, tha se një ndër faktorët e humbjes, është keqpërdorimi i posteve publike nga drejtorët e LSI-së, duke mos përfillur anëtarët e PS-së në këtë rreth.

Sipas deputetit Ndoka, ky mos-respektim i bazës socialiste, solli votë kundër për kandidatin e LSI-së, Viktor Tushaj.

6 komente në “Përplasje PS-LSI edhe në Lezhë/ Arben Ndoka: Drejtorët e LSI nuk i përfillën anëtarët e PS”

  1. aqifi says:

    Akoma e marrin ne interviste kete palacon???!!! Minimumi qe duhet te beje ky tipi eshte te jape doreheqjen nga deputetlleku dhe te sqaroje problemet me drejtesine…

  2. titi izrael says:

    Çfare konkluzioni?!!
    Perpiqen ti mbushin mendjen dynjase se keta jane te mire por ca drejtorë te shkarkuar na paskan qene problemi!
    Monika, Viktori dhe banda e armatosur e Nokajve e drejtuar nga ky palo deputet qe nxorri ne rruge si prostitute gruan e vellait te tij jane bere te urryer ne Lezhe. Kaq.

  3. perkthyesi says:

    Pa nje operacion radikal ndaj LSI, e ardhmja e Shqiperise do jete krejtesisht e pasigurte. Sa me shpejt te largohet nga skena politike ky kancer malinj, aq me mire do jete, dhe vendi do te shpetonte nga nje e keqe qe i ka zene deren me kohe!

  4. feniks says:

    Antaret e PS-se nuk i ka perfilluar vete kryetari i PS-se Edi Rama e jo te tjeret!!!
    E keni degjuar ndonjehere t’u pergjigjet Edi Rama shqetesimeve te medha te ish ushtarakeve qe po rropaten gjykatave nder vite dhe nuk po marrin te drejten e tyre legjitime???
    KURRE!!
    Dhe as nuki presim te flase,pa le tre zgjidhe hallet PADREJTESITE tona!!!
    Po te ishte ndryshe ai minimumin qe mund te bente te ngarkonte JURISTET e tij militante e te pa afte qe te shikonin legjislacionin ne fuqi per pensionet e ish ushtarakeve qe eshte TOTALISHT ne kundershtim me KUSHTETUTEN E REPUBLIKES dhe PARIMIN E TE DREJTES JURIDIKE dhe te ballafaqohej me ne qe po i vuajme ne kurriz pasojat e trajtimit KRIMINAL te KLIKAVE FASHISTE NE SUNDIM,qe nga 1991 e deri me sot!!!
    Prandaj une familjarisht i GRISA kartat e antaresimit ne PS dhe NUK VOTOVA ne zgjedhjet e 21 qershorit!
    Per mua nuk ka DREJTESI se nuk duan SUNDIMTARET!!!
    Ulurinte Edi Rama si opozitar dhe ne mbushnim sheshet per ate,por na MASHTROI!!!
    TURPI E MBULOFTE PER JETE!!!

  5. andori says:

    ata qe sot nuk ju takon te pin uje ne cesme jane ish oficeret e ushterise qe mbeshteten dhe rujten pushtetin e diktatorit enver hoxha.
    po ju bej nje pyetje ish oficereve para viteve 1994. 1)Na thoni se kunder kujt kini luftuar per mbrojtjen e kufirit te republikes socjalistete shqiperise? 2)Cila ka qene detyra e juaj kryesore?
    3) aishit ju oficerat e ushterise me detyre ne forcat e armatosura ti benit balle nje sulmi te Natos;apo te ushterise ruse?
    4)akishit per detyre te mbronit kufirin qe populli shqipetar qe jetonte ne diktatur te mos arratisej dhe te mbronit “komunisto fasistat “me ne ne krye “Enver Bimbash Hoxha”?
    5)Ju kini ber betimin e ushtarakut para marrjes ne detyre,shprehimisht kini thene e une oficeri i republikes popullore socjaliste te shqiperise BETOHEM se; “Do te jap dhe jeten ne qofte se preken kufit e shqiperise dhe interesat e popullit shqipetar” perse e shkelet ne vitin 1991,kur komandanti i juaj supremt Ramiz Alia tradhetoj interesat e popullit shqipetar dhe i braktisi si kllocka zoqet qe ibraktis dhe ja ha dhelpera.?
    6)Populli shqipetar juve oficereve te ushterise judha trajtim te vecante;rroga te larta,veshmbathje,strehim,pune per familjen dhe te drejta studimi per femijetua’gjithashtu judha dhe koburet me thep;ne vitin 1991 perse jua hoqet thepin kobureve dhe perse e shkelet betimi e ushtarakut.Pergjigjuni ketyre pyetjeve dhe pastaj hadeni te flasim per pretendime.

  6. Tema says:

    Kur politika të kalon në sëmundje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje