Kur kanë kaluar dy ditë nga krimi i rëndë në familje, ku 37-vjeçari Shëlqim Disha mbyti me rripin e pantallonave bashkëshorten e tij Resmien, në fshatin Shëngjergj të Tiranës, dalin detaje të reja për mënyrën se si u ekzekutua nëna e 4 fëmijëve. Kështu mësohet se çifti prej kohësh po kalonte një krizë në marrëdhënien e tyre bashkëshortore dhe shkak për këtë gjendje, dyshohet se ishte tradhtia e gruas së Shkëlqimit, histori që mund të jetë e përsëritur disa herë brenda kohëve të fundit. Rreth dy vite më parë, Resmia ishte dhunuar barbarisht nga burri i saj dhe shkak ka qenë tradhtia që kishte marrë vesh Shkëlqim Disha kur ishte në emigracion në shtetin grek.
Duke parë situatën e vështirë në të cilën gjendej në atë kohë, 31-vjeçarja shkon në shtëpinë e prindërve të saj dhe afërsisht 1 vit çifti jeton i ndarë, por jo zyrtarisht i divorcuar.
Shkëlqimi kërkon që të bashkohet edhe një herë me gruan e tij, duke sheshuar mosmarrëveshjen për hir të fëmijëve që ishin të mitur. Pavarësisht se, familjarët pranojnë t’ia japin vajzën dhëndrit të tyre, ato e kërcënojnë Shkëlqimin se, në rast se do të përsëritet e njëjta situatë dhune, atëherë gjërat do të zgjidheshin ndryshe.
Pas ribashkimit të çiftit Disha, kushtet e vështira ekonomike e detyruan kryefamiljarin të marrë përsëri rrugën e kurbetit, ku ai punonte në ndërtim si punëtor sezonal.
Pasi u kthye nga Greqia, një nga të afërmit e Shkëlqimit e sinjalizoi për tradhtinë që kishte bërë gruaja e tij.
Duke kaluar në një shok emocional për tradhtinë e gruas, ai fillimisht e godet bashkëshorten e tij Resmien me një dru pas koke dhe më pas heq rripin e pantallonave dhe e mbyt.
Duke parë se gruaja nuk po jepte më shenja jete, 37-vjeçari kërkoi që ta ndihmonte, duke njoftuar familjarët. Në këto kushte, sipas ekspertizës mjeko-lidhore, 31-vjeçarja ka gjetur vdekjen nga asfiksia e shkaktuar nga mbytja e saj me rrip.
Sipas banorëve të zonës së Shëngjergjit, Shkëlqim Disha, kishte dyshime të forta se, nga tradhtia e Resmies, një nga katër fëmijët nuk ishte biologjikisht i tij, shkruan Shekulli.
Duket se opinioni e ka rënduar më shumë 37-vjeçarin, i cili mbrëmjen e së martës kreu aktin barbar, duke mbytur me rripin e pantallonave gruan e tij dhe në të nëjtën kohë duke lënë jetimë 4 fëmijë të pafajshëm.
Kafshëëëëëëëëëëëëë….!!!!!!!! (Të më falin kafshët !)
tani i paska zgjidh problemet i marri
Femijet e te afertit te tij do vuajne mekatet e ketyre jetimeve.
Femijet e te afertit te tij do vuajne mekatet, per vuajtjet qe u shkaktoi jetimeve pa nene.
Tkfgos. E ke gabim.
Nuk eshte kollaj nje burre ta pranoj qe gruaja te beje femij me te tjere. Ai i shkreti bente sakrifice dhe shkonte ne emigrim kurse ajo shkerdhehej. Jam kundra dhunes dhe ate qe beri ai. Por nuk eshte aq e lehte.
Ne perendim qe ju flisni, zakonisht grate nuk shkojne kur jane te martuara.
Kur duan te shkojne, ndajne burrin dhe lidhen me tjeter.
Nuk shkojne me dy burra ne te njejten kohe. Kjo nuk eshte absolute po keshtu eshte e pergjithshmja.
Meshkujt zakonisht nuk shkojne me gra te martuara se nuk duan te prishin familjet.
Ka koshience. Ate qe sdua tma bejne mua nuk dua tua bej te tjereve, thone.
As grate nuk hyjne ne mes te cifteve.
Ajo femer me vjen keq per fundin e saj por ka bere gabim. Edhe ne perendim ka burre qe i vrasin grate per tradheti
Flet bota