Ky është diskutimi i mjekut Sali Berisha në mbledhjen e Ramiz Alisë me intelektualët, në gusht 1990.
Kritikat për punën e Ministrisë së Brendshme dhe kundërshtimi për pluralizmin politik:
“Unë jam fillimisht për pluralizmin e mendimit, jam për shoqata të pavarura, shoqata mjekësore”, shprehej Berisha në mbledhje, diskutimi i së cilës sillet nga Shekulli.
Sali Berisha: Më lër të them nja 2, 3 gjëra shkurt, shoku Ramiz. Do të doja që shokëve të organeve të Punëve të Brendshme t’u dërgoja vetëm një mesazh, se çdo rrahje e paligjshme, dhe që të themi të drejtën kanë qenë të shumta. Unë çdo ditë shihja njerëz te spitali, te stacioni i trenit kur merrja autobuzin, çdo ditë policia do të mbante njerëz. I kapte, i keqtrajtonte, ndonjë burrë edhe më të pashëm e më të veshur se unë. Po unë dua të them se çdo rrahje e paligjshme është rrahje për të gjithë ne. Ata janë pjesë e njeriut, çdo shqiptar, çdo pjesë territoriale, është pjesë e ndërgjegjes shoqërore kombëtare e secilit prej nesh. Në qoftë se ata i rrahin në këtë mënyrë njerëzit, është njëlloj sikur na kanë rrah ne, në këtë mënyrë e përjetojmë, në këtë mënyrë e suportojmë. Dhe unë ju them që ndihemi edhe të fyer e të ofenduar që në mënyrë kaq të pashpirt kanë thyer urdhrat dhe ligjit. Për mendimin tim, për të çuar se, … se ju e keni hap shumë drejtë që problemi është poshtë kësaj, është e vërtetë, është në bazë. Por ama, t’i prijmë mekanizmit, unë nuk di ç’ka thonë zbulimet, por veprimi kryesor i mekanizmit është ngjallja e mosbesimit për këtë ç’ka bën partia. Partia ka bërë shumë, edhe po të marrësh masat të cilat janë marrë nga janari e deri tashti, unë kam pasur bindjen time personale që janë shumë pas psikologjisë së përgjithshme shoqërore të Shqipërisë. Ama i rrahu ai ata djemtë që u futen për të marrë pasaportën? I rrafi. Për mendimin tim, ata duhet të dënoheshin, se në qoftë se dy punëtorë rrihnin dy oficerë Sigurimi që shkojnë për detyrë në një ndërmarrje, ata dy punëtorët humbasin vendin e punës dhe futeshin brenda për rrahje. Pra, unë them që një komision hetimor, publikisht … se ky problem ka shqetësuar shumë, për t’u dhënë një përgjigje të merituar atyre që i kanë tejkaluar kompetencat dhe që kanë thyer urdhrat. Ma thotë mendja që është në dinjitetin e shoqërisë sonë dhe të forcës së saj, nuk është asnjë gjë.
E dyta, kisha një problem lidhur, shokët folën edhe për problemin e informacionet, e mira është që ne të informojmë dhe detyrimisht që është kërkesë shumë e drejtë që ne të informohemi nga partia, nga asnjë format tjetër. Ne duhet të informohemi nga partia për atë çfarë ka ndodhur dhe të japim mendimet tona, të mira si t’i kemi, por edhe të themi fjalën tonë.
Së fundi, kam një problem për vetë partinë. Tani partia ka bërë gjithë këto ndryshime gjatë këtyre muajve, mendoj është marksiste, duke ndryshuar realiteti ndryshon veten e tij njeriu, edhe partia duhet të ndryshojë veten e vet në disa aspekte, në disa gjëra. Po marr për shembull mendimin, unë e konsideroj të domosdoshme pluralizmin e mendimit..
Ramiz Alia: Pluralizmin e mendimit apo pluralizmin partiak?
Sali Berisha: Jo, pluralizmin partiak nuk mund të them se është……
Ramiz Alia: Do ta thosha një cikë kështu, thashë sikur të hapim dhe disa probleme të tilla.
Sali Berisha: Unë po jap disa mendime, siç e mendoj unë. Që në këtë periudhë, ku nuk ka ekzistuar mungesa e pluralizmit, me të thënë të vërtetën, nuk e di si mund të jetë. Unë po konsideroj në këtë stad pluralizmin e mendimit dhe nuk humbet shoqëria jonë nga pluralizmi i mendimit, përkundrazi, ato degë dhe ato shkenca që kanë privuar veten nga pluralizmi mendimit, ato janë përtharë dhe nuk janë zhvilluar si duhet. Ato degë dhe ato shkenca që kanë pasur, kanë ecur më mirë, edhe po të shohim kontributin tyre që kanë dhënë në zhvillimin e vendit. Unë jam fillimisht për pluralizmin e mendimit, jam për shoqata të pavarura, shoqata mjekësore. Po marr shoqata mjekësore. Ne sapo dalim dhe u themi kolegëve tanë nëpër botë që varemi nga Ministria e Shëndetësisë, ore thotë, qenka shtetërore. Cili shtet nga shoqatat profesionale ka pësuar në historinë e njerëzimit?! Asnjë. Lidhja e Shkrimtarëve është pothuajse e tillë tek ne.
Ramiz Alia: Unë nuk besoj që ajo të jetë efekt i frikës se mos pëson gjë nga shoqata mjekëve. Ajo është efekt i mentalitetit tonë burokratik, që çdo gjë duam ta lidhim me një temë. Ne edhe kur mendojmë të krijojmë, ku di unë çfarë, do të themi ku do ta lidhim, se medoemos duhet lidhur dikur. Por, nuk besoj se është motiv politik.
Sali Berisha: Unë po them që shoqatat e pavarura, edhe ato mund të kontribuojnë shumë në zhvillimin e sektorëve. Kështu që, nuk besoj se të varura nga dikasteret mund të lulëzojnë ose mund të japin ndihmesën e tyre dhe të realizojnë statutin për qëllimet të cilat janë krijuar. Po tek pluralizmi i mendimit po rri. Unë shtroj një problem që, pluralizmi i mendimit natyrisht nuk duhet të ekzistojë vetëm në mbledhje. Për mua duhet të ekzistojë në shtyp, të ekzistojë edhe në mjetet e informacionit të partisë. Po shoh për shembull, shtypin e partisë, një koncept. “Zëri Popullit” është organi Komitetit Qendror të partisë, shumë e drejtë. Por, “Zëri i Popullit” mund të jetë edhe organ i Partisë Punës së Shqipërisë. Madje po të pyetem tani si anëtar partie jam me të dytën dhe pse jam. Jam me të dytën, sepse ky “Zëri i Popullit” është shpallur organ i Komitetit Qendror të partisë, partia ka pasur një mijë anëtarë dhe ka pasur mundësi të zgjedhë njerëzit me koeficient mendor më të mirë. Në 120 mijë anëtarë kjo është praktikisht e pamundur, por vetë stadi i zhvillimit të sotëm është i tillë. Sa që, për të mbuluar, ashtu në atë formë të centralizuar aq shumë, duhet të bëhet 1 mijë e 300 vetë, Komitetit Qendror, çka nuk shkon kurrkund kjo punë. Çka është mali i diskutimit, mali diskutimit është që edhe vetë Komiteti Qendror nëpërmjet shtypit do të mësojë për probleme të ndryshme çka thonë specialistët e vet, për këtë fushë, për këtë çështje e atë çështje.
Ramiz Alia: Problemi më duket më i thellë nga kaq sa e thua ti, se e thjeshtëzon problemin. Më fal, duke thënë Komiteti Qendror dhe duke i thënë i partisë, për mendimin tim, nuk i bën ndonjë ndryshim të madh ose ti nuk po e sqaron mirë idenë tënde. Pasi Komiteti Qendror apo i partisë, nuk janë dy vija. Prandaj ke ndonjë mendim tjetër ti?
Sali Berisha: Po, do të dal. Po marr fare mirë një grup njerëzish… Dakord, ja ta zëmë disa njerëz që merren me këtë gazetë në linjën e punës së tij, mund të ketë mendime, ky shoku këtu apo tjetri, mendime më të dobishme, të cilat edhe frenohen. Prandaj dhe cila del si ashtu, thuhet është organi Komitetit Qendror të partisë. Një vërejtje tjetër shoqërore këtu, gjatë këtyre rrëmujave që ka qenë muaji me probleme, me gjithë ato, po nga ky parim, po të numërohen artikujt që janë shkruar nga anëtarët e Plenumit as nga gishtat e njërës dorë nuk dalin. Kështu që, edhe kjo është një tregues i asaj që them unë. Pra organ i Komitetit Qendror të partisë shprehet ndaj partisë, vija e partisë nuk është vetëm, ka një shpirtgjerësi.
Reagimi
Alia: Artikulli i Ylli Popës nuk ishte kundër partisë
Ramiz Alia: Më fal o Sali. Të bëhemi të qartë unë edhe ti njëherë. Që ta kem edhe unë të qartë idenë. Ti e nise mirë, por nuk e bitise mirë fjalën. Ti thua një herë i Komitetit Qendror jo, i partisë po. Unë shtroj çështjen këtu, organ, një organ gazetaresk, qoftë ky i Komitetit Qendror apo i partisë, domethënë ai do të udhëhiqet nga një vijë e caktuar politike. Prandaj kjo vijë e caktuar politike, prandaj të thashë, si e Komitetit Qendror, si e partisë, është po e njëjta vijë partie politike. E kupton?! Mua më duket se ti nuk ma ke hallin pse shkruaji anëtari i Komitetit Qendror apo pse shkroi një anëtar … Ti e ke hallin këtu që në këtë gazetë a mundet të shkruhen mendime që s’përputhen me vijën e partisë.
Sali Berisha: Tregonte spektrin, më fal shoku Ramiz, tregonte spektrin.
Ramiz Alia: Spektrin jo, se spektri është që… vetë fakti është që katër faqet e gazetës e shkruajnë për të tëra problemet.
Sali Berisha: Atë po them dhe unë. Kur doli ky problem? Ky problem doli pasi gazeta botoi disa artikuj. U tha fjala. Por unë në ato artikuj nuk kam parë që janë kundra vijës së partisë ama!
Ramiz Alia: Në qoftë se ka dalë fjala … unë pikërisht këtu doja të dilja. Në qoftë se ka dalë fjalë që këto artikuj janë kundër vijës së partisë, për mua nuk ka rëndësi se ç’thotë organi i Komitetit Qendror apo organi i partisë, në qoftë se ka dal kështu fjala. Në qoftë se ka dalë fjala është kundër Komitetit Qendror të partisë, atëherë ke të drejtë ti. Po unë nuk besoj të ketë dalë fjala kështu. Po pse flasim me doreza ne. Fjala është për artikullin e Ylli Popës, besoj, se ky botoi në “Zërin e Popullit”. Fjala është se kanë thënë që artikulli i Ylli Popës është kundër partisë. Mirëpo prit, ai nuk ka thënë kundër Komitetit Qendror, po kundër partisë! Dua të them që tema, domethënë, ajo titulli i “Zëri i Popullit” është organ i partisë apo organ i Komitetit Qendror, nuk ndryshon gjë këtu. Pra, ai del që artikulli është kundra vijës së partisë. Kështu paska menduar dikush. Unë nuk e mendoj kështu, sa për dijeni. Të jetë i qetë edhe shoku Ylli këtu. S’është kështu. Prandaj nuk e di s’po sqarohemi bashkë ne.
Sali Berisha: Mua më duket që ky emërtim do të ishte më afër, më demokratik.
Ramiz Alia: Mirë dakord, mundet.
(Reagime në sallë, shumë mendime njëherësh)
Ramiz Alia: Ti ke të drejtë në faktin që gazetat shpesh nuk bëjnë autokritikë, por unë do të lutesha shumë tek dikush që bën autokritikë. Nuk është aq kollaj të bëj një person autokritikë kollaj. Tani më falni, një çështje kisha unë sa për ta sqaruar një çikë. Përdori Ismaili termin dhe jo vetëm Ismaili, edhe tek muhabeti jonë doli. Çështja që ka një çorientim me njerëzit, krijohet ky çorientim. Tani mua, ndoshta jam pak në një pozitë tjetër, të kërkuesit. A nuk është faji jonë që ka çorientim?! A duhet të shohim kështu, si një faj tonin? Jo këtë doja që ne të binim dakord.
Ramiz Alia: Organet e Sigurimit të Shtetit u treguan syleshë
Ramiz Alia: Flas edhe si qytetar, si intelektual. Besoj se duhet ta ketë secili prej nesh ta ketë parasysh. Që ka paqartësira, ka! Që ka dezinformime, ka! Që ka gabime, që thotë Saliu, të rënda, të forta etj., etj., kriminale, të gjitha janë, të cilat duhet t’i luftojmë. Po a nuk është detyra e gjithë neve? Se mua ajo që më shqetëson është pasiviteti. Përse? Se këto gjëra, qoftë edhe ky çorientimi politik, ky nuk ndodh në Hënëz, ky nuk ndodh në bulevard, ky ndodh në qendrat e punës, në ambientet ku jetojmë ne. Po jetojmë ne! Pse ne i shkojmë anës këtyre fenomeneve? Nuk e di, a biem dakord këtu? Ta shikojmë edhe ne, kemi një çikë fajin vetë apo jo? A duhet të luftojmë një çikë për të, pa hequr asnjë presje të tëra atyre? Jo dëgjo, Ismail, unë e kuptoj, por këtu e kam hallin, që ndoshta duhet të nxjerrim një konkluzion edhe neve. Që të tërë duhet të jemi më aktiv, mendoj unë. Të tërë duhet të reagojmë, sepse të tërhiqemi prej hunde nga disa llafe të hedhura në erë, ngandonjëherë. Por, do të thosha nga një anë tjetër, edhe të kaloja në një ekstrem, që tërë ndërgjegjja kombëtare është tek ai polici që rrahu dy veta, edhe shqetësimi bëhet shqetësim kombëtar tek ai. Mua më duket e ekzagjeruar. Jo e ekzagjeruar në këtë kuptim, nuk e marr në mbrojtje dhe e dënoj me ato veprime, duhen dënuar. Por, unë jam më shumë i shqetësuar me ato që tha Luani. Pse organet tona të Sigurimit të Shtetit janë kaq qyla? Pse janë kaq të paaftë? Pse u treguan kaq syleshë? Pse u treguan kaq injorantë? Pse u treguan kaq të pazotë që të kuptojnë burimet e kësaj që po na ndodh, kur tani… Prit, prit. Nuk dua shkakun, ju lutem, mua më duket se ky duhet të jetë shqetësimi ynë i parë dhe tani nga të arratisurit që janë tani në Gjermani, edhe në Francë, Itali e të tjerë, po e marrim vesh se si ka ndodh ky skenar. Si ka vepruar i ngarkuari gjerman? Si ka vepruar i ngarkuar çek? Si ka vepruar i ngarkuari francez? Si ka vepruar i ngarkuari jugosllav? E marrim vesh nga andej, se ata kanë filluar andej të tregojnë, si e kapën, si i tha, kush i tha. Kurse kjo duhej bërë këtu, duhet të gjendej këtu. Kjo është paaftësi e njerëzve tonë. Kjo, a nuk duhet të na shqetësojë kjo? Po unë nuk besoj që të themi që ishim të implikuar. Unë nuk them që… Fundi, ja ta pranoj edhe ashtu, si ndodh që organet tona të Sigurimit paskan qenë bashkëpunëtorë në këtë vepër? Për shembull, unë po shkoj në ekstrem. Më falni, që mos e devijojmë muhabetin, a duhet të na shqetësojë edhe ky aspekt i problemit? Si patriot, si qytetarë? Unë mendoj që duhet të na preokupojë kjo, prandaj është e drejtë dhe vërejtja që u bë këtu, që ka nevojë për kulturë, mungon kultura, ka nevojë për një shkundje komplet të organeve të Sigurimit të Shtetit, ka nevojë për ligje. Në tërë veprimtarinë e tyre, duhet çdo gjë të vihet nën kontrollin e ligjit, sepse nuk janë në kontrollin e ligjit dhe duhen vënë në kontrollin e ligjit. Ne jemi edhe njerëz që e kemi jetuar këtë histori dhe po të shikosh që nga fillimet e tij, ka dominuar më tepër paaftësia, paaftësia dhe padija, që të mos them injoranca. Apo janë baras? Domethënë ka dominuar edhe kjo dhe padyshim që është shprehur edhe kjo. Se ai që nuk di, kupton, kur nuk ka argumentin dhe aftësinë që të bindë të tjetër me argument, përdor forcën. Është qëndrimi klasik i të madhit ndaj të voglit, i të rriturit ndaj fëmijës. Fëmija ka fjalët që të shan me nënë e me baba, i madhi të rreh në shpulla. E kisha këtu hallin, që tek kjo çështja qe duhet edhe në të nxjerrim konkluzionin që ka nevojë për një organizim më të mirë të vetes sonë, të forcave tona. E drejtë është ajo Ismail që janë dhjetëra mijëra këto që kapin thashethemet. Por, edhe ne jemi dhjetëra mijëra. Këtu e kam unë, këtu. Për shembull, një fjalë e njërit, një fjalë e tjetrit, në ambientet ku jemi, mendoj që bën, me këtë absolutisht nuk ju ftoj të mbuloni dobësitë, të mbuloni të metat. Jo! T’i kritikoni dobësitë, ti kritikoni të metat, ti zbuloni dobësitë, ti zbulojmë të metat, por t’i zbulojmë t’i kritikojmë te metat, duke pasur parasysh edhe ndreqjen e tyre, por të mos lejojmë që mbi këto të meta, mbi këto mundësi, të ndërtohen teori të tëra, goditje të tera, që dëmtojnë tërë punën e partisë, tërë punën e shtetit tonë. Këtu e kam hallin. Të tërë më duket që duhet në një farë mënyrë të bimë dakord të tërë, përndryshe do të rrimë duke qarë të tërë dhe kjo nuk është e nuk duhet të jetë në natyrën tonë. Por, duhet të hidhemi në sulm edhe për të korrigjuar shumë gjëra që kanë nevojë të korrigjohen. Po mirë nuk më thatë gjë për atë pluralizmin politik… Çfarë thuhet? Si mendohet? Mua kjo më shqetëson pse duhet të jenë pasiv. Pse duhet të jenë pasiv? Apo ndodhin, ndodhin por…
Eh mor Ramiz, ti e kishe ne regull teorikisht e ngjarjet do shkonin mire, po fute gjarperin sali brenda, qe helmoi gjithe Shqiperine. Uroje te na kesh lene ndonje amanet ne lidhje me gjarperin sali, se ishe dhe vet deshmitar dhe e pe syt e tu,se si e katandisi Shqiperine.
I vetmi qe ka folur nga intelektualet ka qene Berisha. Eshte e thjeshte te besh trimin ne demokraci por kur zhvillohej ky debat Shqiperia ishte diktature me dhjetera mijera te burgosur e internuar per aresye politike.
Berisha kishte marre nje furce dhe po i bente servilizmin Ramiz Alise.
Keto gjera jane shume mbrapa ne krahasim me cfare flitej ne ate kohe kunder PPSH.
Berisha nuk del dot nga anetar i PPSH.
o Alfred, nuk eshte Berisha i vetem qe ka fole, po ti sot po lexon gazeten. Ketu jane vetem , jo te gjitha, ato qe ka thene Berisha. Ti s’e di qe Ramiz Alia ka zhvilluar mbledhje ne Vlore me kuadro dhe intelektuale para -90-es dhe i provokonte per pluralizmin etj etj, por keto le tu a leme atyre qe marrin parate ti shkruajne, vetem ,aman, jo Beqir Metes se ai genjen.
Duke lexuar kete shkrim mu kujtuan dy shkrime te tjera. Njeri Sekretari i Ramizi Alise qe thoshte se Ramizi nuk e njihte para demostratave te dhjetorit 90 Saliun , dhe tjetri i Shinasi Rames qe shkruante se Saliu para se te vinte tek levizja e dhjetorit 90 ishte i promovuar nga Ramiz Alia.
Duke pare kohe me pare fotot e Saliut me ish Ministrat e Brendeshem te diktatures dhe femijte e Enverit, diskutimin e mesiperm , une jam me mendimin e Shenasi Rames. Pra Sali Berisha jo vetem qe njihej prej Ramiz Alise me patjeter por u promovua prej tij dhe pastaj u katapultua tek levizja e studenteve fillimisht e me pas ne levizjen demokratike. Se si rrodhen ngjarjet me vone edhe histori me vete qe te gjithe e jetuam por pak kush i din gjerat dhe shume me pak munde tia dijne fillin ketij lemshi te bere lesh arapi ne keto 25 vite tranzicion.
Po, eshte krejtesisht e vertete ajo qe shkruan Shenasi Rama. Duke analizuar me kujdes fjalet e Ramiz Alise, kuptohet qarte perpjekja e Ramizit per te futur konceptin e pluralizmit politik dhe moskuptimishmeria e Berishes lidhur me kete koncept. Pra vete Ramizi po behej promotori i pluralizmit politik dhe po kerkonte mbeshtetes ne radhet e intelektualeve te kohes. Ramiz Alia e tregoi veten shume qarte dhe hapur se ishte intelektuali me i madh i kohes dhe atij i takon merita e vendosjes se demokracise ne Shqiperi. Iu prehte shpirti ne paqe! Por gaboi ne zgjedhjen e njerezve. Ne zbatim te pikave te planit te Katovices, do te ishte me mire qe kryetar te PD te kishte vendosur Fatos Nanon dhe kryetar te PS, Sali Berishen. Si duket i ka ngaterruar. Nje ngaterrese fatale per Shqiperine. Do te kishte qene me mire per Shqiperine qe Ramiz Alia te vazhdonte te ishte Presidenti i Shqiperise nga 1990 deri ne 1998. Shqiperia me shume kishte nevoje per nje president dhe udheheqes shteti me mentalitetin dhe kapacitetin intelektual te Ramiz Alise.
Ky o turpi I shoqeris shqiptare e botrore,
Ndihmoi në mënjanimin e komunizmit
Supozojme se Sali Berisha eshte derguar emeruar e si ta doni Kritari i PD-se. Ta supozojme se Sali Berisha ka qene bashkepunetor i Sigurimit te shtetit, i UDB-se KGB-se CIA-se e sa te doni ju. E çfare lidhje kane te gjitha keto me ushtrimin e funksioneve te Presidentit te Republikes? Sali Berisha ishte President, e çfare lidhjeje kane vendimet e tija me te qenit te gjitha ato si thashe me siper? Asgje? I vetmi intelektual qe kishte nje mendim ndryshe kane qene Ylli Popa e Sali Berisha te cilet kishin shkruajtur ne gazeten zeri i popullit. Ato tre artikujt te Sali Berishesh eshte themeli i mbeshtetjes qe kishte Sali Berisha dhe Une personalisht e kam mbeshtetur ne fillim. Por Sali Berisha u be Sali Qeni, e kuptoj se ne injorancen e popullit shqiptar mund te besh gjitheshka dhe ja arriti, por them me siguri se shqiptaret nuk ja falin, jam i sigurt se shqiptaret do te hakmerren per krimet e tija.