Kjo grua do zëvendësojë Aleksis Tsipras. Ja kush është gruaja e parë në historinë e Greqisë, kryeministre

20 Gusht 2015, 20:51Rajoni TEMA

Pas dorëheqjes së Aleksis Tsipras, Greqia do të ketë një kryeministër të ri, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Me shumë gjasa, për herë të parë në historinë e Greqisë, vendin do ta drejtojë një grua.

Bëhet fjalë për Vasiliki Thanos Christofili.

Ajo është kryetarja e Gjykatës së Lartë dhe në bazë të ligjit, i takon pikërisht asaj që të zëvendësojë Tsipras në drejtimin e qeverisë.

Por kush është Thanos-Christofili?

Ajo e mori presidencën e Gjykatës Supreme më 1 korrik, pas përfundimit të mandatit të Athanasios Koutroumanos dhe daljes së tij në pension.

Vendosja e saj në krye, ishte një propozim i ministrit të Drejtësisë Nikos Paraskevopoulos.

Deri para marrjes së detyrës si kryetare e Gjykatës së Lartë, Thanou ishte zëvendëspresidente e Gjykatës Supreme dhe kryetare e Shoqatës së Prokurorëve të Greqisë.

Ajo ka lindur në Halkida më 1950, dhe është diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Athinës, me studime pasuniversitare në Universitetin e Sorbonës në të Drejtën Evropiane.

Thanos është e martuar dhe është nëna e tre fëmijëve.

7 komente në “Kjo grua do zëvendësojë Aleksis Tsipras. Ja kush është gruaja e parë në historinë e Greqisë, kryeministre”

  1. Denissi says:

    Po nuk vene keta ministra dhe ministresha 22 vjeqe ore,,,,vetem ne Shqiperi ndodh qe ne krye te institucioneve te rendesishme qe nuk mjafton vetem universiteti me 10-ta te vihen rob qe akoma po ti shtrydhesh buzet sot e gjithe diten nga 2 litra qumesht nxjerrin,,,,turpi brire nuk ka,,,vetem keshtu eshte,,,,tmerr cfare ndodh ne kete vend pa Zot.

    1. turist says:

      PO cta bejne kete te shkrete 65 vjece…? Duhen ministre dhe drejtoresha te reja e shumta 28 vjec…pse nuk marrin shembull nga ne? me cfare energjie do punoje Znj? vetem trurin mund te ve ne pune:)

  2. 17nentori says:

    cia keni fut kot me top… derisa te behen zgjedhjet e reja … ay qe eshte do jete derisa te behet i riu ose ky qe eshte.
    ku i shpikni kto sajesa?

  3. Alban Dardani says:

    — ME VJN MIRE QE TER HISTORIN E GREQIS VENIN DO E DREJTOI NJE GRUA.

    — Le te jete kjo e para politikane ne historin e ketyre 200 vjeteve te fundit qe do te ndryshoje historine e hidhur te mardhenieve shqipraro-greke,– ndreqien e pa drejtesive ne kurriz te popullats se cameris, — forcimin e frymes vllazerimit ndermjet dy popajve e shteteve tona.

    — Le te mari dhe shteti shiptar shembull per kriterin dhe menyren si zgjidhen drejtuesit e nje shteti. KA ARDHUR KOHA TE HIQET DORE NGA METODA E DERI TANISHME:- Nga USHTAR NE KAPTER, OFICER NE DIGASTER.

    Urime Alban Dardani USA

  4. Gjak arian says:

    Kjo do te beje nje brime ne uje . Greqia ka nevoje per ndrrim gjaku .

  5. san petro says:

    o gjake ariani, Greqia ka qene tre xere PERANDORI ne xistorine e saj,dhe prape do te jete prandaj e ka FRIKE europa dhe po te kishte gjunje europa ju pyes,perse nuke e nxoren nga eurozona ose nga BE e ju e prisnit me zell te madh.

  6. Tema says:

    Feta greke,nana muskuri georges michael

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje