Zëri për shërbimet e lavanderisë në parlamentin italian prej 40 mijë eurosh ka tërbuar qytetarët.
Kryeparlamentarja Laura Boldrini ka parashikuar 40 mijë euro për shërbime lavanderie, ndërkohë që rrallë herë deputetët mund t’i lajnë kostumet e tyre në lavanderinë e parlamentit.
Parlamenti italian uli me 50 milionë euro shpenzimet vjetore për parlamentarët duke e çuar 987 milionë euro shpenzimin total, por ky nuk ka qenë një motiv për të qetësuar qytetarët e revoltuar.
Ndër të tjera, 150 mijë euro janë parashikuar për mirëmbajtjen e veshjeve.
“Ku shkojnë këto para? “, kjo është pyetja që bëjnë shumë italianë.
Ndërkohë që Italia është në recension prej disa vitesh dhe rrezikon të bëhet Greqia numër 2, parlamentarët italianë nuk dinë ta shtrëngojnë dorën.
Por sikur të mos mjaftonin këto, kryeparlamentarja Boldrini ka parashikuar edhe 6,5 milionë euro për higjienën.
A mund të kushtojë vërtet kaq shumë higjiena në parlament?
Një tjetër zë është ai i gjuhëve të huaja, ku është miratuar një buxhet prej 300 mijë eurosh për deputetët që do të ndjekin kurse të gjuhëve të huaja.
E ndërsa këtyre zërave u shtohen edhe 63 milionë euro për “ushtrimin e mandatit parlamentar”, italianët me të drejtë ankohen dhe drejtojnë gishtin drejt të zgjedhurve të tyre.
Dhe burgu ku vuan dënimin bitraj ësht në krizë
Dhe keta tonet atje marrin shembull.Lane nam.Injorante mbi injorante.Dhe do te kryejne reforma keta!???