Instituti Amerikan i Medias (AMI) ka gjetur në një rajon të largët të Pakistanit një dokument në gjuhën Urde, e cila në fakt i takon Shtetit Islamik, në të cilën shkruhet se grupi terrorist do t’i shpallë luftë të hapur të jobesimtarëve në vitin 2017.
Inteligjenca amerikane e ka krahasuar dokumentin me “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit, për shkak se Izraelin e fajëson për terrorizmin global.
Sipas ueb-faqes izraelite “Aruca Sheva”, dokumenti në fjalë, presidentin amerikan, Barack Obama e quan një “mushkë hebreje”, promovon beteja “për fundin e botës” si një zgjidhje përfundimtare, si dhe thekson se lideri i ISIS-it duhet të njihet si udhëheqës i vetëm i një miliard myslimanëve në botë në perandorinë fetare të Kalifatit, transmeton Telegrafi.
“Gjersa bota është duke shikuar video-xhirimet e kryqëzatave në Irak dhe Siri, Shteti Islamik po lëviz drejt Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme, ndërsa ka edhe një strategji për Azinë Jugore. Kjo është një dredhi magjike”, ka thënë një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, i cili e ka parë nga së afërmi dokumentin, të cilin e quajti “Mein Kampf i Kalifatit”.
Inteligjenca amerikane ka konfirmuan origjinalitetin e dokumentit, duke u mbështetur në një kod unik dhe gjuhën e përdorur për të përshkruar udhëheqësit, si dhe duke u bazuar në mënyrën e të shkruarit dhe fjalët që i përgjigjen dokumenteve të tjera të identifikimit.
Dokumenti duhet të interpretohet si një përpjekje e bashkimit të dhjetëra fraksioneve të talebanëve pakistanezë në një ushtri të unifikuar të terrorit, shkruan ueb-faqja izraelite dhe shton se ajo përfshin detaje në lidhje me planet e ardhshme të betejave dhe kërkesës së al-Qaedës për tu bashkuar me ISIS-in.
Toni që përdoret në këtë dokument është i drejtpërdrejtë “Prano faktin se ky Kalifat do të mbijetojë dhe do të rritet derisa ta sundojë të gjithë botën. Gjithashtu do të presë koka derisa personi i fundit të mos rebelohet kundër Allahut. Kjo është një e vërtetë e hidhur “.
Dokumenti përkrah krijimin e një ushtrie të re terroriste në Afganistan dhe Pakistan, e cila do të provokojë luftë në Indi. Gjithashtu do të nis një luftë të re në stilin e Armagednonit me Shtetet e Bashkuara.
Xhihadistët e Shtetit Islamik do të sulmojnë ushtarët amerikanë, gjersa po tërhiqen nga Afganistani dhe Iraku.
Në seksionin mbi biografinë e vetë, Shteti Islamik shkruan për fillimet e saj në fillim të viteve 1990 dhe shpjegon pse në vitin 2011 lideri i saj, Ebu Bekr el – Bagdadi u hakmor për vdekjen e liderit të al-Qaedës, Osama Bin Laden duke shkaktuar një seri shpërthimesh të makinave dhe thekson numrin e vetëvrasjeve në mesin e ushtarëve amerikanë.
Lufta për fundin e botës është përshkruar se është në fazën e gjashtë, tre nga të cilat kanë përfunduar, transmeton Telegrafi.
Në fakt, në fazën e katërt, e cila është dashur të zgjasë nga viti 2010 deri në vitin 2013, parashikoi sulme rreth bizneseve amerikane dhe perëndimore, përkatësisht shkatërrimin e ekonomisë së tyre dhe zëvendësimin e dollarit me arin dhe argjendin.
Në fazën e pestë, shpallja e Kalifatit do të duhet të bëhet brenda viteve 2013-2016, ndërsa faza e gjashtë përfshin një luftë të hapur nga viti 2017 deri në vitin 2020, gjegjësisht luftë kundër jobesimtarëve.
Dokumenti i nxit pasuesit e al-Qaedës dhe talebanëve që t’i bashkohen ISIS-it dhe të përmbysin qeveritë arabe që kanë marrëdhëniet me SHBA-të dhe Izraelin.
This news is bulls-it!!! Sa klishe…… nje un-identified “american institute” paska vajtur deri ne fshatrat e larget te Pakistanit, dhe atje paska zbuluar kete dokument!!! po si ? ku e gjeti? ne rruge? pertoke? nen sepetat e ndonje plake te lodhur??? si mund ta gjeje nje dokument te tille nje organisate (vini re) amerikane atje ne fshatrat e larget te Pak? dhe per me teper qe lajmit i eshte bere echo nga nje gazete sioniste…. this is all bullshit !!
Ore, ti ke te drejte por kujt ja thua? Gazetari eshte trap dhe se nga gjen nje lajm koti qe nuk e di se pse kujton qe po na thote kush e di se cfare. Nga ana tjeter, si cope injoranti qe eshte, akoma nuk ka mesuar se Isis eshte perendi egjyptiane, ndersa Shteti Islamik quhet ISIL. Redaktori po, e ka shtepine po ne ate rruge, porta perballe.
Qe njerezit futen ne pune me mik ne Tekevizionin Shqiptar, kete e kuptoj. Por qe Tema te marre ne pune njerez me mik, kjo nuk ka logjike ne kapitalizem. Megjithate Shqiperia eshte nje sistem hibrid qe nuk futet ne asnje kategori. Shiko parlamentin e Shqiperise dhe gjeja e pare qe te shkon ne mendje eshte turpi qe je hqipetar, sepse thua me vete se nuk ka mundesi qe keta njerez te kene te njejten kombesi si ty.
Si dore e sherbimeve sekrete cifute duket. Jane te papare per te hedhur gurin e per te fshehur doren.
https://www.youtube.com/watch?v=Yg7KuNagYMw
Si gjithmone, perpjekjet e ndyra amerikane per te justifikuar makinerine e tyre te ndyre ushtarake.
E pse po shqetesohen keta ne nje kohe qe jane krijuesit dhe financuesit e kesaj organizate terroriste??
Po po u gjet ne nje shpelle diku ne Pakistan! Po sikur IS vepron ne Lindjen e Mesme (Siri,Irak)? Apo hajt mo se mashtrohen delet???
perralla me kucedra te amerikes dhe gazetaret e temas
Dhe me turqin jan prishur
Ne se eshte lajm i vertete, ketyre barbareve te ISIS, leshojini Izraelin, dhe i rregullon ai ato pune!
Ne fakt duket si plan i izraelit per te futur ne valle amerikanet dhe per ti nxjerre geshtenjat nga zjarri me duart e ushtrise amerikane
isis,shteti islamik,drejtohet nga disa kokelecka dhe budallenj,qe kane nga nje kallash ne dore dhe kujtojne se jane ushtria me e fuqishme ne bote.Se shpejti ai shtet do zhduket,sepo i shpall lufte tere botes,prandaj bota do ta shtype si nje plesht.