Lideri i ardhshëm i Laburistëve në Britani vë në pikëpyetje luftën e Kosovës

17 Gusht 2015, 19:32Bota TEMA

Burri që mendohet se do të bëhet lideri i ardhshëm i partisë kryesore opozitare në Britani, Partisë Laburiste, po përballet  me pyetje rreth pikëpamjeve të tij mbi Kosovën, mes shumë çështjeve të politikës së jashtme.

Favoriti i krahut të majtë, Jeremy Corbyn ka hasur tashmë kritika për përdorimin e fjalës “miq” për të përshkruar Hamasin dhe Hezbollahun dhe për mbështetjen e tij të zjarrtë për çështjen palestineze në përgjithësi dhe entuziazmin e barabartë për regjimin në Venezuelë.

Së fundmi, blogerët kritikë dhe gazetarët e kanë vënë atë në shënjestër pasi duket se ka shpërfillur krimet e luftës së serbëve në Kosovë si shpikje.

Në vitin 2004, Corbyn, anëtar i parlamentit për një zonë elektorale në Islington në Londrën veriore, nënshkroi një mocion parlamentar vlerësoi një artikull të gazetarit majtist John Pilger “që i kujtonte lexuesit për koston njerëzore shkatërrimtare të të ashtuquajturit pushtim humanitar i Kosovës, drejtuar nga NATO dhe Shtetet e Bashkuara në pranverën e 1999, pa asnjë ndëshkim nga Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe uronte John Pilger për ekspozimin që i bëri justifikimeve mashtruese të ndërhyjes në një “gjenocid” që nuk ekziston kurrë në Kosovë”.

Corbyn është në avantazh të marrjes së drejtimit të Partisë Laburiste, duke shkaktuar një valë zhgënjimi mes aktivistëve të partisë me të ashtuquajturit kandidatë të partisë dhe ka shkaktuar një ndjesi të keqe rreth dy humbjeve të njëpasnjëshme të zgjedhjeve të përgjithshme.

Gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçari ka bërë thirrje për braktisje të politikave të kursimit, kthim në normat socialiste të ekonomisë dhe në politikën e jashtme ka bërë thirrje për prishje të mbështetjes thuajse pakushte të Laburistëve për SHBA-në.

Ndryshe nga laburistët e qendrës – të cilët e mbështetën fuqishëm ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë për të ndaluar spastrimin etnik të regjimit të Sllobodan Millosheviç në Beograd, të majtët e partisë e kundërshtuan veprimin ushtarak perëndimor, ku disa kanë mbrojtur pikëpamjen se Millosheviç ishte viktimë e një komploti imperialist amerikan.

5 komente në “Lideri i ardhshëm i Laburistëve në Britani vë në pikëpyetje luftën e Kosovës”

  1. ja dhe nji ….anglo….pusht !
    nuk munde ta mohoje askushe genocidin e Srebrenices,nuk munde te mohoje askushe krimet e Hitlerit Ballkanik Milloshevic ne te gjithe ish Jugosllavine ,ku viktima vetem femije ishin 25 000 femije !

    Kasapi i Rajonit,jo vetem qe beri masakra dhe genocid ne Kosove ,por motren ku ta kete ky lloj komunisti marksist i anglezeve !

  2. Toni KS says:

    Ky ishte nje marksist i ikur per lesh. Cameron do ta rrah si qenij ne zgjedhje.

  3. tst says:

    Mos ia futni kot se nuk i dini faktet. Lexoni sigurohuni pastaj flisni se kete zoterine mund te jene thjesht duke sulmuar per qendrimin e tij radikal ndaj qelbesirave qe po rjepin boten.

  4. kiu says:

    Partia Laburiste ka pesuar renje te theksuar vitet e fundit duke i dhene mundesi Partise Konservatore te qendroi ne pushtet shume vjet.Zoti J.Corbyn evidencon nje problem te rendesishem per Evropen dhe fatin e saj.Ai natyrisht nuk eshte i kenaqur qe shteti Anglez i udhehequr nga Partia Konservatore ne politiken e jashteme i eshte nenshtruar plotesisht SHBA-se.Kjo me te vertete eshte e habiteshme,pasi eshte e njohur qe Gjermania kurre nuk eshte shquar per politike te klasit larte,dhe nenshtrimi i Gjermanise se Merkel pa kushte ndaj politikes se SHBA-se eshte i kuptueshem dhe spjegohet me mungese te nuhatjes fine ne politiken e jashteme.Ndersa Anglia e cila eshte ne kulmin e nivelit cilesor,parashikues dhe rezultativ te politikes se jashteme te te gjitha shteteve te Evropes dhe atyre me kulture perendimore ti perkulet SHBA-se e cila ne politiken e jashteme eshte shume prapa politikes se jashteme te disa shteteve si Franca,Kina,Rusia etj me me pak potence e ndikim ne politiken boterore.Shume luftera qe kane ndodhur ne Bote jane rrjedhoje e politikes pa nuhatje,per te mos e cilesuar luftenxitese,e SHBA-se.Asnje nga shkaqet qe kane dhene SHBA-te per fillimin e ketyre lufterave nuk eshte vertetuar ne gjyqet politike qe ka ngritur SHBA-ja pas gjoja fitore se korrur dhe vendosjes se demikracise..
    Ne plotiken e jashteme te shtetit Anglez duhet te mesojne te gjithe
    shtetet evropiane e kryesisht Gjermanie e Merkelit e cila po e ben lemsh BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje