Lideri i ISIS përdhunoi dhe vrau Kejla Muler, vajzën amerikane të marrë peng

15 Gusht 2015, 14:39Bota TEMA

Një punonjëse amerikane e ndihmave e vrarë në shkurt teksa mbahej peng nga militantët e ISIS është përdhunuar në mënyrë të përsëritur nga kreu i grupit terrorist Ebu Bekr el-Bagdadi.

Zbulimin e kanë bërë zyrtarët amerikanë të cilët për rrjetin amerikan ABC kanë rrëfyer se 26 vjeccarja Kejla Myler ka qenë pre e përdhunimit sistematik nga al-Bagdadi.

Zyrtarët e kundërterrorizmit e kanë njoftuar familjen e vajzës në lidhje me abuzimin që në muajin qershor.

Myler u mor peng në vitin 2013 ndërsa po punonte në Alepo të Sirisë.

ISIS deklaroi më vonë se ajo mbeti e vrarë gjatë një sulmi ajror të ushtrisë jordaneze, por Uashingtoni ka thënë se ajo u vra pikërisht nga ISIS.

Prindërit e saj Karl e Mardha kanë rrëfyer për rrjetin ABC se ata janë informuar se vajza e tyre është torturuar dhe se ajo ishte pronë e Bagdadit.

Media amerikane, duke cituar zyrtarët në Uashington, thotë se Bagdadi e mori personalisht punonjësen e ndihmave në shtëpinë e njërit prej krerëve të ISIS, i cili menaxhonte gazin dhe naftën, burimi më i madh financiar për grupin terrorist.

2 komente në “Lideri i ISIS përdhunoi dhe vrau Kejla Muler, vajzën amerikane të marrë peng”

  1. A says:

    Te tilla njerez qe bejne te tilla veprime jane MOSTRA NJEREZORE, qe as kafshet nuk veprojne ne kete menyre. Por faji eshte i politikes nderkombetare, amerikane dhe disa vendeve te fuqishme evropiane qe lejojne qe ne shekullin 21 te ndodhin ngjarje te tilla makabre dhe lejojne qe te perhapen te tilla filozofishe idjotesh dhe injorantesh fetare.
    Kemi nje mori politikanesh nderkombetare qe bejne politika meskine, paprincipe morale dhe kurvash.

  2. sokol says:

    se ci duhej kesaj te linte ameriken per te ndihmuar rracen e mutit zoti e di

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje