Përplasje mes Francës dhe Britanisë

14 Gusht 2015, 15:52Bota TEMA

Situata kritike ne qytetin port francez Calais përplas kryeministrin britanik Cameron me kryebashkiaken e ketij qyteti.

Natasha Bouchart kërcënoi se do te hape kufijtë e Francës per te lejuar mijëra emigrante qe te kalojnë ne Britani.

Reagimi i ashpër lidhet me qëndrimin e shefit te qeverise britanike, qe sipas kryebashkiakes nuk po ben sa duhet per zgjidhjen e krizës dhe po vendos ligjet e tij ne Calais.

Ajo ka kërkuar nje takim urgjent mes saj, Cameron dhe presidentit francez Hollonde per shkak te gjendjes problematike. Sipas saj, qëndrimi shpërfillës i Cameron duhet te konsiderohet incident diplomatik.

“Nëse britaniket nuk duan te bisedojmë per çështjet ekonomike, te sigurise dhe ato humanitare, ne duhet te hapim kufijtë’, paralajmëroi kryebashkiakja.

Ajo përsëriti kërkesën qe Britania te paguaje kompensim 35 milionë paund per demet qe i janë shkaktuar qytetit, per shkak te politikave te saj qe sigurojnë përfitime për refugjatet.

Ndërkaq, kryebashkiaku i qytetit tjetër francez Teteghem, qe po përballet me krize emigrantesh, u kërkoi forcave policore britanike te bashkëpunojnë per arrestimin e trafikanteve, te etiketuar si mafia britanike.

3 komente në “Përplasje mes Francës dhe Britanisë”

  1. saimir says:

    Emigrantet Kane ndertu ameriken. Europa duhet te vendos per U.S. Of Europa, apo do te vazhdoje keshtu sic eshte. Njeri thumbit e tjetri patkoit.

    1. adi says:

      e kane ndertuar emigrantet europiane jo buthzinjte dhe arrixhijte e shkretetires

  2. Tema says:

    Ne jemi asnjëanës në fërkimet e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje