Për sa kohë që nuk është e qartë, nëse një azilkërkues mund të qëndrojnë në Gjermani, punëdhënësit janë të rezervuar. Nga ana tjetër nevojitet fuqi punëtore e kualifikuar. Një projekt në Duisburg hedh hapat e parë.
Ofiçina gumëzhin në të gjitha anët. Mbi dhjetë të rinj me kominoshe blu djersijnë duke punuar me tuba metali. Thiernohabib Hann nga Guinea është shumë i kënaqur: “Puna është shumë, shumë e mirë për mua, unë dua që të punoj – gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë.” Të gjithë këtu kanë kaluar disa muaj në arrati dhe kanë pritur me vite si azilkërkues, duke mos patur të drejtë për të punuar. Rutina e përditshme dhe puna në ofiçinë është fillimi i një faze të re në jetë.
“Njerëz kaq të motivuar kemi rrallë”, thotë Frank Bruxmeier, drejtor i qendrës për mësimin e zanateve në Duisburg. Qendra e trajnimit ofron nëntë kurse kualifikimi, nga shoferë kamionësh, deri tek hidraulikët dhe mekanikët për impiantët e ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar. Shpesh është e vështirë të gjesh kandidatë për këto zanate.
Ndihmë në gjermanisht dhe matematikë
Prandaj Bruxmeier dhe kolegët e tij kanë ndërmarrë tani iniciativën për të përgatitur 17 refugjatë si mekanikë. Zanati si mekanik për impiantet e ngrohjes ka më shumë perspektivë se asnjë tjetër, thotë Bruxmeier. Ky profesion kërkohet shumë në Gjermani. Pas një kursi kualifikimi dyvjeçar në qendrën e trajnimit në Duisburg ato marrin deftesën, të cilat thotë Bruxmeier, “mezi ç’priten në tregun gjerman të punës”. Nëse projekti ecën mirë, iniciatorët do të marrin refugjatë të tjerë për zanate, ku ka mungesa, si shoferë kamioni dhe kujdestarë në azile pleqsh.
Statusi i pasigurtë i qëndrimit
Shumica e 17 azilkërkuesve vijnë nga Afrika perëndimore, Siria dhe Shqipëria. Me përjashtim të një rasti, të gjithë e kanë të papërfunduar procesin e azilit. Është plotësisht e paqartë se sa kohë mund të qëndrojnë ende në Gjermani. Një pasiguri e madhe, që i pengon shumë punëdhënës për të marrë një refugjat si një praktikant në ndërmarrje.
Uwe Schöbel është shef i një ndërmarrjeje për teknologji për ngrohje dhe ajër te kondicionuar në Duisburg. Ai aktualisht ka 16 praktikantë, mes tyre edhe Jihad Maai nga Siria. Maai ka ardhur para tre vjetësh në Gjermani, qëndrimi i tij këtu është i sigurt. Përndryshe Uwe Schëbel nuk do të kishte ofruar atij kursin. Këtë sipërmarrësi e thotë hapur.
Potencial i madh
Jihad Maai ka filluar në korrik trajnimin dhe lufton disi me termat teknike. “Ndonjëherë kolegët më thonë diçka dhe unë shkoj e marr diçka tjetër, është e vështirë.” Në Siri ai kishte studiuar, në Duisburg ai punon me duar – kjo është për të e pazakontë.
Tre vjet ka Jihad Maai akoma për të specializimin. Por për periudhën më pas ai ka plane të qarta, dëshiron të bëhet mjeshtër, pastaj mund të përgatisë të tjerët.