Vizitë historike e Kerry-it, ringrihet mbi ambasadën në Kubë flamuri amerikan

14 Gusht 2015, 18:11Bota TEMA

Sekretari i Shtetit, John Kerry ka kryer paraditen e së premtes një vizitë historike në kryeqytetin kuban, Havana, duke ngritur dhe flamurin amerikan ne vend. Pak muaj nga rifillimi i marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, kjo vizitë e Kerrit është e para e këtij lloji dhe rëndësie pas 70 vitesh nga hera e fundit kur një diplomat amerikan ka shkelur në territorin kuban.

Vizita e Kerrit në Kubë është justifikuar me pjesmarrjen e këtij të fundit në ceremoninë zyrtare të rihapjes së Ambasadës Amerikane në Havana. Gjatë kësaj ceremonie, mbi kokat e dhjetra njerëzve, është ngritur në shtizë flamuri amerikan. Ngjarja është konsideruar si me impakt të fortë simbolik pasi ky flamur është ringritur në territorin kuban për here të parë pas 54 vitesh.

Më konkretisht ka qenë viti 1961 kur marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan deri në mbylljen e marrëdhënieve diplomatike dhe ambasadave respektive. Për të theksuar kapërcimin e kësaj ndarjeje historike, gjatë ceremonisë flamuri është dorëzuar nga vetë ish marinsat, tashmë në pension, të cilët e kishin ulur nga shtiza 54 vite më pare. Ndërsa vetë Kerri deklaroi se të dy popujt nuk janë më rivalë apo armiq, por afër njëri-tjetrit dhe se falë demokracisë kubanët do të mund të modelojnë më mire të ardhmen e tyre./ Përgatiti. E.N

2 komente në “Vizitë historike e Kerry-it, ringrihet mbi ambasadën në Kubë flamuri amerikan”

  1. ka thene fmn do piqen fiqt sivjet says:

    Feliz cumpleanos el comandante

  2. Tema says:

    Meritë ka presidenti obama dhe fidel castro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje