Përse amerikanët janë skeptikë me kadidaten për presidente, Hillary Clinton

14 Gusht 2015, 20:01Bota TEMA
Përse amerikanët janë skeptikë me kadidaten për

Cdo debat per zgjedhjet presidenciale sjell me vete edhe momente qartesimi. Gjate debatit televiziv me dhjete kandidatet me te rendesishem republikane, ra ne sy nje moment kur gazetaret i luten kandidatit Donad Trump te tregonte dicka mbi raportet me Hillary Clinton.
Trump ka qene financues i fushates se saj ne zgjedhjet presidenciale vite me pare dhe ne ceremonine e tij te marteses me modelen Melania Knauss senatorja e New York-ut Hillary Clinton ishte e ftuara e tij e nderit.
Isha i sigurte qe Hillary do te vinte ne ceremonine time te marteses, per faktin se ndjehej e detyruar, do te thoshte Trump pa fshehur nje fare triumfi ne kete pergjigje disi direkte.
„Une dhuroj dicka dhe dy a tre vjet me vone, nese kam nevoje per ata, shkurt i telefonoj dhe ata do te me gjenden ne cdo rast“, keshtu i pershkruan Trump raportet midis politikes dhe biznesit me te cilet i ben edhe lidhja me Clinton-et.
„Une i bera ftese per ceremonine time martesore dhe ajo erdhi. Nuk kishte rruge tjeter, une kisha shpenzuar shume per fushaten e saj.“

Ekzistojne foto te asaj ceremonie martese, ku mund te shihet cifti Trump-Knauss se bashku me Clinton-et.
Ka shume mundesi qe Hillary Clinton te kete patur nje neveri ndaj Donald Trump ,si nje burre me tendenca te forta antifeministe, por perzermesia tyre ne momentin e fotografimit ishte me te vertete perfekte. Nuk ka edhe ndonje te dhene te vecante qe ne ate ceremoni te kete patur ndonje perplasje midis tyre, kur dihet qe mikpritesi e ka perdorur pak si shpesh epitetin e te qenit „imorale“ .
Sic tregojne te gjitha gjasat „luften kunder grave“ republikanet e kane filluar ne kohet me te vona.

A thua se ajo ka qellimet super te perzermerta

Mund te thuash cdo gje per Hillary Clinton, por aftesine per te mbajtur afer njerezit qe i nevojiten e disponon me se miri. Vetem ne vitin 2013 ajo perfitoi 10 milione dollare ne konferenca dhe seminare. Per cdo dalje ne publik ajo perfiton mesatarisht rreth 225 mije dollare, qe per cdo grua, e cila perfaqeson sipas thenieve te saj „everyday american“, nuk eshte keq.

Paraja eshte nje teme kontante tek Clinton-et, teme e cila i lidh me biznesmenin e madh si ne rastin e Trump. „Clinton Cash“ quhet libri qe ka korrur shume sukses pikerisht ne kete fillim fushate, liber i cili nxjerr shume gjera te paditura me pare mbi familjen Clinton.
Ndryshimi i vetem midis Trump dhe Clinton eshte: Ndersa njeri e shpreh hapur krenarine si mbret i pasurive imobiliare, Clinton-et hiqen sikur per ata asgje nuk loz ndonje rol te vecante.

Nuk eshte detyra jone si gazetare te parashikojme rezultatet e zgjedhjeve. Per eshte me e rendesishme vezhgimi i tyre dhe jo prognoza mbi to. Po ne kete rast do te jem i gatshem per te vene nje bast: Nese nuk ndodh ndonje cudi hyjnore, Hillary Clinton edhe ne kete rast nuk do te kete asnje shans per te hyre ne Shtepine e Bardhe.
Arsyeja nuk eshte se ajo nxjerr te ardhura te majme, as se ka perreth hipokrite sot dh ne te ardhmen, ne kete pike amerikanet nuk duan t`ia dine shume, arsyeja e vetme eshte, se ajo duket sikur vepron e nisur vetem nga qellime super te perzermerta.

Dicka qe nuk shkon

Duhet te degjosh ate nese kerkon te mbetesh me gojehapur. Para disa javesh ne nje interviste te saj, asaj ju be nje pyetje, se perse ne krahasim me vitin 2008 kur kishte konkurrent Barak Obamen fliste me pka mbi temat e grave.
Pergjigja te jem i sinqerte duhet dhene ne anglisht, sepse nga perzierja e zhargoneve politike, psikologjike dhe bisedave keshillemarrese e bejne pergjigjen te paperkthyeshme: „There is an eagerness that I sense coming at me from people in my audience, in my conversations, to engage with me about that more than I felt in `08.“

Eshte nje kerkese qe me del ne menyre logjike: Cili njeri normal flet ne kete menyre?
Politika eshte nje pune e veshtire dhe ne rast se ajo kalon ne formen e te berit te nje ore terapie, atehere dicka ne kete mes nuk shkon.
Cdo fjali qe del nga gjuha e Clintoneve, tingellon sikur eshte studiuar dhe analizuar nga nje grup keshilltaresh qe jane zgjedhur vetem per t`iu pershtatur nje grupi te caktuar interesi per ate moment.
Problemi eshte fare i thjeshte: Zgjedhesit si rregull zgjedhin njerezit qe jane te perbere nga mishi dhe gjaku dhe jo automate togfjalezash, qe per cdo pergjigje dredhin gjuhen se si te evitojne ne menyren me maksimale te munshme, qe theniet e tyre mos te atakojne dhe as stigmatizojne asnje individ te vetem a grup shoqeror.

Politika eshte sa intigruese aq edhe terheqese

Ne fund te korrikut Clinton ishte ne New Hampshire. Ne nje takim me zgjedhesit ajo u lut te jepte nje pergjigje me „Po“ ose „Jo“ ndaj pyetjes, se nese ajo do ta mbeshteste planin per ndertimin e gazsjellesit Keystone XL. Nese ka nje projekt me te urryer nga aktivistet ambientaliste ne USA eshte ky i fundit, projekt me ane te te cilit behet i mundur transportimi me i shpejte i naftes dhe gazit nga fushat e Kanadase per ne Texas. Clinton ne te njejten kohe kishte dale me programe per energji te rinovueshme si pike qendrore ne fushaten e saj.

Dhe pergjigja e saj per zgjedhesit ndaj ketij problemi madhor pe ta ishte:
„Ky eshte nje vendim qe i perket Presidentit Obama, per te cilen une nuk mund te marr qendrim. Nese me bie mua barra qe ne te ardhmen te marre nje vendim, nese ai nuk do te jete marre nga paraardhesi im, atehere une do ti pergjigjem pyetjes tuaj.“

57% te amerikaneve jane te mendimit qe Hillary Clinton gezon pak besueshmeri.
Pothuaj gjysma e votuesve jane skeptike se ajo do te merret me problemet qe vertete shqetesojne amerikanin e thjeshte. Kjo eshte ajo qe e ben politiken sa intriguese aq dhe terheqese.
Ndonjehere eshte me mire qe te injorosh te gjitha keshillat e specialisteve te fushates per te qene autentik para zgjedhesve dhe qe ato qe thua te merren vertete seriozisht.
Trump mund te jete nje chauvinist i eger, mund te jete edhe nje antifeminist, por te pakten para njerezve eshte ai qe eshte, origjinal dhe i vertete.

Pergatiti: A.Stefi

2 komente në “Përse amerikanët janë skeptikë me kadidaten për presidente, Hillary Clinton”

  1. sali kari says:

    Hilari duhet te konsultohet me Gens Shtazimirin , Leonard Ollin , Eduard Halimen , me Argiten dhe Sadijen, Fahri Balliun , dhe Mhill Fufin

    1. UCK says:

      Ke harruar te shtosh Josefina Topallin qe populli I ma vene nofkat:Zhelefina e Topallica.
      Por,te ben pershtypje fakti qe eshte zgjedhjet nje artikull antiklinton per tu sjelle ne faqet e gazetes se Meros, per publikun shqiptar.
      A thua te jete vetem shija gazetareske e A.Stefes kjo, apo linje dhe porosi redaksinale.
      Me se pari, duhet vene ne dukje se nuk eshte fare e vertete qe Amerikanet nuk e pelqejne Hillary Clinton. Ajo kryeson ne te gjitha sondazhet e bera deri tani, jo vetem ndermjet kanditve demokrate, por edhe e krahasuar me te gjithe 16-17 kandidatet republikane te ketyre parazgjedhjeve te 2016-es.
      Se dyti, nuk eshte serioze per Shqiperine dhe sbtypin e saj te implikohet ne parapelqimet e kandidateve presidenciale ne USA dhe per me teper, te mashtroje opinionin shqiptare duke manipuluar sondazhet.
      Se treti, madje me kryesorja, shqiptaret dhe per pasoje edhe mediat e tyre, i detyrohen Klintonve nderhyrje e shekulli ne Kosove, ne krah te ceshtjes shqiptare, nderhyrje e paprecedent, qofte edhe nga Amerika, ne dobi te nje kombi, per arsye humanitare dhe drejtesie historike, jo si nje aksion i vogel ushtarak taktik me efekte vetem lokale, por si nje nderhyrje strategjike me efekte ne politiken globale dhe qe rrjeshtoi ne anen e shqiptareve Naton, aleancen me te madhe ushtrake te kohes.
      Dhe del nje bibe, nje fare A.Stefa, dhe ben propogande si punonjese e FOX-it, duke mashtruar qe ne titullin e shkrimit:Pse amerikanet na qenkesheshin skeptike me Hillari Klintonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje