Merkel: S’mund t’i japim azil kujtdo që beson se në Gjermani ka shans për punësim

17 Gusht 2015, 09:13Bota TEMA

Kancelarja Angela Merkel, gjatë një interviste të dhënë për ZDF, ka folur për azilantët e shumtë që kanë mësyrë Gjermaninë muajt e fundit.

Ajo thotë se nuk mund të jepet azil, thjesht se në Gjermani ka shans për punësim.

Nuk mund ti japim azil çdo kujt që beson se këtu ka një shans për punësim.

Ankthi i ekonomisë nuk është arsye për azil”, tha ajo.

Vendet e Ballkanit duhet të bashkohen në BE, nuk ka persekutim politik.

Askush nuk duhet të krijojë shpresa të kota, në të kundërt nuk mund të ndihmojë ata që kanë më shumë nevojë”, vijoi ajo.

Merkel tha se “duhet të kemi një klasifikim të përbashkët të vendeve të sigurta të origjinës”.

Kjo, pasi në Gjermani ka debate nëse Bosnja dhe Hercevogina, Serbia dhe Shqipëria duhet të klasifikohen si vende të tilla.

 

2 komente në “Merkel: S’mund t’i japim azil kujtdo që beson se në Gjermani ka shans për punësim”

  1. Tema says:

    Problemi azilit si greqia për botën

  2. unë says:

    e si mund ti deboni ne vende qe ju i konsideroni si “vende jo te sigurta origjine”?! C’po ndodh me konventat nderkombetare qe i mbrojne keta njerez?! Ju po veproni me dy standarde dhe duhet te demshperbleni cdo te kthyer per mos respektim te konventave nderkombetare ose me saktesisht konventes se te drejtave themelore te njeriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje