Pas shperthimit te ndodhur ne qytetin port te Tianxhinit, ne Kine ende vazhdon gjendja e rende.
Autoritetet kineze kane urdheruar evakuimin e banoreve ne zone nje nje rreze deri ne 3 kilometra pas zbulimit te cianidit te natriumit dhe nitratit te kaliumit ne vendin e shperthimit.
Evakuimi erdhi pas ndryshimit te dukshem te drejtimit te eres dhe konfirmimit nga ana e plocise per pranine e gazrave kontaminues çka shtoi friken per nje rrezik te mundshem shperthimi.
Deri tani 85 persona jane raportuar te vdekur si pasoje e shperthimeve gjigande ne qytetin port te Tianxhinit te merkuren.
I vetmi i mbijetuar është një 19-vjeçar nga forcat zjarrfikëse, që sipas raporteve të policisë ka shpëtuar për mrekulli duke pasur parasysh që ndodhej vetem 20 metra larg epiqendrës së shpërthimit.