Goslar, qyteti gjerman që kërkon emigrantë

16 Gusht 2015, 18:39Bota TEMA

Ndërsa vendet europiane po përpiqen te reduktojnë numrin e azilkërkuesve, kryebashkiaku i një qyteti ne Gjermaninë qendrore, del kundër rrymës.

Oliver Junk, qytetari i pare i Goslarit, këmbëngul se emigracioni është mënyra me e mire për te ringritur qytetin, popullsia e te cilit po tkurret me shpejtësi.

Qyteti pavarësisht turisteve qe preferojnë arkitekturën e tij, mundësinë per te bere ski, apo ecjen me biçiklete, po has probleme te mëdha. Ai prej vitesh përfshihet nder zonat me nivelin me te ulet te lindjeve dhe ne krize demografike.

Qyteti dikur me 50 mije banore po humb çdo vit 2 mije banore dhe nje pjese e mire e ndërtesave jane te zbrazëta. Oliver Junk është i vendosur qe ky trend te ndryshoje.

Me mesazhin e tij për te pritur me shume emigrante ne qytet, pasi ata nuk mjaftojnë, ai ka shkaktuar debate ne Gjermani. Juristi 39 vjeçar nga kristiandemokratet e Merkelit këmbëngul se fluksi i emigranteve është gjeja me e mire qe mund t’i ndodhe një qyteti, popullsia e te cilit po zvogëlohet.

“Ne kemi shtëpi bosh dhe ne vend qe ti leme te shkatërrohen, mund t’ua japim emigranteve. Ata mund te gjejnë pune dhe qyteti do te ketë te ardhme”, thotë Junk.

Ai ka dale kundër vendimit se refugjatet duhet te ndahen sipas popullsisë se qyteteve, pasi ne qytetet e mëdha nuk gjenden shtëpi, por ne Goslar ato nuk mungojnë.

Megjithatë, thirrja e Junk deri tani ka rene ne vesh te shurdhet.

2 komente në “Goslar, qyteti gjerman që kërkon emigrantë”

  1. Mazllemi says:

    Ketij tipit le ti marrin e ti çojne nja 10 mije refugjate ,por do jet po ky qe mbas nje muaji do thote qe i desha por i kam dashur familjare dhe te pakten te kene mbaruar universitetin ne vendin e tyre.Te gjithe ne nje hale dhjesin keta, fjalet e bukura i merr era

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje