Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar mbrëmë se kanë filluar ushtrimet ajrore ushtarake në europë, së bashku me aleatët.
Këto ushtrime janë më të mëdhat në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, dhe janë një sinjal për Rusinë, pas luftës së saj në Ukrainë.
Afro 5 mijë ushtarë nga 11 vende aleate të NATO-s po marrin pjesë në “operacionet shumëkombëshe simultane ajrore” në Gjermani, Itali, Bullgari dhe Rumani, ka njoftuar nëpërmjet një deklarate ushtria e Shteteve të Bashkuara.
Ushtrimi Swift Response 15 (Përgjigjja e Shpejtë 15) është “ngjarja stërvitore më e madhe aleate në kontinent prej përfundimit të Luftës së Ftohtë”, thuhet në deklaratën e ushtrisë amerikane në Grafenëohr, në pjesën jugore të Gjermanisë, raporton AFP nga Brukseli.
NATO-ja, e përbërë nga 28 shtete anëtare, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, javën e kaluar ka mbrojtur numrin e ushtrimeve ushtarake që ka mbajtur si përgjigjje ndaj “agresionit në rritje të Rusisë” dhe i ka hedhur poshtë sugjerimet se ato po ndihmojnë shtimin e gjasave për luftë në Evropë.
Cdo njeri ne bote lind dhe vdes i kercenuar. Kush e mendon dhe si e mendon qe nje njeri te lidi dhe te vdesi i pa kercenuar nga tjetri?
Amerika nuk ekziston
edhe pse merr fryme ka vdekur
I tregojne dhembet dentistit
Tani qe notos ju bashkua dhe shqiperia nuk pyet per asnje.
Embani ment paraden e forcave te armatosura te haxhi qamil berishes? Madheshtore. U trembcrusi kur i pa. Edhe kina.
rusia eshte shteti i vdekur e i pa varrosur
Une nuk shof dhembe dhe as dhemballe. Une shikoj nje show cirku.
Leo …nga cili planet shkruan ? Rusia shtet i vdekur ?….ha ha ha ha .
Serbia dhe bielorusia i tregojn dhëmbët presevo-s
E forte kjo e dentistit